Emiri dhe Kameleoni

Emiri dhe Kameleoni


Një ditë, kur kishin dalë ekskursion me shkollën, Emiri u largua nga shokët dhe filloi të sillej vërdallë nëpër pemë. Ai qëndroi për pak i përkulur mbi një pemë për të pushuar, kur, papritur , një zë erdhi nga toka.
-“Tungjatjeta Emir!” -tha zëri. -“A je i lodhur?”
Emiri nuk mund t’u besonte veshëve. Kur vështroi me vëmendje andej nga i erdhi zëri, ai shqoi një krijesë që ishte nga ngjyra thuajse i njëjtë me mjedisin përreth dhe ai e kishte të vështirë ta kuptonte çfarë ishte ai që po i fliste.
-“Kush je ti?” -e pyeti ai. -“Mezi të dallova. Ngjyra jote është e njëjtë e ngjyrën e vendit ku je ulur!”
-“Unë jam Kameleoni,” -tha krijesa, e cila i ngjante më tepër një hardhuce. “Unë e ndryshoj ngjyrën e trupit tim sipas vendit ku rri, për t’u mbrojtur nga rreziqet.”
-“Po si e bën këtë gjë të mrekullueshme?” -e pyeti Emiri i etur për të mësuar.
-“Më ler të të shpjegoj,” -tha shoku i tij. -“Në lëkurë unë kam një lëndë të veçantë ngjyruese të quajtur “kromatoforë”. Kjo më ndihmon ta ndryshoj ngjyrën për t’u bërë njëlloj si mjedisi ku jetoj. Ndryshimi i ngjyrës ndodh për shkak të shpërndarjes dhe grumbullimit të lëndëve dhe pigmenteve të ndryshme në sistemin nervor. Kështu, ndonëse unë lëviz shumë ngadalë, mund të jetoj i sigurt dhe pa u vënë re kudo që të jem. S’ka dyshim se, kjo veçori më është dhënë nga Zoti ynë i Gjithfuqishëm, i Cili na furnizon me gjithçka që kemi nevojë.”
Emiri nuk e kuptoi mirë atë që i shpjegoi Kameleoni dhe iu lut edhe një herë t’ia shpjegonte se si e ndryshonte ngjyrën.
Pasi mori frymë thellë, ai tundi kokën dhe vazhdoi të flasë: “Kur ulem në një degë me gjethe në dritën e diellit, unë shndërrohem në të gjelbër me njolla të zeza dhe kafe, si hijet e degëve të pemës rreth meje. Kur është errësirë, unë kthehem plotësisht në të zi. Unë mund t’i kryej këto ndryshime brenda 15 minutave. Ndërsa kur ngacmohem, unë nxjerr njolla portokalli të errët dhe të kuqe, si paralajmërim për  kafshët e tjera.”
-“Kjo është me të vërtetë e pabesueshme!” -brohoriti Emiri. “Dua të di çfarë ke ti tjetër të veçantë?”
Shoku i tij buzëqeshi i gëzuar dhe ia ktheu: -“Sytë e mi lëvizin të pavarur njëri nga tjetri. Unë mund të shoh prapa dhe poshtë. Pa dyshim që unë nuk do të kisha pasur asnjërën nga këto cilësi, nëse Allahu nuk do të kishte dashur. Ai më krijoi mua dhe më dha gjithçka që më duhet për të mbijetuar.”
Emiri e vështroi edhe më nga afër dhe shtoi: -“Është shumë e vështirë t’i dallosh sytë e tu.”
-“Për të mos tërhequr vëmendjen e armiqve, Allahu i mbuloi ata me luspa. Kështu ata duken si pjesa tjetër e kokës. Siç mund ta vesh re, kur më krijoi Allahu, më dha formë në mënyrën më të mirë për t’i bërë ballë çdo gjëje që mund të më ndodhë.
-“Nga ky çast,” -tha Emiri, -“do të vështroj me kujdes gjithcka që më rrethon dhe nuk do të harroj t’i lutem Zotit tonë të Madhërishëm dhe të Gjithfuqishëm kur t’i shoh në natyrë provat e qenies së Tij. Faleminderit shumë.”
-“Mirupafshim, Emir!” -tha kameleoni duke u kthyer atje ku ishte.