Esedi dhe Fluturat Shumëngjyrëshe

Esedi dhe Fluturat Shumëngjyrëshe

Në fundjavë, Esedi shkoi tek gjyshi i tij. Dy ditët kaluan shpejt dhe para se ta   kuptonte këtë, babai erdhi ta merrte me makinë. Pasi përshëndeti gjyshin, ai u ul në sedilje. Duke pritur të atin të mblidhte sendet e tij, ai po shikonte përjashta dritares.    Një flutur, e cila ishte ulur mbi një lule, jo shumë larg prej tij, përplasi  krahët dhe qëndroi mbi xhamin e dritares.  

-“Ti po kthehesh në shtëpi Esed, apo jo? – e pyeti flutura me një zë të hollë. Esedi u habit dhe e pyeti: – Po ti më njeh mua?” 

 -“Sigurisht që të njoh,” – “buzëqeshi flutura. “Kam dëgjuar gjyshin tuaj kur i tregonte fqinjëve për ty.” 

-“Përse nuk erdhe të flisje me mua që më parë?” -pyeti Esedi. 

-“Nuk mundesha, sepse isha në një fshikëz atje lart, në një pemë në kopsht.  

-“Një fshikëz? E çfarë është ajo?” -pyeti Esedi, i cili ishte gjithmonë një djalë kurioz. 

-“Më ler të të shpjegoj që nga fillimi,” -i tha flutura pasi mori frymë thellë.  

-“Ne, fluturat kur dalim nga vezët jemi krimba të vegjël. Ushqehemi duke përtypur gjethe. Më vonë, përdorim  një lëng që del nga trupi ynë si fije dhe mbështillemi me të. Kjo qese  e vogël që thurrim quhet fshikëz. Kalojmë ca kohë aty brenda duke pritur që të rritemi. Kur zgjohemi dhe dalim nga fshikëza, tashmë shpalosim krahët tanë shumëngjyrësh. Pjesën tjetër të jetës e kalojmë duke fluturuar dhe ushqemi prej luleve.”  

Esedi tundi kokën mendueshëm dhe tha: -“Ti do të thuash se të gjitha ato flutura me ngjyra-ngjyra kanë qenë krimba para se t’u rriteshin krahët?”

-“A e sheh atë krimb të gjelbër në atë degën atje?” -e pyeti flutura.

-“Po, e shoh. Po përtyp i uritur një gjethe.” 

-“Ai është vëllai im i vogël,” -buzëqeshi flutura, “pas pak kohe, edhe ai do të thurë një fshikëz si unë.”

Tani Esedit i lindën shumë pyetje për shoqen e tij të re. “Po si e parashikon ti gjithë këtë shndërrim? Dua të them, kur del nga veza, sa kohë qëndron si krimb dhe si e prodhon fijen për të thurur fshikëzën tënde?” 

-“Unë nuk planifikoj fare asgjë nga këto,” – i shpjegoi flutura me durim. “Allahu na ka mësuar se çfarë kemi nevojë të bëjmë dhe kur duhet ta kryejmë atë. Ne vetëm sa i bindemi Atij dhe bëjmë atë që dëshiron Ai.” 

Esedi u habit vërtet jashtë mase dhe i tha: -“Vizatimet  mbi krahët e tu janë me të vërtetë të mrekullueshme. Ashtu si ti, të gjithë fluturat kanë vizatime të ndryshme, apo jo? Ato janë me të vërtetë shumëngjyrëshe dhe tërheqëse.”   

“Kjo është një provë që tregon mjeshtërinë krijuese të pakrahasueshme të Allahut. Ai na ka krijuar ne të gjitha në mënyrën më të bukur,”- i shpjegoi shoqja e tij. 

Esedi tundi kokën i ngazëllyer dhe tha: -“Është e pamundur të mos vështrosh me vëmendje gjërat e bukura që ka krijuar Allahu. Qindra shembuj na rrethojnë!”  

-“Ke të drejtë, Esed,” -ia mbështeti fjalën flutura. -“Ne duhet t’i jemi mirënjohës Allahut për të gjitha këto mirësi.” 

Esedi ktheu kokën prapa dhe i tha: -“Po vjen babi. Duket se tani do të nisemi. U kënaqa shumë që të takova. A mund të flasim sërish kur të vij javës tjetër?” 

-“Patjetër,” -pranoi flutura. -“Rrugë të mbarë!”