DIJETARËT NA KËSHILLOJNË:

Libër i autorit  Sali Ahmed esh- Shami. Përkthyer nga gjuha arabe : Abdullah Fetahu, recenzimi fetar: Sadik Ibishi.

Ibën Kajim  el-Xhevziu( 691-751 h). U lind në afërsi të Damaskut . Ishte nxënës i Iben Tejmiut. Është njëri nga dietarët e mëdhenj të Islamit.

 

P.S. Kërkojmë falje prej lexuesve të këtij libri të cilët një kohë të gjatë nuk kanë mundur ta lexojnë si duhet këtë libër për shkakun se në tekstin e këtij libri dikush nga njerëzit që kanë punuar në futjen e shkrimeve në këtë faqe të internetit, e kanë ndryshuar shumicën e tekstit të këtij libri, me vetëdije apo pa vetëdije, për të cilën gjë din vetëm i Madhi Zot. Ne i lusim lexuesit që të na falin neve që nuk e kemi kontrolluar tekstin më heret. Por lutja jonë e fundit është : Të lusim shumë o i Madhi Zot  që neve që se kemi kontrolluar tekstin dhe atë që i ka bërë ato ndryshime në tekst( pa qëllim) të na falë dhe të na mëshiron me Mëshirën e Tij të pakufishme.

Më 12.06. 2010                                       Robi i All-llahut, Zotit Fuqiplotë

                                                                       Abdel Wehab

                       

 ''Këshillat e Ibën Kajimit''

 

Hareja e njeriut

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

All-llahu, subhanehu ve teala, është Ai prej të Cilit kërkohet dhe shpresohet t'u përgjigjet lutjeve, t'ju ndihëmojë në këtë dhe në botën tjetër, dhe t'ju begatojë me dhunti të dukshme dhe të fshehta dhe t'ju bëjë prej atyre që:

-          Nëse ju begaton, e falenderoni,

-         Nëse ju sprovon, duroni,

-         Nëse bëni mëkate, kërkoni falje dhe pendoheni.

Këto tri elemente janë parullë dhe moto e haresë dhe simbol i shpëtimit në këtë botë dhe në Ahiret.

 

Kushtet se si të përfitojmë nga Kur'ani

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë thotë: nëse don të përfitosh nga Kur'ani:

-Koncentrohu me zemrën tënde gjatë leximit dhe dëgjimit të Kurânit.

-Dëgjo me vëmendje !

-Le të jenë prezentë gjymtyrët tuaja dhe llogarite veten se Ai i Cili po fletështë All-llahu, të drejtohet ty me këto fjalë nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Tij.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

'' Në të gjtha këto, për ata që kanë mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente.'' ( Kaf:37)

 

Humbja e kohës

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Humbja e kohës është më e keqe se sa vdekja, ngase humbja e kohës të largon nga All-llahu, subhanehu ve teala dhe Dita e Gjykimit, kurse vdekja të ndan nga jeta e kësaj bote.

 

Shërimi me Kur'an

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Sëmundjet e zemres janë dy lloje: sëmundjet e dyshimeve dhe sëmundjet e epshit. Kur'ani është ilaç dhe shërues i dy llojeve. Në Kur'an ka argumente dhe fakte të prera që e qartësojnë të vërtetën nga e kota dhe i mënjanojnë sëmundjet e dëshimeve në mënyrë që njeriu t'i shikojë gjërat ashtu siç janë.

Kurse shërimi i sëmundjeve të epshit bëhet me urtësi, me këshilla të mira, qofshin me nxitje apo me qortime, me asketizëm nga kjo botë dhe nxitje për të vepruar për botën tjetër. Ndodhitë, ngjarjet dhe tregimet të cilat ceken në Kur'an nga të cilat marrim mësime, janë shkaku kryesor për t'i larguar dhe mënjanuar sëmundjet e epshit.

 

Pranimi i mangësive

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

-Tuba( luginë në Xhenet) është për atë personi cili është i drejtë ndaj Krijuesit të tij.

-Dëshmon për veten se është i padijshëm pranë diturisë së Tij.

-Ka  mangësi në veprat e tij.

-Ka të meta në veten e tij.

-Dhe se është i pakujdesshëm ( neglizhent) ndaj urdhërave të All-llahut, dhe se është i padrejtë në sjelljet e tij. Nëse e dënon për mëkatet e tij e sheh dhe e llogaritë drejtësi, e nëse nuk e dënon, e sheh dhe e llogaritë mirësi. Nëse e vepron një të mirë e din se është prej dhuntive të All-llahut e nëse e pranon përseri është dhunti dhe lëmoshë, e nëse nuk e pranon atëherë kuptohet se me këtë gjë nuk meriton t'i drejtohet Atij.

 

Robi i ka dy mbulesa

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Robi i ka ( posedon) një mbulesë mes tij dhe All-llahut, dhe tjetrën mes tij dhe njerëzve. Kush e largon mbulesen e cila qëndron në mes tij dhe All-llahut, All-llahu, subhanehu ve teala, do t'ia largojë mbulesën të cilën e ka mes tij dhe njerëzve.

 

Porta e falenderimit

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Porta më e mirë nga e cila futet njeriu tek All-llahu, subhanehu ve teala, është porta e falenderimit ( bonkrotimit). Ndjenja se ke nevojë për All-llahun, ngase njeriu nuk e shikon veten se posedon pozitë, autoritrt dhe as që posedon ndojnë shkak që mund të shpresojë në të dhe as ndonjë vepër me të cilën shpreson të ndërmjetëson. Por i drejtohet All-llahut, subhanehu ve  teala, prej portës së falementimit, varfërisë, dhe ndjenjës për nevojë për ndihmën dhe mëshirën e All-llahut. Andaj nuk egziston rrugë më e afërt për tek All-llahu se sa rruga e adhurimit dhe as pengesë më e madhe se pretendimet dhe lavdërimet.

 

Etapat e të devotshmëve

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

-Etapa e parë e devotshmërisë është:

'' O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh. Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje.''      ( Ahzab: 41-42)

-Etapa e mesme është:

'' Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t'ju nxjerrë juve prej errsirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë mëshirues.''   ( Ahzab : 43)

Etapa e fundit është :

''Ditën që e takojnë Atë ( Zotin), përshëndetja e tyre është Selam ( paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë''.  ( Ahzab: 43 )

 

Shpëtimi nga zjarri me mëshirën e All-llahut

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Kanë thënë më shumë se një prej të parëve tanë të mirë: njerëzit do të shpëtojnë prej zjarrit me faljen dhe mëshirën e All-llahut, do të futën në Xhenet me mëshirën dhe bujarinë e Tij, kurse vendbanimet në Xhenet do t'i ndajnë sipas veprave që i kanë vepruar.

 

Kopshtet e Xhenetit

Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Transmetohet nga Ibën Omeri, (r.a) se i Dërguari i All-llahut ka thënë:

''Nëse kaloni përrreth kopshteve të Xhenetit pushoni në to ( shfrytëzoni atë)'', u pyet i Dërguari i All-llahut :  Cilat janë kopshtet e Xhenetit? U përgjigj:'' Tubimet ku përmendet All-llahu''.

A'ata bin Ebi Rebah thotë:

'' Tubimet ku përmendet All-llahu janë ato tubime ku mësohen gjërat e lejuara dhe ato të ndaluarat, si të bëhet shitblerja, si të falet namazi dhe si të agjërohet, si të japet lëmosha, si të bëhet martesa dhe si si të bëhet ndarja( divorci), dhe si të bëhet haxhi në mënyrën më të përsosur.''

 

Parimet e fesë

Ibën Kajimi, All-llahu ee mëshiroftë, thotë:

Durimi ka të bëjë në tre sende apo në tre raste:

1. Durimi ndaj urdhërave të All-llahut dhe adhurimeve deri sa të veprohen në mënyrën më unike dhe më elegante.

2. Durimi ndaj ndalesave të All-llahut, subhanehu ve teala, që mos t'i veprojë dhe të mbrohet nga ato.

3. Durimi ndaj caktimit të All-llahut, subhanehu ve teala, që të mos hidhërohet me caktimin e All-llahut.

Hoxha i nderuar Abdulkadër thotë:

''Eshtë e domosdoshme dhe e detyrueshme për robin të veprojë urdhërat e All-llahut, subhanehu ve teala, të largohet nga ndalesat dhe të bënë durim në caktimin e All-llahut.''

 

Mos e nënçmo dynjanë!

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Kjo botë në realitet nuk nënçmohet, por nënçmimi drejtohet në veprat që i vepron robi në këtë botë. Kjo botë është urë kaluese për në Xhenet apo për në zjarr. Por kur në këtë botë mbizotëruan epshet, pakujdesija (neglizhenca) dhe largimi nga rruga e All-llahut dhe botës tjetër, dhe këto tipare u bënë atribut i pjeses dërmuese të banorëve të kësaj bote, atëherë u përhap dhe u cilësua kjo botë me emër nënçmues. Megjithatë kjo botë është ndërtuese e botës tjetër dhe kopshtit të saj. Prej kësaj bote mirren valigjet për në Xhenet, në këtë botë shpirtërat u zbukuruan dhe u stolisën me besim, me njohjen e All-llahut, dashurinë e Tij, përmendjen dhe të shpresuarit në mirësitë dhe begatitë e All-llahut, subhanehu ve teala.

