Statuti i shoqates "Japim per Zotin"  

I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME  

Neni 1.Hartimi i Statutit -Hartimi i këtij Statuti është bërë me vendimin e Këshillit themelues të Shoqatës bëmirëse ''Japim për Zotin'' nxjerrur më datën 28. 04. 2006 -Hartimi i Statutit është mbështetur dhe harmonizuar me Kodin Civil Zvicëran, përkatësisht me dispozitat e neneve 60-72. Neni 2. Definimi institucional i Shoqatës bëmirëse ''Japim për Zotin'' -Shoqata bëmirëse është një subjekt i besimtarëve që i besojnë Allahut të Lartësuar, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit, Krijuesit, Sunduesit dhe Furnizuuesit të të gjitha krijesave të dukshme dhe të pa dukshme që gjenden në tokë, në qiej dhe në mes tyre. -Shoqata bëmirëse është subjekt juridik në nivel të vendit, gjegjsisht të Zvicrës. -Shoqata është subjekt i zgjedhur dhe legjitim i besimtarëve moneteistë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër. Si rrjedhim ai gëzon parimin e vendosjes dhe veprimit të pavarur dhe me përgjegjësi. -Shoqata mund ta shtrij veprimtarinë e saj edhe në vende tjera, me krijimin e Qendrave ( degëve) të saja, duke u mbështetur në dispozitat ligjore të shtetit përkatës. -Elementet tjera definuese të këtij subjekti janë:  Emri : Shoqata bëmirës ''Japim për Zotin'' në Zvicër.  Selia : Selia e Shoqatës është në Le Locle - Zvicrër­­­­­­­­­ Vula: Shoqata ka dy vula: Vulen katërkëndshe, të protokolit me hapsirën e rezervuar për numrin dhe datën, dhe vulën e rrumbullakët, me globin toksorë të paraqitur në brendësi dhe me mbishkrim periferik në njërën nga gjuhët zyrtare të Zvicrës dhe në gjuhën shqipe. -Në vendet ku Shoqata do t'i ketë qendrat e saja, do të figurojë gjuha zyrtare e vendit përkatës.  Emblema: Emblema paraqitet me figurën e një pjese (imazhi) të gjithësisë.  Kontoja: Shoqata bëmirëse ''Japim për Zotin'' e ka konton e vet.  Qëllimi: Shoqata ka për qëllim organizimin institucional të besimtarëve moneteistë, që punojnë dhe jetojnë në Zvicër dhe vende tjera, për të kryer punë dhe vepra të dobishme vetëm për hirë të Zotit të Madhërueshëm, në të gjitha fushat e veprimit njerëzorë, si vijon:  1. Në fushën e kontaktimit dhe bashkëpunimit me institucionet shtetrore e joshtetërore dhe shoqata bëmirëse ku vepron Shoqata, apo ne vendet ku Shoqata mund të ndihmojë, duke kryer projekte të ndryshme shoqërore, gjithnjë duke u mbështetur në tolerancë dhe bashkëpunim vëllazëror, pa marë parasyshë dallimet sociale, gjuhësore, racore dhe fetare.  2. Në fushën e fesë, kulturës, sportit, si dhe të kremtimeve.  3. Në fushën e informimit dhe publikimit .  4. Në fushën e procesit edukativo-arsimor.  5.Në fushën sociale, të ndihmave bëmirëse dhe të solidaritetit.  6. Në fushën e ndërtimit dhe meremetimit të objekteve që kanë rëndësi fetare, arsimore, edukative, sociale dhe ekonomike.  

II. DISPOZITAT ORGANIZATIVE  

Neni 3. Kuptimi dhe forma e organizimit -Shoqata bëmirëse ''Japim për Zotin'' është formë e organizimit të besimtarëve moneteistë, në bazë bëmirësie dhe solidare. -Shoqata bëmirëse ''Japim për Zotin'' paraqet angazhimin e një numri të caktuar të zgjedhur të besimtarëve moneteistë, të cilët në mënyrë sistematike dhe profesionale punojnë në realizimin e qëllimeve dhe programeve të Shoqatës. -Në Shoqatë bëjnë pjesë besimtarët që në mënyrë vullnetare shprehin dëshirën të jenë antërë të saj.  

