FTESË PËR BASHKIMIN E DIJES DHE MUNDIT TONË PËR REALIZIMIN E NJË PROJEKTI TË RËNDËSISHËM ...

 

BISMIL-LAHIR-RAHMANER-RAHIM

''Ndihmohuni mes veti me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e në armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë  All-llahu është ndëshkues i fortë.'' (Suretu el Maide: 2)

'' Bëni punë të mira (të dobishme)  se do ta gjeni shpëtimin'' ( El-Haxh: 77)  

Hamdi-adhurimi i takon vetëm All-llahut të Lartësuar, ndërsa selamet dhe selavatet e shumta ia dërgojmë pejgamberit tonë të dashur Muhamedit,( s.a.v.s.) paqa, mëshira dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të, familjen e tij të  ndershme, mbi as-habët dhe të gjithë ata besimtarë që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

 Për hirë të All-llahut të Lartësuar,  i ftojmë besimtarët e sinqertë dhe  robët e  devotshëm të All-llahut të Lartësuar:

 Që i udhëheqin shoqatat bëmirëse dhe kulturore në baza islamo-kombtare në Shqipëri, Kosovë, Mqedoni e në Viset tjera shqiptare;

          Që i udhëheqin dhe i administratojnë  Web faqet Islame në Internet;

 Imamët e xhamiave dhe studjuesit (mësuesit) e fesë Islame që jetojnë dhe punojnë në hapsirën tonë kombtare dhe në diasporë, dhe 

 Donatorër zemërgjërë dhe bujarë, për bashkëpunim vëllazëror;  me qëllim që veprimtaria  jonë individuale dhe ajo e përbashkët në shërbim të Islamit, popullit dhe njerëzëve që kanë nevojë për ndihmë, të jetë sa më cilësore,  më e gjërë dhe më e suksesshme.

         Të dashur vëllezër nga feja dhe gjaku, jemi të vetëdijshëm se në saje të punës së pakursyer të besimtarëve të sinqertë të All-llahut të Lartësuar, janë arrijtur suksese të lakmueshme në ringjalljen dhe mëkëmbjen  e Islamit.  Por nuk duhet të vetëknaqemi me këto suksese fillestare, sepse ende jemi shumë largë për të realizuar minuimumin e asaj që na ka detyruar  Zoti i botërave, i Cili në suren ''El Asr'' na obligon:

 ''...Ta besojmë All-llahun, të bëjmë vepra të mira, ta porositim njëri tjetrin t'i përmbahemi të vërtetës dhe  ta  këshillojmë njëri tjetrin të jemi të durueshëm''.

Jemi të bindur vëllezër dhe bashkëkombas të nderuar se për të arrijtur këtë minimum jemi të detyruar për të  përdorë edhe mjete tjera, përpos këtyre që jemi duke i përdorë, që kanë ndikim të gjërë në të gjitha shtresat e popullsisë, veçmas në rininë tonë, të cilës po i mohohet e drejta e mësim-besimin nepër shkolla fillore dhe ato të mesmet, edhe pse moshatarët e tyre në Europen Perendimore i gëzojnë ato të drejta. Siç duket komunistët dhe ateistët edhe mëtutje do të kanë hapsirë veprimi në gjithë hapsirën tonë kombëtare.

 Siç dihet  TV-ja është mjeti më me ndikim, me anën e të cilit puna  jonë do të jetë shumë më e suksesshme. Mu për atë ne propozojmë t'i bashkojmë resurset tona profesionale,  intelektuale, finansiare dhe përvojën tonë organizative,  për ta pasur sa më parë një program televiziv ditorë në Internet, e më vonë edhe në rrjetin satelitorë dhe atë kabllovik.

Jemi të bindur të nderuar bashkëkombas se projektin e TV-së në Internet  do ta realizojmë shpejtë dhe  me plotë sukses,  po qe se punët që i kryejmë i bëjmë  vetëm për hirë të Zotit Fuqiplotë,  pa pasur qëllime të dukjes dhe  famës personale, por qëllimi i vetëm do të  jetë që All-llahu i Lartësuar të jetë i kënaqur me ne dhe me punët tona.

 Duke ditur se kjo kërkesë nuk është vetëm e jona, por është kërkesë edhe e shumë personave dhe personaliteteve të shquar,  që merren me studjimin e fesë dhe të trashigimisë tonë kombëtare,  pamë të nevojshme që kërkesat e tyre dhe tonat t'i vejmë në letër, për të komunikuar më lehtë, më shpejtë dhe më mirë në mes njëri tjetrit për këtë çështje.  Prandaj  presim  propozime konkrete prej subjekteve dhe individve të lartëshënuar në këtë adresë: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Më në fund ju përshëndesim të nderuar vëllazër me përshëndetjen më të mirë që na ka urdhëruar i Madhi Zot: Paqa, mëshira, dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi ju dhe të dashurit e juaj.

Le Locle, 27. Muharrem, 1430    

24 Janar,. 2009

Në emër të Kryesisë së Shoqataës bëmirëse ''Japim për Zotin'', Shefqet Jashari-Strofci, rob i All-llahut, Zotit  Fuqiplotë

Qabja drejtperdrejt

Radio-pendimi-logo

Radio-pendimi-logo