Jetën më të mirë dhe harenë e gëzimin që e përjetojnë banorët e Xhenetit, të gjitha këto janë fryt i veprimit në këtë botë. Mjafton kjo pozitë dhe vlerë që të cilësohet kjo botë me emra të bukur e asesi të nënçmohet. Kjo botë për miqtë e All-llahut është vend ku gëzohet zemra, relaksohet shpirti, dhe vend ku knaqen robërit e All-llahut me kënaqësi që nuk i përngjajnë asnjë lloj kënaqësie, duke përmendur All-llahun, njohjen e Tij, dashurinë ndaj Tij, të adhuruarit e Tij, mbështetjen dhe këthimin tek Ai, subhanehu ve teala. Në këtë botë është fjala, shpallja, dhe udhëzimi i Tij.

 

Stimulimi i epshit dhe efektet e saj

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Nëse njeriu e mbizotëron epshin e tij me durim, iu bashkangjitet ( merr pjesë me) melaqeve, por nëse epshi i tij e mbizotëron durimin e tij, iu bashkangjitet shejtanëve. E nëse stimilimi i natyrës, si ngrënja, pija, marrëdhëniet, e mbizotërojnë durimin, merr pjesë( participon) me kafshët.

 

Dy pastrimet 

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

All-llahu, subhanehu ve teala, me urtësinë e Tij e kushtëzoi që robi i tij nëse dëshëron të afrohet tek Ai duhet të jetë i pastër, nuk afrohet falësi i namazit tek All-llahu, subhanehuve teala, vetëm se pasi të pastrohet ( të merrë abdest). Gjithashtu e bëri futjen për në Xhenet të kushtëzuar me pastërti dhe vepra të mira, andaj nuk do të hyjë në Xhenet vetëm se i pastëri dhe i miri.

Egzistojnë dy pastërti: Pastërtia e trupit dhe pastërtia e zemrës. Për këtë për marrësin e abdesit u legjislua që pasi të përfundojë ( abdesin) të thotë: '' Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër pos All-llahut, i Vetmi dhe i pashoq dhe se Muhamedi është i Dërguar i Tij. O Zoti im, më bë mua prej atyre që pendohen dhe më bë prej atyre që pastrohen. Pastrimi i shpirtit bëhet me pendim, kurse pastrimi i trupit me ujë. Çdokujtë që i bashkohen këto dy lloje të pastrimit meriton të futet tek All-llahu, subhanehu ve teala, në adhurim dhe lutje.''

 

Gjurmët e mëkateve

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Prej efekteve negative të mëkateve janë: mossuksesi, të jetë i prishur në mendime, mosqartësimi i të vërtetës, dobësimi i shpirtit, mungesa e urtësisë, humbja e kohës, mosdashja, izolimi, ftohja prej njerëzëve, mospranimi i lutjes, ngurtësimi i zemrës, largimi i begative ( bereqetit) në risk ( furnizim), privimi nga dituria, veshja e petkut të poshtërimit, ofendimi nga armiku, të sprovuarit me shoqëri të keqe të cilët janë shkak për prishjen e zemrës dhe humbjes së kohës, të vazhduarit e brengave dhe pikëllimeve. Të gjitha këto që i cekëm më lartë lindin dhe janë zanafillë e mëkateve. Edhe neglizhenca ( moskujdesi) dhe mosveprimi i urdhërave të Tij, ashtu sikur kultivohet pema prej ujit dhe ashtu siç formohet djegësia prej zjarrit, gjithashtu janë zanafillë e mëkateve.

 

Krijesa e përsosur

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Krijesa më e përsosur është ajo e cila është më e përsosur në adhurim, ajo e cila është më e nevojshme për All-llahun, subhanehu ve teala, në çdo çast. Andaj prej lutjes së të Dërguarit të All-llahut ishte: '' O Zoti im, m'i rregullo të gjitha çështjet dhe mos më mbështet në vetveten time as një moment apo tek ndonjë krijesë e Ytja.''

 

 

Epshet

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Epshet e kësaj bote janë si një teatër, shikimi i injorantit është i shkurtë dhe nuk sheh vetëm atë që i prezentohet, kurse i menquri sheh edhe pas perdes. Vallë, si mund të jetë i menqur ai njeri i cili e sheh Xhenetin me një vepër epsharake e cila zgjat një qast?!

 

Të distancuarit nga Kur'ani dhe Suneti

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Atëherë kur njerëzit u distancuan nga gjykimi dhe të gjykuarit me Kur'an dhe Synet, dhe menduan ( besuan) se këto nuk mjaftojnë e i modifikuan me logjikë, analogji dhe me mendimet e dietarëve, u shfaq degjenerimi në natyrën e tyre, errësira në zemrat e tyre, turbullimi në kuptimin e tyre dhe asgjësimi në mendjet e tyre.

Këto dukuri i kapluan të gjithë dhe mbizotëruan në shoqëri derisa në këto dukuri u edukuan fëmijët dhe u mplak i riu në atë që të mos e konsideron si vepër të keqe mosgjykimin me Kur'an dhe Sunnet.

 

Negacionet e veprave 

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Negacionet dhe asgjësuesit e veprave janë më shumë se sa që mund të numrohen. Nuk është vështirë të veprohet vepra, por vështirë është të ruhet vepra nga negacionet dhe prishësit e veprës.

Syfaqësia ( shtirja) edhe nëse është e imët, e prish veprën dhe si e tillë është shumë llojesh, ndaj syfaqësia ( hipokrizia) ka shumë forma dhe mënyra të cilat nuk mund të numërohen.

Gjithashtu mosndjekja e Sunetit në ndonjë vepër është element prishës dhe asgjësues i veprës. Të krenuarit me zemër ndaj All-llahut, subhanehu ve teala, për ndonjë vepër është asgjësues i veprës, po ashtu të lavdruarit me lëmoshë dhe me vepra të mira, mëpastaj të lavdruarit me mbajtjet e lidhjeve farefisnore është element prishës i veprave, siç e ka cekur All-llahu, subhanehu ve teala, në suren Bekare:

'' O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim''

( El- Bekare: 264)

Frika ndaj All-llahut, subhanehu ve teala, dhe sjellja e mirë

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Pejgamberi ynë, salallahu alejhi ve selem, në virtytet dhe këshillat e tij i mblodhi frikën ndaj All-llahut  dhe sjelljen e mirë. Ngase frika ndaj All-llahut, subhanehu ve teala, i rregullon çështjet mes robit dhe Krijuesit të tij, ndërsa sjellja e mirë i rregullon çështjet mes njeriut dhe krijesave.

Ndaj frika ndaj All-llahut, subhanehu ve teala, e obligon dhe e bën të domosdoshme dashurinë e All-llahut, subhanehu ve teala, kurse sjellja e mirë i thrret njerëzit që ta preferojnë dhe ta dojnë atë person.

 

Shkallët e ndalesave

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

All-llahu subhanehu ve teala, thotë:

'' Thuaj:  ''Zoti im i ndaloi vetëm të këqiat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t'i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.''  ( A'raf : 33 )

All-llahu, subhanehu ve teala, me këtë ajet i tregoi shkallët dhe nivelet e harameve:

1. Filloi me më të lehtën e ato janë të këqiat e turpshme.

2. Pastaj vazhdoi me atë çka vijon në ashpërsi dhe se është më e ndaluar se e para e ajo është mëkati dhe shtypje e tjetrit pa të drejtë.

3. Pastaj me atë mëkat që vijon në ashpërsi dhe se është më e ndaluar se i kaluari e ai është të bërit shok All-llahut në adhurime.

4. Kjo është më e ndaluara nga të gjitha që i cekëm më herët, ajo është të folurit për All-llahun, subhanehu ve teala, atë që nuk e dini se është e vërtetë. E kjo e fundit e përfshinë të folurit pa dituri në emrat, cilësitë, atributet e All-llahut, në fenë dhe Sheriatin e Tij.

 

Shkalla më e përsosur  e adhurimit

 Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

All-llahu subhanehu ve teala, ua legjisloi-bëri obligim njerëzve pesë kohërat e namazit për të kujtuar dhe përmendur dhe për t'i futur në funksionim dhe veprim zemrën, gjymtyrët dhe gjuhën gjatë këtij adhurimi dhe për t'i dhënë çdonjërës prej këtyre pjesë prej adhurimeve, gjë për  të cilën janë krijuar njerëzit.

Andaj m'u për këtë namazi llogaritet dhe konsiderohet si shkalla më e përsosur e adhurimit.

 

Fëmiu e ndjek nënën e tij

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Bëhu prej bijve të Ahiretit ( Xhenetit) e mos u bën prej bijve të kësaj bote, ngase fëmiu e ndjek nënën e tij.

 

Të preokupuarit me vetveten

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Kush e njeh veten e tij, merret ( preokupohet)  me korigjimin dhe përmirësimin e saj e nuk merret me të metat dhe me veset e njerëzve. E kush e njeh Krijuesin dhe Zotin e vet, merret ( preokupohet)  me urdhërat e Tij para epsheve personale.

Gjithashtu thotë: Personi më i falementuar në tregtinë e tij është ai person i cili është i zënë me vetveten e tij në llogari të All-llahut, subhanehu ve teala, bile më i falemintuar se i pari është ai person i cili meret me të metat dhe veset e njerëzve para se të merret (preokupohet) me të metat e vetes së tij.

 

Mospërkujdesja në namaz

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Mospërkujdesja në namaz është dy llojesh:

Një: Mospërkujdesja e zemrës në namaz dhe largimi i meditimit dhe koncentrimit nga All-llahu, subhanehu ve teala, tek dikush tjetër.

Dy: Mospërkujdesja e syrit.