Neni 4. Anëtarsimi në Shoqatën bëmirëse ''Japim për Zotin'' -Anëtarsimi në Shoqatë është individual dhe me bazë vullnetare. -Çdo njeri që pranon Statutin e Shoqatës, paguan apo e ndihmonë atë me mjete materjale, dhe punon në realizimin e qëllimeve programore të saj është anëtar i drejtëpërdrejtë i saj. -Kuotën e anëtarësisë e cakton Kuvendi. -Në vartësi të pagesës dhe të kontributit, anëtari i Shoqatës mund të jetë:  
1. Anëtar i Shoqatës, i cili e paguan kuotën e anëtarësisë vjetore dhe e ndihmon Shoqatën me aktivitete tjera.  
2. Anëtar i përkushtuar i Shoqatës, i cili e ndihëmon Shoqatën duke paguar mbi kuotën e anëtarësisë vjetore dhe bënë aktivitete tjera për ta rritur e forcuar Shoqatën.  
3. Anëtar në përgaditje e sipër është ai që për shkaqe objektive paguan nën kuotën e antarësisë, por me aktivitete të ndryshme e rrit dhe forcon Shoqatën.  
4. Anëtar (delegat) i Kuvendit- është anëtari i përkushtuar i Shoqatës dhe ai që kontribon në forcimin dhe rritjen e Shoqatës me aktivitete të ndryshme.  
5.Anëtarë nderi i Shoqatës.  

Neni 5. Organet e Shoqatës bëmirëse '' Japim për Zotin'  Shoqata ka këto organe:  
1. Kuvendin  2. Kryesinë  3. Këshillin mbikqyrës 4. Këshillat profesionale  .

Neni 6. Përbërja e Kuvendit -Kuvendi ndërtohet sipas dy parimeve themelore. -Në bazë të përfaqësimit merr pjesë Kryesija e Shoqatës dhe përfaqësuesit e Degëve (Qendrave) të Shoqatës. -Në bazë të parimit delegues marrin pjesë anëtarët e përkushtuar të Shoqatës dhe anëtarët që me aktivitete të ndryshme e kanë rritur dhe forcuar Shoqatën.  

Neni 7. Kryesia e Shoqatës, gjegjësisht e Kuvendit  Kryesia përbëhet nga:  1. Kryetari,  
2. Nënkryetari,  3. Sekretari,  4. Arkatari, dhe anëtarët tjerë të Kryesisë. Për numrin e anëtarëve vendosë Kuvendi.  

Neni 8. Këshillat profesionale  Shoqata bëmirëse ''Japim për Zotin'' i ka këto këshilla profesionale:  1. Këshilli për çështje juridike.  2. Këshilli për ekonomi dhe financa.  3. Këshilli për çështje social-humanitare.  4. Këshilli për informim dhe publikim.  5. Këshilli për marëdhënie me subjekte shtetërore e joshtetërore - shoqata bëmirëse.  6. Këshilli për arsimim dhe edukim. -Këshillat profesionale në përbërje kanë kryetarin dhe s`paku dy anëtarë. -Kryetarët e këshillave profesionale janë anëtarë të Kryesisë së Shoqatës.  

Neni 9. Këshilli mbikëqyrës -Këshilli mbikëqyrës përbëhet prej 3 anëtarëve. -Njëri prej tyre zgjedhet kryetar i Këshillit, i cili bënë pjesë në Kryesisinë e Shoqatës.  


III.DISPOZITAT ZGJEDHORE  

Neni 10. Zgjedhjet në Kuvend -Zgjedhjeve në Kuvend me një kandidat apo me kundërkandidat iu nënshtrohen të gjithë kandidatët për Kryesi të Shoqatës. -Për mënyrën e zgjedhjes vendos Kuvendi. -Kryetari, nënkryetari, sekretari, arkatari, kryetarët e këshillave profesionale dhe kryetari i këshillit mbikqyrës zgjidhen nga Kryesia. -Të drejtën për të votuar dhe për t`u zgjedhë e kanë të gjithë anëtarët e Kuvendit. -Zgjedhjet kryhën me votim të fshehët ose të hapur (vendosë Kuvendi) me një kandidat apo me kundërkandidat drejtëpërdrejtë në Kuvendin zgjedhor. -Procesin zgjedhor e mbikqyrë Komisioni zgjedhor që e cakton Kuvendi. -Pas votimit, kandidati i zgjedhur duhët të ketë fituar më shumë se gjysmën e votave të votuesve (kuorumit). -Mandati i të zgjedhurve është katër vjet me mundësi të rizgjedhjës. -Një muaj para mbarimit të mandatit, Kuvendi shpallë zgjedhjet e reja për krijimin e kushteve për organizimin e Kuvendit të ri. -Procesin e zgjedhjeve, deri në organizimin e Kuvendit të ri, dhe zgjedhjet në Kuvendin e ri, i drejtojnë kryetari, nënkryetari dhe sekretari i Shoqatës. -Për zgjedhjet eventuale të parakohëshme nxjerr vendim Kuvendi me 2/3-at, e votave të kuorumit  


