PËR HIRË TË ZOTIT FUQIPLOTË

 

SHPALLET AKSION I KËSAJ VERE

 

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

''Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut, është si i një kokrre që i mbin shtatë kallinj, në secilën kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumfishon( shpërblimin) atij që dëshëron, All-llahu është Bujar i madh, i di qëllimet.'' ( Kur'an, 2: 261)

''Unë dhe përkujdesësi i bonjakut( jetimit)  kështu(afër) do të jemi në Xhenet.'' Pejgamberi s.a.v.s.bëri shenjë me gishtin tregues dhe gishtin e mesëm dhe i ndau në mes veti. ( Hadis sahih)

'' Secilën ditë kur zgjohen njerëzit, zbresin dy melek, prej të cilëve njëri thotë: '' O Zoti ynë, kompenzoja ati që jep'', kurse tjetri thotë: '' O Zoti ynë, shkatrroja pasurinë atij që nuk jep!'' ( Hadis sahih)

''Kush nuk i mëshiron njerëzit, atë nuk e mëshiron All-llahu.'' ( Hadis i vërtet)

As-habët  bëjnë pyetje: '' O i dërguar i All-llahut, cila sadaka e ka shpërblimin më të madh?'' Ai tha: '' Të japësh sadaka kur të jesh i shëndoshë e koprrac, kur frikësohesh nga varfëria  dhe dëshëron pasurinë. Mos e vono këtë gjerë kur të vjen shpirti në fyt, e atëherë të thuash: '' Jepjani këtë atij dhe këtë këtij -e kjo qysh më herët veç ka qenë e tij.''( Hadis sahih)

Hamdi-adhurimi i takon vetëm All-llahut të Lartësuar, e kurrsesi krijesave të Tij, ndërsa selamet dhe selavatet e përditshme ia dërgojmë pejgamberit të fundit, Muhamedit ( s.a.v.s).

Të nderuar bashkëkombas, të dashur anëtarë të Shoqatës, të respektuar besimtarë të sinqertë të All-llahut të Lartësuar. Ju ftojmë të ndani nga të mirat materjale që ua fali Zoti Fuqiplotë  aq sa ju kushton zemra dhe aq sa keni mundësi, për realizimin e ca projekteve që i ka planifikuar Shoqata për t'i realizuar  gjatë kësaj vere.

 

NË SE DON ALL-LLAHU ( INSHALL-LLAH) SHOQATA DO T'I REALIZOJ KËTO PROJEKTE:

 

1). Ndërtimin e tri shtëpiave për tri familje që jetojnë në kushte të papërshtatshme për banim dhe kanë një gjendje të mjeruar sociale.

Kryesia disponon me listen e familjeve ( që rrisin jetimë, familje invalidësh dhe skamnorësh)  që i plotësojnë kushtet për ndërtimin e shtëpiave. Por në pamundësi të parashikimit se sa mjete  finansiare do të tubohen nga donatorë zemërgjërë dhe bujarë, nuk mund t'i publikojmë emrat e tri familjeve që janë caktuar t'u zgjedhet problemi i banimit.  Kryesia planifikon se në fund të qershorit do t'i  bëj publike të dhënat e plota për mjetet e tubuara dhe për familjet e caktuara që do t'i gëzojnë ato ndihma.

 

2). Të jemi pjesmarës në grumbullimin e mjeteve finansiare për shërimin e zonjushes Z.G. nga komuna e Pejes që ka nevojë urgjente për një operacion kirurgjik jashta vendit.

Zonjusha Z.G.me anën e një letre na shpjegon për gjendjen e saj shëndetësore dhe finansiare. Sa ishte fëmijë Z.G.mjekët  kanë konstatuar se ka lindur me të meta fizike në dy kukat, nuk i ka pasur të zhvilluara sa duhet.  ,( Diagnoza: Dg.Coxarthrosis gravis bill.status post op.propter L.C.C bill.a.a. XXXVII  Abreviatio extremitas inferior tat.sin.a 4 cm)  Kështu që ajo sa ishte në moshen e re i është nënshtruar tri operacioneve dhe deri në fillim të lufes ka qenë e punësuar dhe nuk ka pasur probleme të mdha shëndetsore.

Ajo thot se   ''... qysh nga viti 2000 gjendja ime filloi të keqësohet, por edhe pse isha e lodhur, nuk jam ndalur, kam punuar për  egzisencë, por asnjëher nuk kam pasur mundësi të kursej nga rroga që mirja për shërimin tim. Kam punuar deri në vitin 2005 dhe prej këtij viti nuk punoj sepse ma nuk kisha forcë dhe shëndeti im nuk përballonte ta kryej ndonjë punë. Tash nuk mund të eci as 10 m. në këmb. Kam dhimbje të forta tani edhe në kurrizore, sepse krejt trupi më peshon në anën e majtë. Sipas mjekve smundja ime shërohet por fatkeqësishtë kushton shumë shtrenjt. E falenderoj Zotin që më ka ndihmuar të mendoj pozitivisht. E dua jetën dhe botën që më rrethon. Jetoj me ndjenja pozitive dhe me shpresë se i Madhi Zotë do të më gjejë një zgjidhje për shërimin tim nepërmjet njerëzëve shpirtmirë dhe bujarë. Familja dhe rrethi im familjarë nuk kanë mundësi të më ndihmojnë sepse si  80% e familjeve të Kosovës punohet sa për të egzistuar. Kam qenë edhe nepër shoqata të ndryshme humanitare në Kosovë, por përgjigja e tyre ka qenë negative nga shkaku se nuk kan fonde.'' Më në fund zonjusha Z.G. zotohet se pasi të shërohet  ''...do të punojë me përkushtim për të ju dal në ndihmë njerëzëve që kanë nevojë për ndihmë vëllazërore''.