Andaj nga të dyja llojet e mospërkujdesjes jemi të ndaluar, qoftë ajo mospërkujdesja e zemrës apo ajo e syrit.

Vazhdon All-llahu, subhanehu ve teala, të afrohet tek robi derisa robi është i këthyer dhe i koncentruar në namazin e tij dhe atëherë kur shfaqet mospërkujdesja në zemrën dhe sytë e tij, atëherë All-llahu, subhanehu ve teala, distancohet.

Është pyetur pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, për mospërkujdesjen e njeriut në namaz dhe ai ka thënë:

'' Ajo është vjedhje të cilën e vjedhë shejtani prej namazit të njeriut.''

 

 

Derisa të mos i vizitoni varrezat

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

All-llahu subhanehu ve teala, thotë:

''Juve u preokupoi përpjekja për shumimin ( e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës)! Derisa të mos i vizitoni varrezat( të bëheni banues të tyre-të vdisni).''

                                                                 ( Tekathur: 1,2 )

All-llahu, subhanehu ve teala, tregoi se përpjekja për shumim është preokupim i ndjekësve të kësaj dynjaje dhe ky është shkaku që i largoi nga rruga e All-llahut dhe Xhenetit, derisa kur iu arriti vdekja dhe i vizituan varrezat, nuk u zgjuan nga gjumi që të kuptojnë se cilat janë shkaqet që i larguan nga All-llahu, subhanehu ve teala.

All-llahu, subhanehu ve teala, e ceku vizitën e varrezave, ndërsa nuk e ceku vdekjen që t'ua bëjë me dije njerëzve se nuk janë banorë të përgjithmonshëm dhe nuk do të ngecin përjetë në varreza, por ata janë aty si udhëtarë, qëndrojnë një kohë pastaj udhëtojnë ashtu sikur ishin në këtë botë udhëtarë e nuk ishin të përqendrueshëm në tokë. Vendi i amshimit dhe i përhershëm do të jetë Xheneti apo Xhehenemi.

 

Shpirti i qetë

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Nëse shpirti gjen qetësi tek All-llahu, subhanehu ve teala, qetësohet me përmendjen e Tij, kthehet tek Ai, përmallohet për Ta takuar, dhe gjen prehje dhe rehati tek Ai, atëherë ky shpirt është i qetë.

Shpirti i qetë është ai shpirt i cili gjen prehje dhe rehati tek All-llahu, subhanehu ve teala, dhe në nënshtrimin ndaj urdhërave të Tij.

Gjithashtu ka gjetur prehje dhe siguri në dashurinë, adhurimin dhe përmendjen e Tij. Është përmalluar për takimin me Të dhe për premtimin e Tij, është qetësuar me besimin e emrave dhe atributeve të Tij, është kënaqur me Të si Zot, Islamin si fe, dhe Muhamedin, salallahu alejhi ve selem, si të dërguar të All-llahut, është qetësuar me besimin në kadanë dhe kaderin( caktimin) e All-llahut dhe ka besuar se Ai është Një Zot, Adhurues dhe Zotërues dhe se është Pronar i saj, se kthimi është tek Ai dhe se jemi të nevojshëm për Të në çdo çast dhe moment.

 

Dyert e zjarrit

Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Njerëzit janë futur në zjarr përmes tri dyerve:

  1. Dera e dyshimit e cila rezultoi me dyshim në fenë e All-llahut, subhanehu ve teala.

  2. Dera e epsheve e cila rezultoi me dhënien përparësi epshit para urdhërit dhe kënaqësisë së All-llahut, subhanehu ve teala.

  3. Dera e hidhërimit e cila rezultoi me armiqësi dhe dhunë ndaj krijesave të All-llahut, subhanehu ve teala.

     

    Vepra më e dobishme

    Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Vepra më e dobishme është që të fshehësh prej njerëzëve ( me sinqeritet) dhe prej vetvetes nga pëlqimi dhe krenaria, mos të bësh dyfaqësi, shtirje për vetvete dhe për krijesat.

     

    Namazi i pranuar

    Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Namazi i pranuar, është të falë robi atë namaz ashtu siç i ka hije për All-llahun, subhanehu ve teala, nëse ai namaz meriton të jetë për All-llahun, subhanehu ve teala, dhe i ka hije për All-llahun, subhanehu ve teala, atëherë ai namaz është i pranuar.

     

    Braktisja e Kur'anit

    Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Braktisja e Kur'anit është e shumëllojshme:

  1. Braktisja e dëgjimit, besimit të Kur'anit dhe vemendja gjatë leximit të tij.

  2. Braktisja e të punuarit me të dhe të ndaluarit në urdhërat e tij edhe pse e lexon dhe beson.

  3. Braktisja e gjykimit në të dhe të gjykuarit me të në të gjitha çështjet.

  4. Braktisja e meditimit dhe kuptimit se çka ka dashur All-llahu, subhanehu ve teala, ( të thotë) me këto ajeta.

  5. Braktisja e kërkimit të shërimit dhe të shëruarit me të prej të gjitha sëmundjeve të zemerës.

    Të gjitha këto lloje të braktisjes i ka për qëllim fjala e All-llahut:

    ''E i dërguari tha: '' O Zoti im , vërtet, populli im e konsideroi këtë Kur'an si ( diç) të hedhur.''      ( Furkan : 30 )

     

    Agjërimi

    Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Agjërimi është të agjëruarit e gjymtyrëve prej mëkateve  dhe agjërimi i barkut prej ushqimeve dhe pijeve.

    Ashtu siç ushqimi dhe pija e ndërprejnë dhe prishin agjërimin, kështu edhe mëkatet e ndërprejnë dhe e prishin frytin e agjërimit derisa të bie në shkallën sikur të mos kishte agjëruar.

     

    Ankesa e injorantit

    Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Injoranti ankohet tek njerëzit për All-llahun, subhanehu ve teala, e kjo është kulminacioni i injorancës mbi të ankuarin dhe tek ata që ankohet.

    Disa prej të parëve tanë të devotshëm e panë një njeri i cili iu ankonte një personit për gjendjen e keqe dhe varfërinë. E ky i tha:  O ti vëlla i dashur, betohem në All-llahun, subhanehu ve teala,  se po ankohesh për Një i Cili të mëshiron tek ai i cili nuk të mëshiron, ndërsa i menquri i ankohet vetëm All-llahut, subhanehu ve teala.

     

    Baza e çdo mirësie

    Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Baza e çdo mirësie është të kuptosh se atë që do All-llahu bëhet, e çka nuk do, nuk bëhet.

    Pastaj bindet se veprat e mira janë prej mirësive të All-llahut dhe e falenderon dhe e lutë Atë që mos t'ia ndërprenë, dhe se mëkatet janë prej nënçmimit dhe dënimit të Tij, andaj drejtohu All-llahut me dua që të pengojë mes teje dhe mëkateve dhe mos të lë në kujdesin e vetvetes dhe në veprimin e veprave të mira dhe mosveprimin e të këqiave. Të urtit janë të pajtimit se të gjitha mirësitë janë me ndihmën e All-llahut dhe se baza e çdo të keqeje është nënçmim i robit prej All-llahut, subhanehu ve teala.

     

    Shpirti i pasur

    Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Shpirti i pasur është ai shpirt i cili është i perqëndruar në fenë dhe rrugën e All-llahut të cilën e don dhe është i kënaqur me të dhe është i larguar ( distancuar) nga ndalesat e All-llahut, subhanehu ve teala, të cilat i urren dhe hidhërohet me to.

    Ky udhëzim të manifestohet me të vepruarit e urdhërave dhe largimit nga ndalesat, të madhëruarit e All-llahut, të besuarit, të shpresuarit në shpërblimin e Tij, dhe të friksuarit nga dënimi i Tij. E assesi të kërkojë madhërime dhe lavdrime nga krijesat dhe të ikë prej nënçmimeve fyerjeve të njerëzve duke kërkuar pozitë tek njerëzit, kjo është argument se ky person është më i varfëri dhe se është larg All-llahut, subhanehu ve teala.

     

    Pengesat dhe epidemitë që e godasin zemrën

    Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Zemra sëmuret ashtu siç sëmuret trupi, ndërsa shërimi i zemrës është pendimi. Njolloset ashtu siç njolloset pasqyra, pasterimi i saj është të përmendurit e All-llahut, subhanehu ve teala. Zhvishet ashtu siç zhvishet trupi i njeriut, mbulesa dhe petku i saj është frika nga All-llahu, subhanehu ve teala. E godet uria dhe etja sikurse e kaplon trupin e njeriut ushqimi, ndërsa pija e saj është njohja, dashuria dhe mbështetja në All-llahun, subhanehu ve teala.

     

    Çështrjet janë sipas përfundimit

    Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Njeriu më i çmendur dhe më injorant është ai person i cili humb në fund të udhëtimit edhe pse është afruar për të arritur tek caku.

    Ai i cili e prish abdesin para se të jep selam i prishet i gjithë namazi.

    Ai i cili han në ditën e agjërimit para se të perendon dielli, e prish agjërimin dhe nuk ka asnjë sevap.

    Ai i cili degjenerohet në fund të jetës e takon All-llahun, subhanehu ve teala, me atë fëtyrë dhe në atë gjendje.

     

     

     

    Njeti dhe fushëbeteja e shejtanit

    Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Njeti është qëllimi për të vepruar ndonjë vepër. Vendi i tij është zemra, nuk ka lidhje me gjuhën, aspak dhe në asnjë mënyrë. Andaj nuk është transmetuar nga Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve selem, dhe as nga shokët e tij të mirë ndonjë shprehje e veçantë e nijetit dhe as nuk kemi dëgjuar se e ka cekur dikush prej tyre ndonjë shprehje. .....

