AJETE TË ZGJEDHURA NGA KUR'ANI I MADHËRUAR

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Falenderimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botëve!

Bamirësit të përgjithshëm, Mëshirëbërësit!

Sunduesit në Ditën e gjykimit ( përgjegjësisë, shpërblimit)

Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë!

Udhëzona (përforcona) për në rrugën e drejtë!

Në rrugën e atyre të cilët i begatove me të mira,

jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!

 (Suretu el Fatiha )

 

Elif, Lamë , Mimë.

Ky është Libër që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut), është udhëzues për ata që janë të devotshëm.

Të cilët e besojnë të fshehten, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin ( zeqatë, sadaka etj).

Dhe ata , të cilët besojnë në atë që t'u shpall Ty, dhe në atë që është shpallur para Teje dhe që janë të bindur plotësisht për ( jetën e ardhshme në) botën tjetër ( ahiretin).

Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.

 (Suretu el Bekare, 1-5 )

 

O ju njerëz, adhuronie Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm ( të shpëtuar).

Ai i Cili për ju e bëri tokën shtrat ( vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të fruteve si ushqim për ju, pramos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë).

 (Suretu el Bekare, 21-22 )

 

Falnie namazin dhe jepni zeqatin dhe falnu me ata që falen ( bini në ruku me ata që bijnë).

 (Suretu el Bekare, 43)

 

Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).

 (Suretu el Bekare, 45).

 

A nuk e ke ditur se vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës, dhe se pos All-llahut nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar.

 (Suretu el Bekare, 107).

 

Kryene faljen (namazin) dhe jepne zeqatin, e çfardo të mirë që e përgaditni për veten tuaj, atë e gjeni tek All-llahu. S'ka dyshim se All-llahu përcjell çdo veprim tuajin.

 (Suretu el Bekare, 110).

 

Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve.

Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: '' Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!''

Të  tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.

 (Suretu el Bekare, 155-157).

Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndrrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit dhe tokës, ( në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente.

 (Suretu el Bekare, 164)

 

O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.

Ai ju urdhëron vetëm me të këqia e turpësi, dhe ju shtyn të thoni për All-llahun atë që nuk e dini.

 (Suretu el Bekare, 168-169)

 

Ata që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u rujtën ( besimtarët) do të jenë më të lartë mbi ata ( mosbesimtarët) në ditën e Kiametit. All-llahu u jep (shpërblim) pa masë atij që e do.

 (Suretu el Bekare, 212)

 

Të pyesin se çdo të japin. Thuaj: '' Atë që jepni prej pasurisë jepni për prindrit, jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për gurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, s'ka dyshim se All-llahu e di.

 (Suretu el Bekare, 215)

 

O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësi, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë mizorë.

All-llahu është Një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetëshëm. Atë nuk e kap as kotje  as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, posme lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshëruar, Kursija e Tij ( dija-sundimi) përfshinë qijt dhe tokën, kujdesi i tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi.

 (Suretu el Bekare, 254-255)

 

Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat, e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjenmë të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.

All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djejtë që i nxjerrin ata prj drite e i hudhin në errësira. Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

 (Suretu el Bekare, 256-257)

 

Ata, të cilët pasurinë e vet shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë, as pikëllim.

 (Suretu el Bekare, 274)

I Dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarëve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij dhe thanë: '' Iu përgjegjëm (thirrjes) dhe respektuam (urdhërin). Kërkojmë faljen tënde o Zot ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë.

All-llahu nuk obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij ( njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. Zoti ynë,  mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqiat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtarë.

 ( Suretu el Bekare, 285-286)

Qabja drejtperdrejt

Radio-pendimi-logo

Radio-pendimi-logo