IV. DISPOZITAT E KOMPETENCAVE, DETYRAVE DHE PËRGJËGJËSIVE  

Neni 11. Kuvendi -Kuvendi është organi më i lartë i Shoqatës. Ai shqyrton dhe nxjerr të gjitha vendimet me rëndësi jetike për Shoqatë. -Vendimet i nxjerr me shumicën e votave votuesëve (të kuorumit), pavarësisht nga mënyra e votimit. -Kuvendi vjetor i punës mblidhet një herë në vit.  Kompetencat e Kuvendit janë: -Zgjedhja dhe verifikimi i të gjitha organeve të Kuvendit. -Miratimi i Raportit të veprimtarisë dhe llogarisë vjetore. -Përcaktimi i shumës së mjeteve të gatshme për Fondin rezervë, -Shqyrtimi, konstatimi dhe miratimi i shkarkimeve, dorheqjeve dhe largimeve të ndryshme të antarëve të Kuvendit. -Shpallja e zgjedhjeve të reja. -Ushtrimi i funkcioneve tjera konform ligjeve, kërkesave të besimtarëve dhe konventave ndërkombëtare. -Shkarkimi eventual i organeve të caktuara dhe zëvendësimi i tyre. -Tjetërsimi i pasurisë së Shoqatës. -Shpërndarja e Kuvendit. -Shuarja e Shoqatës si institucion.  

Neni 12. Kryesia e Shoqatës -Kryesia është organ punues, zbatues, kontrollues dhe reprezentues. -Kryesia angazhohët në realizimin e të gjitha detyrave që dalin nga Statuti dhe Programi i punës së Shoqatës. -Përgatit në tërësi materialin për mbajtjën e Kuvendit, si dhe kryeson punën në Kuvend. -Shqyrton dhe nxjerr vendime të caktuara me shumicë të votave të antarëve të Kryesisë. -Bënë propozimin me shkrim Kuvendit të Shoqatës për anëtarë të nderit, të cilët me punën dhe vepren e vet i kanë bërë nderim dhe shërbim fesë, atdheut, njerëzimit dhe Shoqatës  

Neni 13. Këshillat profesionale -Këshillat profesionale në përputhje me Statutin dhe përcaktimet e punëve programore të Shoqatës bëjnë punë të pavarur. -Këshilli profesional në fushën e vet përpilon dhe zbaton programet dhe projektet e ndryshme, i paraqet në Kryesi dhe i deponon në arkivin e Shoqatës. -Këshillin profesional e kryeson kryetari, takimet me anëtarë tjerë i bënë sipas nevojës. Për punën e vet i përgjigjet Kryesisë dhe Kuvendit.  

Neni 14. Këshilli mbikëqyrës -Këshilli mbikëqyrës, gjatë vitit, mbikqyrë dhe kontrollon mjetet materiale dhe ecurinë financiare të Shoqatës. Nëse konstaton parregullsi e njofton Kryesinë dhe intervenon në menjanimin e tyre. -Në fund të çdo viti bënë regjistrimin e gjendjës si të mjeteve materiale ashtu edhe mjeteve financiare, dhe ia paraqet Kryesisë dhe Kuvendit. -Për punën e vet i përgjigjet Kuvendit.  

Neni 15. Kryetari i Shoqatës -Kryetari i Kuvendit, gjegjësisht i Shoqatës bëmirëse ''Japim për Zotin'' është njëherit edhe kryetar i Kryesisë. -Mungesa e tij mund të zëvendësohet nga nënkryetari apo sekretari. Zbaton të gjitha vendimet e nxjerra nga Kryesia dhe Kvendi. -Prezenton dhe përfaqëson Shoqatën. -I fton dhe i udhëheqë mbledhjet e Kryesisë. Për punën e tij i përgjigjet Kuvendit.  