    Ai i cili ngrihet për të marrë abdest, vetëm se e ka bërë nijetin dhe ai i cili ngrihet për të falur namaz, vetëm se e ka bërë nietin për të falur namaz.

     

    Regjistrat e padrejtësisë

    Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Për padrejtësinë All-llahu, subhanehu ve teala, në Ditën e Gjykimit i ka tre regjistra:

    Regjistri i parë: Nuk fal nga ky regjistër asgjë, ai është shirku. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

    '' S'ka dyshim se All-llahu nuk falë ( mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok ( idhujtarinë), e përpos këtij ( mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.''  ( En-Nisa : 48 )

    Regjistri i dytë: All-llahu, subhanehu ve teala, nuk lë asnjë grimcë pa e realizuar dhe përmbushur e ajo është padrejtësia e bijve të Ademit në mes tyre.

    Regjistri i tretë:  All-llahu, subhanehu ve teala, nuk i jap peshë dhe as përkujdes, e ajo është pakujdesija e birit të Ademit ndaj vetvetes.

    Ky regjistër është më i lehti dhe më i shpejti, i cili shlyhet dhe asgjësohet, ky shlyhet me pendim dhe kërkim faljeje, në të kundërtën e regjistrit të parë, regjistrit të shirkut, i cili nuk shlyhet vetëm se me njëshmëri ( tevhid), kurse regjistri i dytë, regjistri i padrejtësisë, nuk shlyhet vetëm se me largim nga të bërit padrejtësi dhe të kërkuarit ndjesë dhe falje nga personat të cilëve iu ka bërë padrejtësi.

     

    Qëndrimi para All-llahut, subhanehu ve teala

    Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Për robin egzistojnë dy stacione ku do të qëndrojë para All-llahut, subhanehu ve teala.

    Stacioni i parë ku robi do të qëndrojë para All-llahut, subhanehu ve teala, është namazi, kurse stacioni i dytë është të qëndruarit para Tij në Ditën e Gjykimit.

    Ai i cili me përgjegjësi, dinjitet dhe mënyrë tërsore qëndron në stacionin e parë, atëherë stacioni i dytë për të do të jetë më i lehtë. Kurse kush e nënçmon dhe e zhvlerëson  stacionin e parë, që don të thotë të falurit e namazit dhe nuk ia jep hakun, atëherë stacioni i dytë do të jetë më i ashpër dhe më i vrazhdë.

    All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

    '' Dhe falu për hirë të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë. Vërtet, ata ( idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.''                          ( El-Insan : 26-27 )

     

    Kundërshtari i tevhidit

    Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Kundërshtari ( indiferenti ) i tevhidit ( njëshmërisë ) është idhujtar, dëshëroi ai apo jo.

    Indifirenti nga dashuria dhe përmendja e All-llahut, subhanehu ve teala, është adhurues i figurave, dëshëroi ai apo jo.

     

    Meditimi gjatë leximit të Kur'anit

    Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Kur'ani është fjala e All-llahut, në të All-llahu, subhanehu ve teala, e ka atribuar ( shfaqur) veten për robërit e Tij.

    E ti nëse e mediton Kur'anin, të thrret të dëshmosh se:

    -Mbreti i përhershëm qëndron mbi qiell në Arshin ( fronin ) e Tij, i rregullon çështjet e robëve të Tij.

    -Urdhëron dhe ndalon, dërgon pejgamberë, zbret libra.

    -Gëzohet dhe hidhërohet, shpërblen dhe dënon, furnizon dhe privon ( ndërpret ).

    -Jep krenari dhe nënçmon, i jep pushtet kujt të do dhe ia heq prej dore pushtetin kujt të do.

    -Sheh prej shtat qiejve dhe dëgjon, e din të fshehten dhe të jashtmen, vepron çka të dojë, i ateribuar, i cilësuar me të gjitha cilësitë pa të meta ( perfekte) dhe i pastër...prej çdo mangësie.

    -Nuk gjallëron asnjë bimë vetëm me lejen e Tij dhe nuk bie asnjë gjeth vetëm me diturinë e Tij, nuk ndërmjetëson tej Ai vetëm se me lejen e Tij, nuk kanë robërit ndihmës dhe ndërmjetës vetëm se All-llahun, subhanehu ve teala.

     

                            Vjedhja e epshit

    Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Futet tek njeriu vjedhësi i quajtur '' epsh '', ndërsa ti je në adhurim dhe me sinqeritet e vazhdon adhurimin, e ai të ngacmon derisa të largon prej adhurimit dhe prej udhëzimit.

     

                            Realiteti i mbështetjes në All-llahun

    Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Sekreti dhe realiteti i të mbështeturit në All-llahun është të mbështeturit e zemrës vetëm tek All-llahu, subhanehu ve teala, dhe tek askush tjetër.

     

                            Realiteti i kësaj bote

    Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Robi prej asaj dite që ka lindur ai është udhëtar për tek Zoti i vet. Kurse kohëzgjatja e udhëtimit janë vitet që ia ka caktuar All-llahu, subhanehu ve teala.  Pra vitet janë kohëzgjatja e këtij udhëtimi prej kësaj bote deri tek All-llahu, subhanehu ve teala, pastaj i caktoi dhe i bëri ditët dhe netët si etapa të cilat i kalon njeriu për tek Zoti i tij, vazhdon të kalojë etapë pas etape derisa ta mbarojë udhëtimin. I mençur është ai i cili e ka çdo etapë para syve të tij, dhe kujdeset për to, kalon i shëndoshë dhe fitues, dhe nëse e kalon njërën e ka tjetrën para syve.

    Mos ta llogaritë kohën si të gjatë e t¨'iu ngurtësohen zemrat dhe t'i zgjatet shpresa me premtime, shtyrje dhe zvarritje, por e llogaritë se e gjithë jeta është në atë etapë dhe se duhet ta kalojë në mënyrën sa më të mirë dhe sa më efikase, ngase nëse është i bindur se sipërfaqja ( rruga ) është e shkurtë dhe se shpejtë mbaron, i bëhet e lehtë puna duke e nënshtruar shpirtin e tij që t'i shtojë veprat e mira.

    Kur t'i vjen etapa tjetër e viteve, e shfrytëzon dhe e pret ashtu siç e shfrytëzoi këtë të parën, vazhdon të jetë kjo tradita e tij derisa t'i kalojë të gjitha etapat e jetës.

    E nëse lind mëngjesi i Kiametit, largohet errësira e kësaj bote, në ato çaste vjen lehtësimi dhe komoditeti, e largohen vështirësitë dhe brengat.

    Nuk ka më mirë se ai që e pret ditën e tij duke u shfaqur mëngjesi dhe është qartësuar shpëtimi i tij.

     

                            Përkujdesja ( interesi ) për njerëzit 

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Ajo e cila e shkatrron interesimin dhe përkujdesjen për njerëzit është të kuptuarit e realitetit.

    T'i shikosh të gjitha sendet se janë prej All-llahut dhe për All-llahun, dhe se janë në duart e Tij dhe nën mbikqyrje, ndërsa nën pronen e Tij nuk lëviz asgjë vetëm se me forcën e Tij, nuk ka dobi dhe as dëm vetëm se me lejen e Tij. Andaj pas gjithë kësaj nuk ke për çka të përkujdesesh për njerëzit dhe krijesat.

     

    Metodologjia e thirrjes

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    I mençuri nuk i urdhëron njerëzit që të distancohe nga të mirat e kësaj bote, ngase njerëzit nuk munden të distancohen dhe t'i lënë  pas shpine, por i urdhëron të largohen nga mëkatet edhe pse janë të dhënë pas të mirave të kësaj bote.

    Largimi prej të mirave të kësaj bote është përsosuri. Kurse largimi dhe distancimi prej mëkateve është obligim. Andaj si të urdhërohet në përsosuri, kurse ai nuk i ka  kryer (vepruar ) obligimet.

    I mençuri i thrret njerëzit për në udhëzim duke i mësuar se mund të përfitojnë nga të mirat e kësaj bote, andej e shohin të lehtë këtë thirrje dhe i përgjigjen kësaj thirrjeje, kurse asketi i thrret njerëzit duke i këshilluar të distancohen dhe largohen nga të mirat e kësaj bote dhe nuk i përgjigjen kësaj thirrjeje.

     

    Tri kështjellat

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Ibën Ebu Halad Misri thotë:

    -Ai i cili futet në Islam është futur në një kështjellë.

    -Ai i cili është futur në xhami është futur në dy kështjella.

    -Ai i cili futet në tubimet ku përmendet All-llahu, subhanehu ve teala, me të vërtetë është futur në tri kështjella.

     

                            Pema e jetës

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    -Viti është trungu.

    -Muajt janë pjesët e tij.

    -Ditët janë degët e tij.

    -Orët janë gjethet e tij.

    -Frymëmarrjet janë fryti i tij.

    Ai i cili i ka frymëmarrjet në adhurim, fryti i pemës së tij është i mirë, ndërsa kush i ka frymarrjet në mëkat, fryti i tij është handhal ( pemë e idhët ).

    Klasifikimi i këtyre dëmeve do të bëhet në Ditën e Gjykimit, atëherë do të shihet kush i ka frytet të ëmbla apo të idhëta.

     

                            Vizita e varrezave

     Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Të vizituarit e varrezave nga besimtari duhet t'i ketë tri qëllime:

    1. Rikujtimi i vdekjes dhe marrja mësim dhe shembull ashtu siç ka treguar Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem:

    '' Vizitoni varrezat, ngase ju rikujtojnë vdekjen''.

