Hamidi dhe Lejlekët Këmbëgjatë

 

Hamidi ishte një djalë shumë i zgjuar dhe i qeshur. Ai ishte shumë i dhënë pas zogjve dhe dëshirontë të dinte mirë gjithçka reth tyre. Shpeshherë kujdesej për zogjtë në shtëpi, por, më vonë, i linte ata të fluturonin. Kënaqej shumë nga jeta e tyre e lirë. Një mëngjes pranvere, Hamidi pa një tufë zogjsh me këmbë të gjata, të cilët fluturonin së bashku dhe menjëherë u ngjit në taracën e shtëpisë për t'i parë ata më nga afër. Kur doli jashtë, vuri re se, dy nga ata kishin qëndruar mbi oxhak dhe sa nuk fluturoi nga gëzimi kur i pa. Ua bëri me dorë dhe u thirri:

-"Tungjatjeta!" Unë jam Hamidi. Kush jeni ju?"

-"Përshëndetje, Hamid! Shpresojmë të mos të kemi shqetësuar që u ulëm këtu. Ne do të na pëlqente shumë të bisedonim pak me ty dhe të të njihnim," - tha njëri nga ata.

-"Patjetër," - ia ktheu Hamidi: - "Unë i dua shumë të gjithë zogjtë. Mund të më tregoni dicka për veten tuaj, ju lutem?"

-" Si jo,"- u përgjigj njëri nga zogjtë.  - "Ne jemi lejlekë. Jemi zogj shtegëtarë me krahë të mëdhenjë, të bardhë borë rreth një metër ose një metër e gjysëm të gjatë dhe me bishta të gjatë të zinj. Janë ngjyra e kuqe e sqepave tanë dhe këmbët tona të gjata që na bëjnë të dukemi kaq tërheqës."

Hamidi iu përgjigj: - "Po qenkeni vërtet shumë të këndshëm!"

-"Ajo që njerëzve u bën më tepër përshtypje tek ne është mënyra jonë e fluturimit me sqepin të shtrirë përpara dhe këmbët të shtrira prapa. Kjo na bën të aftë të fluturojmë shumë më shpejt duke përdorur ajrin."

Hamidi ishte shumë kurioz dhe i pyeti : - "Për ku po udhëtoni tani?"

-"Hamid, çdo vit ne shtegëtojmë në tufa të mëdha, sepse  nuk mund të jetojmë në vende të ftohta. Me shtegëtimin tonë ne, po ashtu, u sjellim njerëzve lajmin e mirë se ditët e ngrohta të verës po trokasin. Gjatë verës, ne jetojmë në një sipërfaqe që shtrihet nga Europa deri në Afrikën Veriore dhe nga Turqia deri në Japoni. Kur moti fillon të ftohet, ne shtegëtojmë në hemisferën e jugut, drejt Afrikës tropikale dhe Indisë."

Hamidi mbeti i hutuar dhe i pyeti: -" Po si e kuptoni kur fillon të ftohet moti?"

Lejleku vuri buzën në gaz dhe ia ktheu: - "Kjo është vërtet pyetje shumë e bukur. Allahu na i ka mësuar.  Po ashtu,  ne ndjejmë nevojën për t'u larguar për në vendet e ngrohta. Ai na bën ta ndjejmë këtë. Është Allahu Ai, që na mëson se si të fluturojmë dhe, kur vjen përsëri vjeshta, Ai na siguron se mund të kthehemi nga udhëtimi prej mijëra kilometrash duke gjetur foletë tona të vjetra përsëri. Është Allahu që me frymëzimin e Tij, na i mëson ne të gjitha këto gjëra."

-"Është vërtet shumë tërheqëse që ju mund të fluturoni kaq larg dhe të ktheheni dhe gjeni foletë e vjetra pa bërë asnjë gabim, tamam sikur të kishit një busull në dorë, " - tha Hamidi i habitur.

Lejleku vazhdoi të fliste: - " S'ka dyshim se,  kjo kujtesë kaq e fuqishme dhe aftësia e mrekullueshme e gjetjes së drejtimit në fluturim është vepër e krijimit të pashoq të Allahut, i Cili na i dhuroi  ato."

Hamidi kishte edhe një pyetje tjetër për mikun e tij të ri:

-" Ju jetoni afër njerëzve, apo jo?"

-"Po," - u përgjigj lejleku. -" Ne i ndërtojmë foletë në çatitë e shtëpive. Po edhe në majë të pemëve dhe oxhaqeve..."

Atëherë, u ngrit lejleku tjetër dhe i tha: " Na vjen keq Hamid, por duhet të nisim përsëri udhëtimin tonë."

Hamidi i ndoqi me sy miqtë e tij të rinj teksa zvogëloheshin gjithnjë e më tepër në qiell

 

 

 

Qabja drejtperdrejt

Radio-pendimi-logo

Radio-pendimi-logo