Si kanë evoluar gjallesat sipas evolucionistëve?



Allahu i ka krijuar të gjitha llojet e gjallesave dhe asnjë prej tyre  nuk mund të evoluojë prej tjetrës. Kjo për faktin se, ēdo specie ka  karakteristikat e saj të veēanta. Teoria e evolucionit është e gabuar në  pohimin se saj se, gjallesat kanë evoluar me kalimin e kohës, kanë  zhvilluar karakteristika të ndryshme dhe janë shndëruar në gjallesa të  tjera. Ju të gjithë i keni parë breshkat, hardhucat dhe gjarprinjtë.  Evolucionistët ngrenë pretendimin e palogjikshëm se këta zvarranikë, me  kalimin e kohës, u shndëruan në zogj. Po cilat janë këto shkaqe që i  bënë zvarranikët të shndërohen në krijesa të tjera? Evolucionistët  besojnë se, evolucioni ndodh si rezultat i dy ngjarjeve të veēanta, të  cilat ndodhin në të njëjtën kohë, të quajtura "mutacione" dhe  "përzgjedhje natyrore." Ky është në të vërtetë një besim i palogjikshëm  dhe pa asnjë bazë shkencore.

Ēfarë Është Përzgjedhja Natyrore?
Shpjegimi më i thjeshtë për përzgjedhjen natyrore është se, krijesat që  janë më të afta mbijetojnë, ndërsa ato më të dobëtat janë të destinuara  të zhduken. Le ta shpjegojmë këtë me anë të një shembulli: mendoni për  një tufë drerësh, të cilët sulmohen shpesh nga kafshët e egra. Atëherë,  ēfarë ndodh? Drerët fillojnë të vrapojnë shpejt, por, vetëm më të  shpejtit dhe më të shkathëtit do të mbijetojnë. Gradualisht, drerët e  dobët dhe më të ngathët do të zhduken krejtësisht, për shkak se do t'i  sulmojnë grabitqarët. Ndërkaq, do të mbeten vetëm drerët e shëndetshëm  dhe të fortë. Prandaj, pas pak kohe, tufa do të përbëhet vetëm prej  drerësh të aftë. Ajo ēfarë kemi thënë deri këtu është e drejtë, por,  këto që thamë nuk kanë të bëjnë fare me evolucionin. Megjithatë,  evolucionistët besojnë se, kjo tufë drerësh do të zhvillohej gradualisht  në një lloj tjetër kafshe, si psh, në gjirafa. Ju vetë mund ta kuptoni  se sa të gabuar janë ata në pohimet e tyre! Ju e kuptoni se, sa të  gabuar janë ata! Nuk ka rëndësi se sa shpejt vrapon një dre, apo se sa  lart e ngre qafën, ai nuk mund të kthehet në një krijesë tjetër, psh në  një luan apo gjirafë. Kjo mund të ndodhë vetëm nëpër përralla. Ju  ndoshta mund ta dini të gjithë hisorinë për bretkocën që u shndërua në  princ. Megjithatë, në jetën e vërtetë, për një dre është e pamundur që  të kthehet në një luan apo ndonjë kafshë tjetër. Por, megjithatë,  evolucionistët ende këmbëngulin se kjo gjë mund të ndodhë!
Ē'janë Mutacionet?
Mutacionet janë ndryshime që sjellin pasoja negative tek një organizëm i  gjallë. Ato mund të shkaktohen nga rrezatimet apo nga substancat  kimike. Pasojat që lenë pas rrezatimet apo substancat kimike mbi qeniet e  gjalla janë gjithmonë të dëmshme. Afrësisht 60 vjet më parë, gjatë  Luftës së Dytë Botërore, një bombë atomike u hodh në qytetin Hiroshima  të Japonisë. Ajo shpërndau rrezatim në atë zonë dhe kjo u shkaktoi dëm  të madh njerëzve. Rrezatimi i saj shkaktoi sëmundje të rëndë tek shumica  e njerëzve që iu ekspozuan atij ose vdekje. E, ē'është me keqja, ajo  shkatërroi disa prej sistemeve të tyre në organizëm dhe kjo bëri që  fëmijët e tyre të lindnin ose të sëmurë ose të paralizuar, të gjymtuar.  Ja pra, kjo është ajo që evolucionistët duan të na bëjnë ne të besojmë:  Një ditë të bukur, një peshk i nënshtrohet një procesi mutacioni; psh,  ndikohet nga pasojat e rrezatimit, si njerëzit e Hiroshimës, apo nga  diēka tjetër të ngjashme. Si rezultat i këtij mutacioni, në trupin e  peshkut ndodhin disa ndryshime dhe një ditë ai shndërrohet në krokodil.  Ky pohim me të vërtetë na bën për të qeshur. Për më tepër, ashtu siē e  përmendëm më lart, mutacionet janë gjithmonë të dëmshme tek qeniet e  gjalla. Ato, ose mund t'i lenë të gjymtuara, ose mund t'i sëmurin  gjallesat. Pohimin e evolucionistëve ne mund ta krahasojmë me shembullin  më poshtë: nëse do të merrnit një sëpatë dhe ta godisnit fort një  televizor bardhë e zi, si thoni, do të kthehej në një televizor me  ngjyra? Sigurisht që jo! Nëse, ndonjëherë, do të godisnit një televizor e  pakta do të ishte të merrnit në dorë një kafaz pë llumbash. Po kështu,  do të ndodhte nëse do të godisnit diēka tjetër me sëpatë, pa dyshim që  do ta dëmtonte atë. Ashtu, edhe mutacionet i dëmtojnë qeniet e gjalla.

Qabja drejtperdrejt

Radio-pendimi-logo

Radio-pendimi-logo