    2. Bamirësia ndaj të vdekurit, mos të kalojë kohë e gjatë e të mos e vizitojë dhe ta harrojë të vdekurin, ngase është e njëjtë, sikur që mosvizitimi i të gjallit një kohë të gjatë sinjalizon se e ke harruar  atë. Vizita të gjallin e gëzon atë, ndërsa të vdekurin e gëzon edhe më shumë pasi i vdekuri ka një kohë që është ndarë nga të afërmit dhe familjes së tij. E nëse e viziton i dërgon një dhuratë prej lutjeve, lëmoshë apo ndonjë mirësi e me këtë të vdekurit i shtohet gëzimi dhe hareja, sikurse gëzohet i gjalli nëse i jepet ndonjë dhuratë. Andaj mu për këtë Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, e legjisloi për vizituesin e varrezave të bëjë lutje që t'ua falë mëkatet dhe t'i mëshirojë All-llahu, subhanehu ve teala, mirpo nuk është e lejuar assesi të kërkosh nga ta, t'i marrësh ndërmjetësues apo ta lutësh All-llahun, subhanehu ve teala, me ata, si dhe të falesh në varreza.

    3. Bamirësia ndaj vetvetes duke e ndjekur Sunetin e të dashurit tonë Muhamedit, Salallahu alejhi ve selem, dhe të ndalurit në ata që na i legjisloi i Dëguari, salallahu alejhi ve selem. Me këtë vepër i bën mirësi vetvetes dhe të vdekurve.

     

    Toka e fitres ( natyrshmërisë )

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Toka e fitres-natyrshmërisë është gjëja më e bujshme, e gatshme të pranojë atë që mbillet, nëse mbjellet në të trungu i besimit dhe i frikës ndaj All-llahut, subhanehu ve teala, atëherë ajo tokë do të kultivojë pemë të ëmbla dhe të shijshme, përkundrazi nëse mbjellet trungu i injorancës dhe epshit, atëherë ajo tokë do të kultivojë pemeë të idhta.

                            Gjëra të kota

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Dhjetë gjëra janë të kota, nuk ka dobi prej tyre:

  1. Dituria me të cilën nuk veprohet.

  2. Vepra e zbehtë nga sinqeriteti dhe përcjellja e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem.

  3. Pasuria e cila nuk shfrytëzohet në rrugë të All-llahut.

  4. Zemra e boshatisur nga dashuria e All-llahut, subhanehu ve teala, dhe përmallimit për Të.

  5. Trupi i cili nuk është në nënshtrim të All-llahut dhe nuk e adhuron Atë, subhanehu ve teala.

  6. Dashuria e cila nuk i nënshtrohet të dashurit dhe urdhërave të Tij.

  7. Koha boshe e cila nuk shfrytëzohet për mirësi dhe vepra të mira.

  8. Meditimi në gjëra që nuk sjellin dobi.

  9. Shërbim i atij të cilit nuk të afron tek All-llahu, subhanehu ve teala.

  10. Frika dhe shpresa ndaj atyre që All-llahu i ka nën pushtetin e Tij, i cili është

    rob i All-llahut, nuk mund të të afrojë dobi dhe as nuk mund të largojë dëm.

    Dy elemente janë edhe më të kota dhe janë zanafilla e çdo të kote:  Neglizhenca e zemrës dhe humbja e kohës. Neglizhenca e zemrës është kur i jipet përparësi të mirave të kësaj bote para Xhenetit, ndërsa humbja e kohërs ndodhë duke shpresuar shumë. E gjithë e kota është në pasimin e epshit dhe shpresat e shumta.

     

    Origjina e mëkateve

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Burimet e mëkateve janë tri:

    1. Kryelartësia: kjo është ajo që e shpiu Iblisin ( shejtanin) në zjarr.

    2.  Lakmia: kjo është që e nxorri Ademin, alejhi selam, nga Xheneti.

    3.Zilia : kjo është që e nxiti birin e Ademit ta mbys vëllain e tij.

    Ai i cili mbrohet prej këtyre tri gjërave, vetëm se është mbrojtur prej të gjitha të këqiave, meqë kufri bëhet nga kryelartësia, mëkatet nga lakmia dhe padrejtësia, ndërsa zullumi është pasojë e zilisë.

     

                            Prioriotete në llogaritjen e vetvetes

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Muslimani i mirë duhet ta llogaritë vetveten së pari: për obligimet, nëse i kujtohet se posedon mangësi në obligime, i zëvendëson dhe i rregullon.

    Pastaj e llogaritë vetveten për ndalesat, e nëse e din se ka vepruar ndonjë ndalesë, shpejton me pendim dhe kërkim faljeje, ndërsa veprat e mira i shlyejnë mëkatet.

    Pastaj e llogaritë vetveten për neglizhencen, po nëse është neglizhent në atë se për çka është i krijuar, e zëvendëson me përmendje dhe afrim tek All-llahu, subhanehu ve teala.

    Pastaj e llogaritë vetveten për atë që e ka folur goja, e kanë ecur këmbët apo për atë që ka vepruar me duart e veta apo e ka dëgjuar veshi, se çka ka dëshëruar me këtë? Për kë dhe në ç'mënyrë e ka vepruar?

    Patjetër duhet ta dijë se nëse e vepron ndonjë vepër duhet të përgjigjet për dy pyetje: Për cilin e ke vepruar dhe si e ke vepruar?

    Pëgjigja e pyetjes së parë është për sinqeritetin, kurse e të dytës për pasimin dhe përcjelljen e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, dhe të shikuarit se a e ka vepruar Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, këtë vepër dhe në këtë mënyrë.

    All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

    ''Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t'i marrim në përgjegjësi. Për atë se ç'vepruan.''

                                                                                                  ( El-Hixhër: 92-93 )

    Llojet e varfërisë

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Varfëria është dy lloje:

    Varfëria e detyrueshme, kjo i kaplon të gjithë njerëzit, ngase All-llahu, subhanehu ve teala, nxori njeriun prej barkut të nënës , nuk posedon asgjë e këtë e kupton çdokush, nuk ka dallim në këtë i devotshmi apo mëkatari dhe kjo varfëri nuk sjell as lavdrime dhe as nënçmime, as sevape dhe as mëkate.

    Varfëria jo e detyrueshme,  e kjo është si rezultat i dy komponenteve  madhështore:

  1. Njohja e All-llahut, subhanehu ve teala.

  2. Njohja e vetvetes.

    Atëherë kur t'i realizojë këto dy elemente rezulton varfëria e cila është realiteti i pasurisë, parullë e gëzimit dhe moto e shpëtimit.

    Dallojnë njerëzit në këtë varfëri aq sa është dallimi në njohjen e këtyre dy komponenteve. Ai i cili e njeh se All-llahu, subhanehu ve teala, posedon pasuri të pakufishme, kupton se ai është më i varfër dhe se ka nevojë për All-llahun, subhanehu ve teala, në çdo moment.

     

    Ndihma  ( bëmirësia )

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Ndihma ndaj muslimanëve është shumë llojesh:

    -Të ndihmuarit me pasuri.

    -Të ndihmuarit me pozitën dhe autoritetin që e posedon.

    -Të ndihmuarit me trup dhe shërbim.

    -Të ndihmuarit me këshillë dhe udhëzim.

    -Të ndihmuarit me lutje dhe kërkim faljeje për të.

    -Të ndihmuarit me rikujtimin e vuajtjeve të tyre.

    Aq sa posedon njeriu besim, aq i ndihmon besimtarët,  e sa t'i dobësohet besimi aq dobësohet të ndihmuarit e muslimanëve, mirëpo nëse i forcohet besimi, shtohet edhe më shumë të ndihmuarit.

     

    Përmendja më e mirë e All-llahut

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Dhikri më i mirë dhe më i dobishëm është:

    Përputhshmëria e zemrës me gjuhën, të jenë prej lutjeve të Kur'anit dhe Sunetit duke i medituar qëllimet dhe kuptimet e lutjeve që i bën.

     

    Shenjat e gëzimit

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Prej shenjave të gëzimit dhe shpëtimit janë :

    -Se robi çdoherë kur t'i shtohet dituria, i shtohet modestia dhe mëshira.

    -Çdoherë kur t'i shtohet vepra, i shtohet frika dhe kujdesi për të mos bërë mëkat.

    -Çdoherë kur t'i shtohen vitet, i paksohet lakmia për këtë botë.

    -Çdoherë kur t'i shtohet pasuria, i shtohet bujaria.

    -Çdoherë kur t'i rritet autoriteti, i shtohet afrimi ndaj njerëzve, ua kryen problemet dhe i shtohet modestija ndaj tyre.

    Kurse shenjat e pikëllimit janë:

    -Çdoherë kur t'i shtohet dituria, i shtohet kryelartësia dhe arroganca.

    -Çdoherë kur t'i shtohet vepra, i shtohet fodullëku dhe nënçmimi i njerëzve dhe të menduarit mirë për vetveten.

    -Çdoherë kur i rritet autoriteti, bashkë më të i rritet kryelartësia dhe arroganca.

    Këto çështje janë sprova për njerëzit me të cilat All-llahu i sprovon, disa i gëzon, kurse të tjerët i pikëllon.

