DIASPORA SHQIPTARE NUK DUHET TË TJETËRSOHET

Shkruan : Shefqet JASHARI-SROFCI

Diaspora shqiptare luajti rol me rëndësi në të gjitha periudhat e rëndësishme të historisë sonë më të re.Ajo edhe tash e tutje duhet ta luaj rolin që i takon për tu bërë një krah i fortë i çështjes sonë kombëtare . Detyrat e saj janë të shumta, por të pa realizueshme  po qe se ajo nuk organizohet  në baza kombëtare. Në dhjetvjetshin e fundit të shekullit 20 ajo edhe pse kreu shumë punë me rëndësi kombëtare nuk qe e aftë t’i kryente edhe shumë detyra që i takonin për arësye se ishte e copëzuar në baza partiake dhe regjionale.

Me çlirimin e Kosovës diaspora në vend se të gjallërohet dhe të riorganizohet në baza kombëtare ajo  ka filluar të tjetërsohet pasi që shumica e mërgimtarëve kanë filluar të mirren vetëm me punët e tyre personale dhe familjare. Kuptohet se Kosova ëshë plagosur rëndë nga barbarët serb dhe një pjesë e madhe e popullësisë së saj po mundohet t’i shëroj plagët e luftës. Shumë familje gjatë luftës kanë humbur të dashurit e tyre, kanë humbur shtëpi e pasuri. Kuptohet që mërgimtarët kanë detyrë parësore t’i ndihëmojnë familjet dhe të afërmit e tyre, por shumë familje nuk kanë askend të punësuar jashtë vendit. Ato jo vetëm që kanë hallin e banimit por kanë hallin e mbijeteses fizike pasi që ju mungojnë gjërat elementare të jeteses. Më së keqi kanë mbetur familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe pensionistët, për të cilët interesimi i shoqërisë shqiptare nuk është i mjafueshëm. Edhe pse dëshmorët dhe familjet e tyre po ‘’mbrohën’’ nepër tubime përkujtimore, në ndeja dhe biseda të rastit ato kanë mbetur në mëshirën e individëve me zemër të madhe dhe shoqatave të huaja humanitare.

 Ka ardhur momenti që  Kosova, Shqipëria dhe Viset tjera shqiptare të ndërrmarin akcione të përbashkta në nivel kombëtarë, e njëra ndër to është që sa më parë  të jetësohet  formimi i një fondacioni i cili do ta maerrte barrën e kujdesit për familjet e dëshmorëve, për jetimët dhe invalidët e luftës dhe për skamënorëve në gjithë hapsirën kombëtare. A nuk u treguan shqiptarët e Shqipërisë solidarë me popullin vëlla të Kosovës kur Serrbia me terror i largoi nga Kosova për ta bër pastrimin etnik të saj. A nuk u treguan vëllëzrit tanë që jetojnë në viset e tyre në Maqedoni solidarë dhe dorëshlirë ndaj vëllëzërve të tyre në Kosovës dhe në Shqipëri çdo herë kur u kërkua ndihma e tyre.

         Populli shqiptarë është human dhe zëmërgjër, por fatëkeqësishtë ka një të metë të madhe, mosaftësinë për tu organizuar. Po qe se shqiptarët arrijnë ta  formojnë një fondacion për ndihëma humanitare në nivel kombëtar,  problemet sociale do t’i tejkalojmë si është më së miri, dhe do të bëhën hapa të rëndësishëm për organizime tjera, që do të qonin në krijimin e kushteve që shqiptarët si komb të bëjnë edhe shumë punë tjera  të mbara. Mendojmë se  Krijimi i Fondacionit  ''Japim për Zotin’’ në Kosovë , Shqipëri, në Viset tjera shqiptare dhe në diasporë, që do të qeverisej nga njerëzit më autoritativ të shoqërisë shqiptare, do të krijonte një institucion mbarëkombëtar, i cili  do të kujdeset për çdo familje dhe individ që i mungojnë mjetet e jeteses për të pasur një jetë normale. Familjet e dëshmorëve, jetimët dhe  invalidët e luftës në Kosovë dhe skamënorët në gjithë hapsirën kombëtare do të jenë nën kujdesin e atij Fondacioni.  Po qe se në atë Fond çdo vit kryefamiljarët do të derdhnin sëpaku 10 DM, 10 FS, apo 10 dollar për antarët e familjës së tyre dhe pasanikët sipas mundësisë, dhe zemrës,  Fondacioni ''Japim për Zotin’’ do t’i kryente me sukses detyrat humanitare në gjithë hapsirën tonë  kombëtare. Po qe se ky organizim do të ketë sukses, rëndësia e tij do të jetë e shumëfishtë, pasi që do të jetë një shtytës i fortë i organizimeve tjera në nivel kombëtarë, që do të sillte përparime në të gjitha fushat e jetës, por edhe  begati dhe paqë  në çdo familje shqiptare.

         Shqiptarët nuk guxojnë të tjetërsohën si individ dhe si komb. Solidariteti ndërnjerëzorë i tyre ka qenë i fortë gjatë shekujve. Ai luajti rol me rëndësi në ruajtjen e qenjes sonë kombëtare, prandaj duhet të vazhdohet  dhe të forcohet se është  vyrtyt yni kombëtarë. Edhe sot kur shqiptarët në gjithë hapsiren e tyre kombëtare po ballafaqohen me probleme të shumta të jeteses, solidariteti për ta ndihëmuar njëri tjetrin është i ngulitur në shpirtin e tyre,  por sa më parë duhet krijuar institucioni ku shqiptari në te ta ketë  besimin, që mjetet e tubuara do të shkojnë në vendin e duhur për çka edhe janë mbledhur.

 

Shkruar më 27.11. 2000. Botuar: ''Bota sot''  21 maj 2002

Qabja drejtperdrejt

Radio-pendimi-logo

Radio-pendimi-logo