Neni 16. Nënkryetari i Shoqatës - Në marrëveshje me Kryesinë dhe kryetarin e Shoqatës kryen punë që i parasheh neni 15 i këtij Statuti. Për punën e tij i përgjigjet Kryesisë dhe Kuvendit.  

Neni 17. Sekretari i Kryesisë së Shoqatës -Kryen punët administrative të Shoqatës. Mbanë procesverbalet dhe i lëshon vendimet në bazë të vendimeve që i merr Kuvendi dhe Kryesia.  

Neni 18. Arkatari Kryesisë së Shoqatës -Në bazë të vendimit të Kuvendit apo të Kryesisë së Shoqatës në bashkëpunim me sekretarin e përgadit dokmentacionin e nevojshëm për banken ku gjendet kontoja e Shoqatës për transferin e mjeteve finansiare (shumës së caktuar të të hollave) për persona juridik, familje dhe individë të caktuar. -Të gjitha pagest kryhen nepërmjet shërbimit bankar apo shërbimit postal, me dy nënshkrime, të Kryetarit dhe të Sekretarit apo të Arkatarit.  

Neni 19. Anëtari i Kuvendit -Anëtari (delegati) i Kuvendit ka për detyrë t`i përmbahet gjithnjë Statutit (dhe materialeve Programore të aprovuara në Kuvend), t'i zbatojë të gjitha vendimet e organeve të Shoqatës.  


V. DISPOZITAT FINANCIARE  

Neni 20. Fondi i Shoqatës bëmirëse ''Japim për Zotin'' -Shoqata posedon konton e vet në të cilën bëhet grumbullimi i mjeteve financiare. -Mjetet e grumbulluara në këtë konto paraqesin Fondin e Shoqatës. -Fondi ndahet në dy pjesë të barabara. Njëra pjesë shfrytëzohet për çështje (ndihëma) sociale, kurse pjesa tjetër për projekte të ndryshme që i parasheh Statuti. -Fondi i Shoqatës krijohet nga këto burime: - Antarësia mujore apo vjetore e antarve të Shoqatës. -Kontributet dhe ndihmat vullnetare të besimtarëve, afaristve, sponzorve, institicioneve të ndryshme, shoqatave, klubeve, veprimtaria botuese e Shoqatës etj.  

Neni 21. Mjetet materiale të Shoqatës janë:  -Inventar pune, -Literaturë të ndryshme, dhe  -Materiali shpenzues.  

Neni 22. Kontabiliteti dhe administrata e Shoqatës -Kontabilitetin dhe të gjitha punët administrative që kanë të bëjnë me Shoqatën i organizon, i udhëheq dhe i mban pa pagesë Krysia e Shoqatës.  Neni

23. Fondi rezervë -Ky fond krijohët në perputhje me nenin 20-të këtij Statutiti. -Lartësia minimale e mjeteve të fondit që duhet të ruhet për rastet e intervenimeve eventuale, konsiderohet Fond rezervë. Këtë lartësi e cakton Kuvendi.  VI. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE  

Neni 24. Kërkesat dhe ankesat e ndryshme -Kërkesat apo ankesat e ndryshme së pari shqyrtohën dhe vendosen në Kryesinë e Shoqatës, pastaj si shkallë e dytë vendosë Kuvendi.  

Neni 25. Ruajtja apo ndryshimi i formës dhe përmbajtjës së Statutit -Nëse forma dhe përmbajtja e Statutit pëson ndryshime mbi 1/3-tën, Statuti rishqtypet, në të kundërtën e ruan këtë formë dhe përmbajtje.  

Neni 26. Korigjimi dhe plotësimi i Statutit -Çdo korigjim apo plotësim i Statutit bëhet vetëm nga Kuvendi. - Përpilohët me shkrim dhe i bashkangjitët Statutit.  

Neni 27. Ruajtja e vendimeve, marrëveshjeve dhe akteve të ndryshme -Çdo vendim, marrëveshje apo akt, që del nga organet e Shoqatës, ruhet në arkivin e Shoqatës.  

Neni 28. Hyrja në fuqi e Statutit -Çdo gjë që nuk është paraparë me Statut rregullohet me Rregullore të posaqme të cilën e nxerr Kuvendi i Shoqatës. - Ky Statut numron 28 nene dhe është i plotëfuqishëm që nga dita e miratimit në Kuvendin Themelues të Shoqatës. F U N D***

Qabja drejtperdrejt

Radio-pendimi-logo

Radio-pendimi-logo