     

     

     

    Njohja e traditës së Pejgamberit

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Nëse gëzimi dhe komoditeti i njeriut në këtë botë dhe në Ahiret është i lidhur ngushtë me ndjekjen dhe përcjelljen e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, është obligim për çdo  njeri i cili e ka këshilluar veten e tij dhe dëshëron shpëtim, ta njoh traditën e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, biografinë e tij derisa mos të llogaritet prej injorantëve që nuk e njohin të Dërguarin e All-llahut, dhe të futet në grupin dhe nën ombrellën e ndjekësve të pejgamberit, salallahu alejhi ve selem.

    Njerëzit në këtë sferë janë dijetarë ose injorantë, mirësia është në duart e All-llahut, ia jep atij që don.

     

                            Besnikëria

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Besnikëri në fjalë nënkupton të jetë gjuha e drejtë në fjalë, ashtu sikurse është i drejtë kalliri.

    Besnikëri në vepëra do të thotë të jenë veprat e drejta në urdhër dhe ndjekje të Kur'anit dhe Sunetit, sikurse qëndron koka mbi trup.

    Besnikëri në gjendje nënkupton të jenë veprat e zemrës dhe të gjymtyrëve të drejta në sinqeritet dhe në sakrificë.

    Më këtë robi bëhet prej atyre të cilët erdhën me sinqeritet dhe besnikëri.

     

                            Injoranca

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Thirrja e injorancës e përqëndruar në zemrat e njerëzve është të krenuarit me baballarët, nuk do ta shijojë robi ëmbëlsirën e besimit dhe as shijën e sinqeritetit derisa ta nxjerrë injorancën prej shpirtit të tij.

     

                            Çaste të numëruara

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Është për t'u çuditur prej një gafleti ( neglizhencë) ndaj disa çasteve të numruara, çdo frymarrje e cila kalon, njeriu nuk mund ta këthejë. Jeta kalon shpejt, kurse ti nuk mendon se për ku po shkon dhe nuk di se cili është përfundimi yt, Xheneti apo Xhehenemi.

                            Dy sëmundjet e gjuhës

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Gjuha i posedon dy sëmundje të mëdha, nëse shërohet nga njëra nuk shërohet nga tjetra: Sëmundja e të folurit dhe sëmundje e heshtjes. Mund të jetë çdonjëra prej tyre më e keqe se tjetra.

    Ai që hesht nga e vërteta është shejtan memec, i ka bërë mëkat All-llahut, subhanehu ve teala. 

    Folësi në të kotë është shejtan folës, i ka bërë mëkat All-llahut, subhanehu ve teala.

    Shumica e njerëzve janë të humbur në këtë kuptim dhe gjenden në mes këtyre dy rrymave, shejtanë memecë ose shejtan folës.

    Kurse pasuesit e të vërtetës dhe mesatarët i mbrojnë gjuhët e tyre nga e kota dhe folin në atë çka iu sjell dobi në Ditën e Gjykimit.

     

                            Afrimi dhe largimi prej All-llahut, subhanehu ve teala

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Zemra aq sa është larg prej All-llahut, subhanehu ve teala, epidemitë dhe sëmundjet e godasin më shpejt dhe aq sa të jetë më afër All-llahut, sëmundjet janë më larg.

    Largimi prej All-llahut, subhanehu ve teala, ka etapa dhe shkallë, ndonjëra është më e keqe se tjetra.

    Neglizhenca e largon robin prej All-llahut, por largimi i mëkatit është më i madh, pastaj vilon largimi i bidatit ( risive), kurse më e keqja dhe më së shumti që e largon robin prej All-llahut, subhanehu ve teala, se të gjitha këto të lartëpërmendurat është shirku dhe nifaku ( hipokrizia ).

     

                            Rruga e udhëzimit është e lehtë

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Jeta është koha e jote momentale, mes asaj që ka kaluar dhe asaj që do të vjen. Ajo e cila ka kaluar prej kohe, e rregullon me pendim dhe kërkim faljeje prej All-llahut, subhanehu ve teala. Në të gjthë këtë nuk ke lodhje dhe as vështirësi, ngase është vepër e zemrës.

    Kurse për kohën që vjen, abstenon dhe nuk vepron mëkate e kjo nuk është vepër e gjymtyrëve e cila nuk është aspak e vështirë për ty, por duhet pasur qëllim dhe vendosmëri.

    Ajo çka kaloi, e rregullove me pendim, e kjo çka vjen e rregullon me abstenim, vendosmëri dhe qëllim. Megjithëkëtë çështja është në kohën mes këtyre dy kohërave e ajo është koha momentale, nëse e humb, e humb gëzimin dhe harenë, e nëse kujdesesh për të duke e rregulluar kohën që kaloi dhe ajo që vjen, ke shpëtuar dhe ke fituar Xhenetin. Ruajtja dhe kujdesi për kohën momentale është më e vështirë se sa rregullimi i kohës që ka kaluar dhe asaj që vjen. Andaj m'u në këtë çështje u dalluan njerëzit.

     

                            Kur iu përgjigjet lutjes

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Lutjet dhe duatë janë njëlloj si arma, arma është precize me gjuejtësin e jo vetvetiu.

    Kur të jetë arma e rregullt dhe gjuajtësi të jetë i fortë, preciz dhe pengesat nuk egzistojnë, i bënë dëm armikut e nëse njëra prej këtyre gjërave mungon, e humb efektin.

    Po qe se lutësi nuk është i devotshëm apo nuk e ka bashkuar zemrën e gjuhën në lutje apo egziston ndonjë pengesë, nuk e arrin efektin e pritur.

     

                            Loti

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    All-llahu është Zotëruesi i qiejve dhe tokës, kërkoi prej teje huazim të një kalliri, por ti u bëre koprac. I krijoi shtat dete dhe dëshëroi prej teje një pikë loti e syri yt nuk lotoi dhe u bë koprrac.

     

                            Kërkuesi dhe i kërkuari

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Po udhëton në kërkimin e të mirave të kësaj bote, kurse ajo nuk do të qëndron tek ti përgjithmonë, por është kalimtare, kurse ke abstenuar dhe nuk e kërkon Ahiretin edhe pse ai është përfundimi yt.

     

                            Kërkimi mbrojtje prej dy ortakëve

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, bënte këtë lutje:

    '' O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshprimi, nga paaftësia dhe përtacia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe mundjet e njerëzve.''

    Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, kërkoi mbrojtje prej tetë sendeve, çdo dy sende janë ortakë:

    -Brenga dhe dëshprimi janë ortakë.

    -Paaftësia dhe përtacia janë ortakë, dhe kështu me radhë.

     

                            Falenderimi i takon vetëm All-llahut

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Falenderimi i takon All-llahut, subhanehu ve teala, Të Vetmit pa shoq i Cili na bëri prej robërve të Tij të mirë. Kjo është prej mirësive më të mëdha me të cilën All-llahu i begaton robërit e Tij.

    All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

    '' All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t'i urreni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.''                ( El-Huxhurat : 7)

    Ky citat i Kur'anit është një kopsht në të cilin besimtari ka shumë dobi. Prej këtyre dobive është se All-llahu, subhanehu ve teala, mund të ndërhyjë mes zemrës së njeriut dhe mes vetëpëlqyerjes e të mos e pranojë atë vepër.

     

                            Barazia dhe diferenca

     Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Të gjithë muslimanët janë të barabartë në shqiptimin e fjalës '' La ilahe ila All-llah''.

    Por kanë diferencë të madhe në mes vete në kuptimin e realitetit dhe përmbajtjes së kësaj fjale dhe të vepruarit me domethënien dhe qëllimet e saja.

     

                            Si të shpëtojë

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Si të shpëton ai:

    -I cili posedon grua e cila nuk e mëshiron.

    -Fëmiu që nuk e arsyeton.

    -Fqiut të cilit nuk i beson.

    -Miku i cili nuk e këshillon.

    -Ortaku i cili nuk është i drejt ndaj tij.

    -Armiku i cili nuk pushon nga të bërit padrejtësi.

    -Shpirti i cili urdhëron në të këqija.

    -Bota e zbukuruar.

    -Epshi i cili e ka mbizotëruar.

    -Hidhërimi i madh.

    -Dhe shejtani i zbukuruar!

    Megjithë këtë nëse është nën mbrojtjen e All-llahut, subhanehu ve teala, do të fitojë dhe shpëtojë, por nëse largohet nga Ai, dhe mbështetet në veten e tij, mblidhen të gjitha dhe e shkatrrojnë.

     

                            Metoda e njohjes

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    All-llahu, subhanehu ve teala, i thërret robërit e Tij në Kur'an për ta njohur Atë në dy metoda:

    Metoda e parë: Shikimi në krijesat e Tij.

    All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

    '' Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.''

                                                               ( Ali Imran: 190 )

    Metoda e dytë: Meditim mbi citatet e Kur'anit ( në fjalët e All-llahut )

    All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

    '' A nuk e përfillin ata ( me vëmendje ) Kur'anin ? ''

                                                               ( En-Nisa : 82 )

     

                            Turpi nga mëkati

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Po të mos ishte mëkati, do të shkatrrohej i biri i Ademit nga mendjemadhësia dhe mburrja.

    Mëkati i cili rezulton me pendim është më i mirë se sa vepra e cila rezulton me fodullëk.

                            Çudi !

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Është për t'u çuditur se njeriut i bëhet lehtë të abstenojë prej të ushqyerit haram, padrejtësisë, imoralitetit, vjedhjes, pijës së alkoolit dhe shikimit në gjëra të ndaluara etj. megjithëatë i bëhet shumë rëndë dhe vështirë të kujdeset dhe ta ruaj gjuhën e tij.

    Sa shumë njerëz i vëren të cilët janë të kujdesshëm nga veprat e këqija dhe padrejtësia, kurse gjuhët e tyre shpifin në nderet e të gjallëve dhe të vdekurve dhe nuk brengoset aspak se çka po flet.