Z.G. na e ka dërguar edhe një dokument nga një klinikë e Austrisë e cila për të fituar të drejten të shtrihet në spital dhe të mari vizë turistike duhet t'i deponojë 4.701.00 Euro, në një bankë të Austrisë. Kjo shumë është llogaritur për një qëndrim prej 10 ditësh në spital. Se sa do të kushtojë operacioni dhe protezat Klinika nuk i ka shënuar në atë dokument.

Për hirë të Zotit i ftojmë mjekët shqiptarë që punojnë në klinikat dhe spitalet e Evropes Perendimore dhe më gjërë, që në bashkëpunim me njëri tjetrin t'ia mundësojnë operacionin dhe shërimin në ndonjë klinikë apo spital ku ata punojnë me një çmim të arsyeshëm. Shpresojmë se edhe anëtarët e Shoqatës dhe bashkëkombasit tanë kudo që gjenden  jashta Atdheut ( që njoftohen për këtë rastë urgjent)  do të kontribojnë me të holla për t'i  paguar shërbimet mjeksore që janë të domosdoshme për shërimin e zonjushes Z.G. Të gjithë bashkëkombasit tanë që kanë mundësi të kontribojnë në shërimin e zonjushes të na kontaktojnë me Email në adresë të Shoqatës. Me kërkesen e tyre do t'u  japim adresen e banimit, emailin dhe numrin e telefonit të saj   po qe se janë në gjendje t'i ndihmojnë personalisht.  Zoti i Plotfuqishëm është Ai që më së miri do t'i shpërblejë të gjithë ata që kontribojnë në shërimin e zonjushes Z.G.

PS. Donatorët zemërgjërë të cilët dëshërojnë ta ndihmojnë zonjushën nepërmjet kontos së Shoqatës janë të detyruar të shënojnë se tëhollat i japin : Për shërimin e Z:G.

 

3). T'i sigurohet një bursë studentit të devotshëm B.M. të vititit të katërt të Fakultetit të mjeksisë në Prishtinë, i cili ka mbetur pa përkrahje familjare dhe pa përkrahje institicionale.

Studenti i vitit të katërt i Fakultetit të Mjeksisë zotëri B.M. deri para dy mujve banonte në një shtëpi të një bashkëkombasi që punonte dhe jetonte jashta Kosovës. Bashkëkombasi ka vendosur të kthehet për të jetuar apo për ta lëshuar me qira shtëpinë dhe studenti është i detyruar të gjejë një  zgjedhje tjetër për banim. Tash për tash me gjithë bashkëshorten është pa streh mbi kokë.

Ftohen bashkëkombasit tanë që jetojnë dhe punojnë jashta Atdheut, ta ndihmojnë këtë student me mundësitë që i kanë. Duke ditur se shumë bashkëkombas tanë që punojnë jashta Kosovës kanë shtëpia dhe banesa në Prishtinë dhe rrethinë dhe askush nuk banon në to, do të ishte një zgjedhje e mirë për studentin po qe se ndokush prej tyre, t'ia japi një pjesë të shtëpisë-banesës për banim pa pagesë për një kohë të caktuar. Shoqata  garantoj se studenti do të kujdeset për mirëmbajtjen e  shtëpisë-baneses sikur të ishte e vetja.

Po ashtu për hirë të Zotit i ftojmë dashamirët e dijes dhe të arsimimit ( një, dy apo tre vetë së bashku) t'ia sigurojnë një bursë së paku njëvjeçare këtij të riu që ka talent, vullnet dhe zotësi për t'i  kryer  me kohë studjimet.

Ata që dëshërojnë t'i ndihmojnë studentit  të na shkruajnë në adresë të Shoqatës( Email). Ne do t'u japim shënimet e nevojshme për të komunikuar drejtpërdrejt me të.

All-llahu i Lartësuar ua shtoftë bereqetin dhe i bëftë të suksesshëm dhe të luntur në këtë botë dhe në Botën tjetër donatorët zemërgjërë dhe bujarë, që ua shtrijnë dorën e ndihmës bashkëkombasëve të tyre që kanë nevojë për ndihmë vëllazërore.

 

Le Locle 22.04.09          Kryesia e shoqatës bëmirëse ''Japim për Zotin''

Qabja drejtperdrejt

Radio-pendimi-logo

Radio-pendimi-logo