Kashifi dhe Arushi që e hante shumë mjaltin


Ashtu siç bënte çdo ditë para se të shkonte në shkollë, edhe atë mëngjes, Kashifi u ul për të ngrënë bukë. Kur mami po i bënte gati  çajin, sytë e tij u ndalën mbi pikturën e një arushi mbi kavanozin me mjaltë. Mami ishte e zënë me mëngjesin, ndërkohë, arushi në pikturë i shkeli syrin dhe i foli:
-"Përshëndetje, Kashif! Them se duhet ta hash shumë mjaltin, ashtu si ne arinjtë..."
-"Po, ia ktheu ai. Mami asnjëherë nuk harron të më japë mjaltë për mëngjes. Ky i joni vjen nga kavanozët, nga supermarketi. Po ju, ku e gjeni tuajin?"
Arushi mblodhi hundën para se të përgjigjej dhe tha: -"Zoti ynë, i cili plotëson nevojat e të gjitha krijesave në mënyrën më të mirë, na dha neve arinjve hundë të gjata, të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj aromave dh na ndihmojnë të gjejmë ushqim shumë lehtë."
Kashifit, që ishte pickuar një herë nga një bletë, iu ngjall kureshtja:
-"Kur gjeni një zgjua me mjaltë si ia bëni për ta ngrënë? -deshi të dinte ai.
Kësaj rradhe, arushi ngriti njërën prej putrave që ta shihte Kashifi dhe iu përgjigj:
-"Kur gjejmë ndonjë zgjua, i japim disa të goditura të forta me putër, që të largohen të gjitha bletët dhe pastaj kënaqemi duke ngrënë mjaltin që është brenda. Por, sidoqoftë, ti mos e provo, ndryshe, bletët do të të pickojnë kudo nëpër trup dhe do të sëmuresh shumë. Falenderojmë Allahun që ne arinjtë na mbron gëzofi ynë i trashë nga pickimet e tyre."
Kashifi, pasi i premtoi se nuk do ta provonte një gjë të tillë, e pyeti:
-Ka diçka, të cilën kam dashur gjithmonë ta mësoj. Gjatë gjumit dimëror nuk ju merr asnjëherë uria?   
Arushi tundi kokën e tij me gëzof: - "Para se te biem në gjumin dimëror, ne hamë ushqim të bollshëm. Për ta vënë shtresën e dhjamit nën lëkurë ne hamë shumë lende ahu dhe gështenja.
Kur dalim nga strofkat tona në pranverë kemi humbur shumë në peshë, prandaj vemë dhjamë. Por, megjithëse biem mjaft në peshë, ne mbijetojmë. Sigurisht, që, ne as që do të na shkonte mendja për të vënë shtresa dhjami para se të binim në gjumë. Oreksi ynë i madh para se të biem në gjumë frymëzohet nga Allahu."
-"Tani po e kuptoj," -tha Kashifi se çdo qenie e gjallë mbi tokë është një provë që tregon krijimin madhështor të Allahut. Faleminderit që ma përkujtove këtë, o shoku im..." Arushi tundi kokën në shenjë miratimi.
Kashifi u zgjua nga ëndërrimet nga zëri i mamit që i thoshte se mëngjesi ishte gati. Kur po shijonte mjaltin, mendonte për arushin dhe ndihej mirënjohës ndaj Allahut, Mëshiruesit të Pashoq, i cili i ka krijuar ata kaq përsosmërisht.