     

                            Shkallët e devotshmërisë

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Devotshmëria i ka tri shkallë:

  1. Mbrojtja e zemrës dhe gjymtyrëve prej mëkateve dhe veprave të këqija.

  2. Mbrojtja prej gjërave të papëlqyera.

  3. Mbrojtja prej tepricës dhe gjërave që nuk të interesojnë.

    E para i sjellë robit jetë, e dyta e ndihmon në forcë dhe në shëndet, kurse e treta e stolis robin me gëzim, hare dhe komoditet.

     

                            Thelbi i çdo çoroditjeje

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Ndjekja e epshit dhe shpresat e gjata janë thelbi i çdo çoroditjeje.

    Ndjekja e epshit ua errëson sytë njerëzëve për të kuptuar dhe vepruar me të vërtetën.

    Shpresat e gjata të bëjnë ta harrosh botën tjetër dhe të ndalojnë që të përgaditësh për ate.

     

                            Nën ombrellën e mirësive

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Në rast se All-llahu, subhanehu ve teala, ia don të mirën një robi:

    -E bën të kujdeset dhe angazhohet për mëkatet e veta, e të abstenojë nga mëkatet e të tjerëve.

    -E bën bujar në pasurinë e tij dhe asket në pasurinë e të tjerëve.

    -E bëne"durimtar nga dëmet e të tjerëve.

     

                            Prioritetet

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Më i miri adhurim në kohën e xhihadit është vet xhihadi edhe nëse është shkak për t'i anashkaluar disa sunete të rëndomta si namazin e netës dhe agjërimin e ditës.

    Më prioritare në një të tretën e natës është të angazhohesh me namaz, Kur'an, përmendjen e All-llahut dhe lutje.

    Më prioritare në kohën e thirrjes së ezanit është të lihet përmendja e All-llahut dhe të angazhohesh me lutjet që duhet të thuhen gjatë ezanit.

    Më prioritare në kohën e namazit është të nxitosh për namaz, të dalësh në xhami edhe nëse është larg dhe të jesh sa më i gjallë për të kryer namazin në mënyrë sa më të përsosur.

    Më prioritare në kohën kur nevojtari ka nevojë të ndihmohet me pasuri, shërbim, forcë, është që të angazhohet që ta ndihmosh në çdo mënyrë.

    Më prioritare gjatë leximit të Kur'anit është që të mundohesh sa më shumë ta kuptosh, sikurse All-llahu ty të drejtohet.

    Më prioritare gjatë qëndrimit në Arafat është të bërit dua dhe të përmendurit e All-llahut.

    Më prioritare gjatë dhjetë ditëve të para të muajit ''Dhul Hixhe'' është shkuarja e adhurimeve e veqanërisht fjalët '' All-llahu Ekber '', ''La ilahe Ila All-llah'' , '' Elhamdulilah '' .

    Më prioritare në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit  është të bërit i'tikaf dhe të qëndruarit në xhami.

    Më prioritare gjatë sëmundjes së ndonjë miku apo gjatë vdekjes, është të vizitohet i sëmuari, por në rast se vdes, të prezenton në xhenazen dhe në varrimin e tij.

    Më prioritare nëse të vjen ndonjë musafir është të angazhohesh me musafirin dhe të mirëpritësh ashtu siç është më së miri.

    Më prioritare në çdo kohë dhe çast është t'i jepet përparësi urdhërave të All-llahut dhe të veprosh me obligimet që i kërkon koha dhe momenti.

     

                            Zemra mbi të cilën nuk ka efekt këshilla

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Ngurtësia e zemrës ndodh prej katër gjërave nëse teprohen: ushqimi, gjumi, biseda dhe shoqërimi me njerëzit.

    Ashtu sikurse nëse sëmuret trupi, nuk bën dobi ushqimi, gjithashtu edhe zemra nëse sëmuret me epshe nuk i bën dobi këshilla.

     

                            Shpirti i namazit

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Namazi ka trup dhe shpirt, trupi është i përbërë prej veprave të dukshme dhe fjalëve, kurse shpirti i namazit është frika, përkujdesja dhe të jetë shpirti i lirë vetëm për All-llahun, subhanehu ve teala. Andaj, sikurse trupi i njeriut nuk ka vlerë pa shpirt, gjithashtu edhe namazi nuk ka vlerë pa shpirt. Nëse namazi lihet pa shpirt është njëlloj si trupi pa shpirt.

     

                            Rruga e udhëzimit

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Rruga më e afërt tek All-llahu, subhanehu ve teala, është:

    Ndjekja e Sunetit dhe të përqëndruarit në të.

    Të kuptuarit se kemi nevojë në çdo çast për All-llahun, subhanehu ve teala.

    Të jetë qëllimi me veprat dhe fjalët tona vetëm për All-llahun, subhanehu ve teala. Nuk është afruar dikush tek All-llahu, subhanehu ve teala, vetëm se me këto tri rrugë dhe nuk është larguar dikush nga All-llahu, subhanehu ve teala, vetëm se me anashkalimin e njërës apo të gjitha këtyre rrugëve.

     

                            Dëshprimi dhe brengosja

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Fatkeqësitë që e godasin shpirtin, si shkaqe, ndahen në dy grupe.

    Ose është për një çështje që ka kaluar e kjo rezulton dëshprim, apo është për një çështje që e pret në të ardhshmen e kjo rezulton me brengosje, që të dyjat janë mangësi dhe dobësi.

    Ajo që ka kaluar nuk largohet me dëshprim, por mr kënaqje, falenderim dhe durim, me besim në caktimin e All-llahut dhe me të kuptuarit dhe të shprehurit e fjalës '' ky është caktimi i All-llahut, All-llahu vepron çka të dojë''.

    Kurse ajo çka  vijon dhe e pret, në të ardhmen nuk latgohet me brengosje por :

    Ose egziston ndonjë mjeshtri që e posedon për ta larguar.

    Ose nuk egziston mjeshtri për ta larguar, atëherë mos të brengoset, por le të përgaditet dhe le t'i merr shkaqet dhe armët prej tevhidit ( njëshmërisë), mbështetjes dhe t'i nënshtrohet tërësisht All-llahut, subhanehu ve teale, dhe të kënaqet me caktimin e All-llahut në të gjitha çështjet e jo të kënaqet vetëm në çështjet të cilat i dëshëron.

     

                            Begatia më e mirë

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Gjëja më e mirë me të cilën All-llahu, subhanehu ve teala, e begaton robin e Tij është udhëzimi. Kurse gjëja me të cilën më së shumti e sprovon njeriun është humbja dhe lajthitja.

    Andaj çdo mirësi është më e vogël dhe më e pavlerë se sa mirësia e udhëzimit dhe çdo sprovim është më i vogël dhe më e pavlerë  se sa sprova e humbjes dhe lajthitjes.

     

                            Leximi i Kur'anit

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Lexim i realt është kuptimi i teksteve, përcjellja dhe ndjekja e përpiktë e Kur'anit, besimi në thëniet e tij, veprimi në thëniet e tij, veprimi me urdhërin e tij, ndalimi nga ndalesat e tij, ecja pas udhëzimeve të tij. Egzistojnë dy lloj leximi të Kur'anit: leximi i thjeshtë i teksteve dhe leximi me kuptim, leximi i teksteve me kuptim është më i vlefshëm se leximi i thjeshtë i teksteve, pra ata të cilët e lexojnë Kur'anin me kuptim , ata janë pronarët e Kur'anit, të cilët kanë lëvdata  dhe urime në këtë botë dhe në botën tjetër, e si të tillë me të vërtetë janë lexuesit e Kur'anit të realtë.

     

                            Pushteti i fjalës

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Pushteti i diturisë është më i fuqishëm se pushteti i forcës, andaj m'u për këtë njerëzit i nënshtrohën argumentit më shumë se sa i nënshtrohen forcës.

    Argumenti i nënshtrohet shpirtit, kurse forcës i nënshtrohet trupi.

    Andaj argumenti e nënshtron shpirtin dhe e udhëheq, e nënçmon kundërshtarin edhe nëse tregon e shfaqë kokëforci dhe kryelartësi, shpirti i tij është i nënshtruar ndaj argumentit dhe është i nënçmuar dhe i mposhtur ndaj pushtetit dhe fuqisë së argumentit. Agumenti është ndihmues i qartë i vetes dhe dallues prej të kotës dhe ngadhënjimtar, fitues dhe mposhtës i së kotës.

     

                            Mbledhësi i të mirave

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

    '' Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira , që porositën njëri -tjetrin t'i përmbahën të vërtetës dhe që këshilluan njëri- tjetrin të jenë të durueshëm.''

    Imam Shafiu thotë:

    '' Po të meditonin njerëzit rreth kësaj sureje, do t'ju mjaftonte.''

    Shpjegimi i kësaj është se egzistojnë katër shkallë, me kompletimin e këtyre katër shkallëve njeriu e plotëson personalitetin e tij.

  1. Kuptimi i hakut ( të vërtetës )

  2. Të vepruarit me të vërtetën.

  3. Të mësuarit e injorantëve.

  4. Durimi në mësimin e të vërtetës, në të vepruarit me të dhe të mësuarit e të tjerëve.                                              ( Surja  ' Asr )

     

    Nevoja për dituri

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Çdokush pos All-llahut është i nevojshëm për dituri, nuk ka ngritja dhe zgjim, përveç se me dituri.

    Nuk u ngritën qiejt dhe toka dhe çka ka në mes tyre vetëm se me dituri.

