Ftesë për bashkëpunim vëllazrorë

F T E S Ë PËR BASHKËPUNIM VËLLAZRORË

Hamdi-adhurimi i takon vetëm All-llahut të Lartësuar, ndërsa selamet dhe selavatet e shumta ia dërgojmë pejgamberit tonë të dashur Muhamedit, (s.a.v.s)

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit,  Mëshirëbërësit, i ftojmë  bashkëkombasit tanë anë e kandë rruzullit tokësorë, që e njohin dhe  adhurojnë Krijuesin e Vetëm,  All-llahun e Lartëmadhëruar, Zotin e njerëzëve, Sunduesin e njerëzëve, të Adhuruarin e njerëzëve dhe Furnizuesin e të gjitha krijesave, për bashkëpunum vëllazëror, për të krijuar degët e shoqatës bëmirëvse ” Japim për Zotin”  në të gjitha vendet  ku jetojnë dhe punojnë  shqiptarë të besimit islam.

Të nderuar vëllazër nga gjaku dhe feja, i Madhi Zot na detyron jo vetëm ta njohim dhe ta adhurojmë ashtu siç Ai dëshëron,  por edhe të bëjmë punë e vepra të mira. Kështu pra,  në këtë Shoqatë e gjetiu  kemi mundësi për të bërë punë e vepra të mira, me qëllimin e vetëm për ta fituar mëshiren e All-llahut të Lartëmadhëruar dhe  për të qenë të suksesshëm në këtë botë dhe në botën tjetër.  

Të interesuarit të cilët janë të bindur se me ndihmën e All-llahut, Zotit Fuqiplotë  do të arrijnë t’i formojnë degët e Shoqatës duhet të na shkruajnë në këtë adresë:  japimperzotin@gmail.com

Paqa mëshira dhe shpëtimi i All-llahut të Gjithëdijshëm  qofshim mbi të gjithë ata besimtarë që i formojnë degët e shoqatës bëmirëse ”Japim për Zotin ” dhe punojnë për forcimin dhe rritjen e saj.