LETER E HAPUR (E DYTË) DËRGUAR IMAMËVE, KRYESIVE DHE XHEMATIT TË XHAMIAVE NË DIASPORË

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

1Pasha Kohën! 2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. 3 Me prijashtim të atyre që besuan,që bënë vepra të mira, që porositën njëri- tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm. (Suretu El-Asr)

''Kush nga ju sheh një të keqe-le ta ndryshoj me dorën e tij, e nëse nuk mundet ta bëj këtë-atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet ta bëjë edhe këtë- atëhere me zemren e tij, porse ky është imani më i dobtë.'' ''Besimtarët në marrëdhëniet mes tyre, në mëshirë, dashuri e miqësi janë si një trup, e nëse sëmuhet një organ edhe pjesët tjera të  trupit shqetësohen dhe mbarë organizmi vuan nga dhembjet, pagjumësia dhe ngritja e temperaturës.'' ( Hadise të sakta)

Hamdi-adhurimi i takon vetëm All-llahut të Lartësuar, ndërsa selamet dhe salavatet e shumta ia dërgojmë Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit, paqa dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të. 

 I nderuar Imam, i nderuari Kryetar, e nderuara Kryesi e xhamisë ,

Shoqata bëmirëse '' Japim për Zotin'' është në përpjekje për realizimin e një projekti që është tejet i rëndësishëm për ruajtjen e qenies tonë fetare dhe kombtare këtu në diasporë, por do të ndihmonte edhe në forcimin e Islamit  në gjithë hapsirën tonë kombtare. Siç e dini televizioni tek ne shqiptarët në kohën e fundit po luan rol tejet negativ,  duke futur në shumë familje shqiptaro-muslimane moden e njerëzëve të shfrenuar dhe edukaten e rrugës, ndërsa  vlerat tona pozitive fetare dhe kombëtare të  mbështetura në Kuranin Famëlartë dhe në Synetin e Profetit tonë të dashur Muhamedit (s a.v s)  po çvlersohen  dhe dobësohen me të madhe. Ne si muslimanë që po bëjmë përpjekje të jemi të devotshëm, por dhe si shqiptarë të respektuar e të drejtë, nuk guxojmë të jemi të painteresuar ( indifirentë) më këtë sëmuarje që e ka kapluar popullin tonë dhe shumë familje shqiptare. Duhe të jemi të vetëdijshëm se armiqtë e All-llahut po na luftojnë me mjete dhe forma të ndryshme. Sidomos i rrezikshëm është bërë përcjellja e programit televiziv në gjuhen shqipe nga fëmijët dhe  të rinjëttanë.  Sa më parë dhe  sa më shpejtë jemi të detyruar ta luftojmë këtë  sëmuarje që po hynë me të madhe në familjet shqiptare, mjerishtë edhe në shumë  familje ku praktikohet Islami. Shoqata bëmirëse '' Japim për Zotin'' e ka përgaditur një projekt që parasheh ndërtimin e një Qendre televizive  në Zvicër që do të kyqet në Internet. Do të ketë  programe të rregullta ditore nga aktiviteti i Qendrave Islamike dhe kulturore në diasporë. Do të flitet për punën që bëjnë imamët, kryesitë, mësuesit e gjuhës shqipe dhe gurbatçarët  në ruajtjen dhe forcimin e vëlerave tona fetare dhe kombëtare në diasporë. Faza e dytë e projektit do të përfshinte veprimtarinë e institicioneve të ndryshme dhe  njerëzëve të devotshëm që veprojnë në të gjitha viset tona etnike. Këtë punë do ta përcjellin Qendrat e posaqme që do të ndërtohen në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Kosovën Lindore,  në Mal të Zi, e gjetiu. Ndërsa faza e tretë,  kuptohet me punën tonë por me mëshirëm dhe ndihmën e All-llahut të Lartësuar  do ta kemi TV-në Islame-gjithkombëtare  në satelit.  Po qe se mësuesit tanë të fesë ( hoxhallarët), kryetarët dhe  kryesitë e xhamiave; veprimtarët e dalluar të diasporës, afaristët dhe pasanikët bujarë   nuk e përkrahin dhe nuk e ndihmojnë konkretisht me të gjitha mënyrat këtë projekt, projekti nuk mund të realizohet siç është paraparë. Dëmet dhe pasojat do të jenë shumë të mdha për ne të gjithve. Por vaj halli për ne kur të dalemi para All-llahut të Lartësuar në Ditën e Gjykimit. Me çka do ta arsyetojmë mospunën tonë në këtë projekt e në shumë punë e vepra tjera që na detyron Kurani Famëlartë dhe Syneti i Pejgamberit tonë Muhamedit(s a.v s.) kur  të dalim para All-llahut në Ditën e Gjykimit, i Cili do të na pyet se çka bëmë  për fenë tonë, çka punuam dhe vepruam për hirë të All-llahut të Lartësuar? Po ua dërgojmë Projekt-statutin dhe projekt-programin për ta lexuar dhe për të dhënë vërejtje të argumentuara që në takimin që do ta organizojmë së bashku,  të jemi të bashkuar në qëllime( njete)  dhe veprime të përbashkta. I Madhi Zot na ndihmoftë të jmi të suksesshëm në këtë botë dhe në botën tjetër! Dalshim faqebardhë në Ditën e Gjykimit para Gjykatsit të Vetëm dhe Suprem, All-llahut të Lartësuar, Gjykimi i të Cilit është i drejtë kur i denon dhe kur i falë robërit e tij të devotshëm dhe rrebelë! Paqa mëshira dhe bekimi i All-llahut të Lartësuar qofshin mbi të gjithë ata besimtarë që punojnë me mundësitë dhe aftësitë që i kanë në realizimin e këtij projekti vetëm për hirë të  All-llahut të Lartësuar,  që Ai I Gjithëdijshmi dhe I Gjithëmëshirshëmi të jetë i kënaqur me ta dhe me punën e tyre.

Le Locle 30. 06. 08.            Rob i All-llahut, Zotit Fuqiplotë, Shefqet Jashari-Strofci

Qabja drejtperdrejt

Radio-pendimi-logo

Radio-pendimi-logo