    Nuk janë dërguar pejgamberët dhe nuk janë zbritur librat vetëm se me dituri.

    Nuk është adhuruar, madhëruar, falenderuar dhe lartësuar All-llahu, subhanehu ve teala, vetëm se me dituri.

    Nuk dihet e lejuara ( hallalli ) nga e ndaluara vetëm se me dituri, gjithashtu nuk dihet vlera e Islamit nga fetë tjera vetëm se me dituri.

     

                            Meditimi në citatet e Kur'anit

     Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Nuk egziton asgjë në këtë botë më e dobishme për zemrën se sa leximi dhe meditimi rreth citateve të Kur'anit. Kjo ishte traditë e të parëve tanë të mirë, e përsëritnin një ajet deri në mëngjes.

    Meditimi gjatë leximit të Kur'anit është dy lloj:

    Meditimi në ajetin për ta kuptuar se çfarë qëllimi ka pasur All-llahu, subhanehu ve teala.

    Meditimi në domethënien e ajetit dhe në atë që i ka nxituar robërit e Tij për të medituar rreth saj.

    E para është meditimi në argumenetet e kur'anore, kurse e dyta është meditimi në argumentet objektive. Andaj Kur'aniështë zbritur për t'u lexuar, medituar dhe për të vepruar, e jo vetëm për t'u lexuar duke u distancuar nga të vepruarit me qëllimet dhe me urdhërat e tij.

     

                            Shenjat e lumturisë

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Shenj e lumturisë është që robi t'i lë veprat e mira pas shpine, kurse mëkatet t'i ketë para syve.

    Shenjë e dëshprimit është të jenë veprat e mira para syve, e mëkatet t'i lë pas shpine.

     

     

                            Dehja nga dashuria e kësaj bote

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Çdo mëkat në këtë botë e ka zanafillën në dashurinë e kësaj bote, mos e harro mëkatin e prindërve të njerëzimit, shkaku ishte ngase donin të mbesin të përgjithmonshëm në këtë botë. Mos harroni mëkatin e shejtanit ( iblisit ), shkaku ishte dashuria për udhëheqësi, dashuria e cila është edhe më e keqe se dashuria e kësaj bote, për shkak të kësaj bëri kufër Firauni, hamani dhe ushtarët e tyre, Ebu Xhehli, populli i tij dhe çifutët.

    Dashuria ndaj kësaj bote dhe udhëheqësisë është shkak kryesor i mbushjes së Xhehnemit. Kurse asketizmi në këtë botë dhe nga udhëheqësia është shkak i mbushjes së Xhenetit.

    Dehja nga dashuria e kësaj bote është më e rrezikshme se dehja nga pirja e alkoolit, ngase i dehuri nga dashuria e kësaj bote nuk kthjellet vetëm se pasi të futet në errsirën e varrit, po të griset perdja e kësaj në këtë botë do të kuptojë realitetin se sa ka qenë i dehur në dashurinë e kësaj bote.

     

                            Largimi i dyshimeve

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Dyshimret janë sinjale që arrijnë në zemër dhe janë pengesë meszemres dhe kuptimit të së vërtetës. Atëherë kur zemra të kupton realitetin e diturisë, nuk kanë efekt dhe as nuk i lënë gjurmë dyshimi.

    Më tha një ditë hoxha i i Islamit, Ibën Tejmiu, pasi që i tregoja për dyshimet e mia të njëpasnjëshme:

    '' Mos e bënë zemrën tënde për dyshimet dhe veset e këqia si sfungjer për t'i pirë, pastaj nuk veson ( spërkat ) vetëm se dyshime, por bëre zemrën tënde si një shishe prej xhami, kalojnë dyshimet nga jashtë dhe nuk qëndrojnë në të, i shikon me çiltërsinë e saj dhe i largon me ngurtësinë dhe fortësinë e saj, përndryshe nëse zemra yte e pranon çdo dyshim e cila kalon, do të shënohet zemra yte në bazë dhe qendër të dyshimeve.''

    Nuk di se më ka bërë dobi ndonjë këshillë për t'i larguar dyshimet sikurse më ka bërë dobi kjo këshillë.

     

                            Namazi

     Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Kontrollo zemrën tënde para se të fillosh me namaz, ngase prezenca në namaz është shkalla e parë e namazit.

    Nëse e don të Adhuruarin, do të ishte prezent zemra jote. Është pyetur Amir ibën Kajsi: A nuk habitesh në namaz ? U përgjegj: E cilët fjalë dhe cilët çështje janë më të dashura se Kur'ani, derisa të jem i angazhuar me të.

    Muslim ibën Jasari nuk lëvizte në namaz derisa u shemb një pjesë e murit të xhamisë, u trishtuan njerëzit të cilët ishin në treg e ai nuk u lëviz aspak.

    Qëndron në namaz me trupin tënd, e ke drejtuar fytyrën kah kiblja, kurse zemrën e ke drejtuar plotësisht në kahje tjetër. Mjerë për ty, nuk meriton ky namaz të jetë mehër për në Xhenet, a nuk meriton të jetë pasuri për të dashurin.

     

                            Atëherë kur të vëresh...

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Atëherë kur të vëresh se në mendjen tënde ndikon dhe lë gjurmë e përkohshmja nga e përhershmja, dije se është deformuar.

    Atëherë kur të vëresh se zemra jote largohet nga dashuria e All-llahut dhe përgaditjes për takimin me Të, dhe vendoset në të dashuria e krijesave dhe kënaqet me të mirat e kësaj bote dhe gëzohet me të mirat e kësaj bote, dije se je në poshtrim.

    Atëherë kur të vëresh se sytë e tu janë tharë nga të rrjedhurit lot prej frikës së All-llahut, dije se kjo tharrje është prej ngurtësisë së zemrës, e zemra më e distancuar prej All-llahut është zemra e ngurtë.

    Atëherë kur të vëresh se shpirti yt largohet prej kënaqësisë me All-llahun në kënaqësinë me krijesat, dhe prej veçimit me All-llahun në veçimin me krijesat, dije se ti nuk vlen për asgjë.

     

                            Armiqtë janë tre

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Kjo botë dhe shejtani (djalli) janë armiq të jashtëm, kurse shpirti ( epshi) është armik të cilin e posedon në gjoksin tënd, ndërsa prej traditës së xhihadit është :

    '' Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush.''

                                                   ( Tevbe: 123 )

    Medito mbi përfundimet dhe rezultatet

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    Kafshët meditojnë në rezultatet, kurse ti, o bir i Ademit, nuk shikon vetëmse çka është prezent. Nuk kujdesesh për ushqimin e dimnit derisa të acarohet ftofti, e nuk kujdesesh për ushqimin e verës vetëm se kur të shtohet vapa. Miza e përdhese e deponon ushqimin prej veres për ditët e dimrit. Shpendët kur të dinë se femra është shtatzane, fillojnë të bartin kashtë për të rregulluar çerdhen ( folenë).

    Vallë, athua çfarë ke vepruar para se të udhëtosh për tek varrezat, a e ke dërguar dhe a e ke rregulluar vendin me kulltukë:

    ''...e kush bëri punë të mirë, ata vetvetes i përgatitën vendin ( Xhenetin ). ''

                                                                                      ( Er- Rrum: 44 )

     

                            Këshilla të shkurta

    Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

    -Xheneti kënaqet me ty me veprimin e obligimeve, kurse zjarrin e largon me largimin nga ndalesat.

    -Po të mbrohej njeriu një çast, nuk do të kishte nevojë për shërim një kohë të gjatë.

    -Pohimi se je i falementuar është realiteti i pasurisë, pranimi se je gabimtar, është goditje e vërtetë.

    -Pasuria më e madhe në këtë botë, të veprosh në çdo kohë atë çka është më primare dhe më e dobishme për Ditën e Kiametit.

    -Nëse frikohesh prej njeriut, trishtohesh dhe largohesh nga ai, kurse nëse i frikohesh All-llahut, kënaqesh dhe afrohesh tek Ai.

    -Ble ( liro) veten tënde, tregu është i hapur dhe të hollat i posedon.

    -Njerëzit dallohen me ambicje dhe vepra, e jo me pamje.

    -Nëse e shikon njeriun duke blerë të lirën (  ndyrën ) me të shtrenjtë dhe e shet të vlefshmen me të nënçmuaren, dije se është i çmendur.

    -Kush mendon se rruga është e gjatë,  e kap plogështia.

    Lutja jonë e fundit është: falenderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi Muhamedin, salallahu alejhi ve selem, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë deri në Ditën e Gjykimit.

     

    P.S. Kërkojmë falje prej lexuesve të këtij libri të cilët një kohë të gjatë nuk kanë mundur ta lexojnë si duhet këtë libër për shkakun se në tekstin e këtij libri dikush nga njerëzit që kanë punuar në futjen e shkrimeve në këtë faqe të internetit, e kanë ndryshuar shumicën e tekstit të këtij libri, me vetëdije apo pa vetëdije, për të cilën gjë din vetëm i Madhi Zot. Ne i lusim lexuesit që të na falin neve që nuk e kemi kontrolluar tekstin më heret. Por lutja jonë e fundit është : Të lusim shumë o i Madhi Zot  që neve që se kemi kontrolluar tekstin dhe atë që i ka bërë ato ndryshime në tekst( pa qëllim) të na falë dhe të na mëshiron me Mëshirën e Tij të pakufishme.

    Më 12.06. 2010                                       Robi i All-llahut, Zotit Fuqiplotë

                                                                           Abdel Wehab