KEND PO E PENGON XHAMIA E MORINES DHE IMAMI I SAJ KASTRIOT DUKA

Shkruan : Shefqet Jashari-Strofci

 

BISMIL-LAHIR-RAHMANER-RAHIM

’’E mos e ngatrroni të pavërteten me të vërteten dhe me vetëdije të fshehni realitetin’’

                                                                                                          Kuran : 2 :42

’’Provokimi( fitneja)është më e rënd se vrasja’’Kur’an : 2 :191

 

’’O besimtarë, nëse u nënshtroheni jobesimtarëve, ata ju kthejnë prapa aty ku ishit ( në kufër) dhe atëherë do të jeni të humbur’’Kur’an : 3 :149

 

Është e njohur se  djalli i mallkuar është nxitësi i të gjitha të këqiave dhe mëkateve që bëhen në tokë. Por pa ndihmen e njerëzëve-djaj, sukseset e  tij  do të ishin të përgjysëmuara.

Kush i përcjellë ngjarrjet në vend dhe më gjërë e ka të qartë se  në vitin që e lam pas,  edhe Kosovën e përlavë një fushatë e egër  kundër fesë Islame nga njerëzit djej, të pafetë,  mushrikët dhe munafikët e Kosovës, që  buronte nga zgafella e   strategëve që kanë për synim luftimin e Islamit në nivel botërorë.

Si rrjedhim i kësaj fushate të egër i Madhi Zot në marsin  e këtij viti i vuari në sprovë Institcionet shtetërore të Kosovës, Bashkësinë Islame të Kosoovës dhe komunën e Skederajtë dhe opionin e gjërë. Fatkeqësishtë të gjithë u treguan të pa aftë në përballimin e kësaj sprove,  dhe si rjedhim i këtij mossuksesi e fituan jo vetëm nga një njollë të zezë në zemër por edhe në ballë, një denim të merituar për të marë mësim njerëzit që dijnë të mendojnë.

Siç dihet e filluan fushaten kundër vajzave që u bënë shembull duke e rrespektuar ligjin e  All-llahut, Zotit Fuqiplotë, për ta vënu  mbulesen.  I dhanë zjarrë fushatës së shpifjeve kundër imamait të nderuar Dr. Shefqet Krasniqit. Dashti Zoti e  nuk ju zëni vend shpifja dhe për një koh të shkurtër u çarmatosën të gjorët. 

Fatkeqësishtë, të njejtat forca e çelën një shtek tjetër të shpifjeve. Këtë radhë filluan ta lehin imamain e nderuar të xhamisë së Morinës, hoxhë Kastriot Duka. Kur e panë se lehjet e tyre nuk po kanë sukses për ta njollosur efendi Duken , komunistët , mushrikët dhe munafikët( dyftyrshat) e Kosovës e vuan në veprim një skenar të ndyrë. Skenarit ia vuan emrin’’peticion i qytetarëve të komnës së Skenderajt’’. Ishte një skenar nga forma dhe përmbajtja tipik stalinisto-enverist.Kërkohej largimi i imam Kastriot Dukës nga  misioni i shenjt-mësues i fesë Islame. Organizatorët e këtij krimi të organizuar  nuk e patën vështirë t’i vejnë nënshkrimet e njerëzve kukulla, të zhveshur nga ndjenjat fetare dhe ndjenjat kombëtare në një letër-leckë. Ky’’dokument’’që i përngjante sallates ruse që i ka kaluar afati i përdorimit dhe kumronte erë të rënd, kishte për synim shpifjen e imamit të nderuar efendi Kastriot  Dukes,  dhe nepërmjet tij ta domtonin  fenë Islame në Kosovë,  që me mëshirën dhe ndihmen e All-llahut, Zotit Fuqiplotë po ringjallet dhe forcohet inshAll-llah.

Fatkeqësishtë u manipulua udhëheqja komunale e Skenderajt, u manipuluan edhe Institicionet shtetrore të Kosovës, por me vetëdije të plotë u futën në këtë skenar të ndyrë persona me përgjegjësi të të lartë të  Bashkësisë  Islame të  Kosovës.

Shtrohet pyetja sa skenare të tilla mund të organizohen në Kosovë,  pasi pati sukses ky skenar pa  kurëfar baze juridike dhe faktike ? Po qe se dikujt i teket të bëjë  peticione të tilla  kundër personave që i udhëheqin Institicionet shtetrore, personave që i udhëheqin  Subjektet politike,  e komunale edhe fetare të Kosovës, a do të vepronin në të njejten mënyrë si vepruan me efendi Kastriot Duken policia e Kosovës ? Policia me siguri do të vepronte shumë më  ashpër, jo kundër qeveritarëve ( edhe në se janë të vërteta akuzat kundër tyre) por kundër organizatorëvetë të peticioneve.

 Shtrohet pyetja ku ishin dhe ku janë ata’’burra’’ që gjatë  ahengjeve të ndryshme e shterin zërin duke mbrojtur idenë-synimin  e Bashkimit kombtarë. Është e ditur se ideja-synimi i Bashkimit kombëtarë nuk mbrohet me fjalë të kota, por mbrohet me punë konkrete siç veproi zotëti Duka. Ai për dhjetë vite punoi me përkushtim për t’ua përmirësuar jeten shpirtërore dhe sociale fshatarëve të Morinës me rrethinë, duke ditur se Kosova si pjesë e Shqipërisë etnike ka përparësi në ndihma. Ndihmat në të holla që i siguroi imami i xhamisë së Morinës nga një shoqatë bamirëse për familjet që rrisin jetimë dhe familje të varfura,  ka mundur t’i shpërndajë në Shqipëri, po të gjykonte siç gjykuan mendjeshkurtërit e Kosovës,  duke ia ndaluar veprimtarinë e tij të çmuar fetare dhe kombëtare me arsyetimin se nuk është’’qytetarë i Kosovës’’. Pse nuk reagoi Këshilli për të drejtat e njeriut ? Pse nuk reaguan institicionet joqeveritare kundër mendjeshkurtëve të Kosovës, që aq shumë na turpruan para qytetarëve të Shqipërisë dhe para opinionit botëror? Kush ka urdhëruar nga kompetentët  e Kosovës për ta lidhur dhe për ta përzanë në Shqipëri hoxhen e nderuar Kastriot Duken, pa pasur as një fakt se ai e ka keqpërdorë poziten e imamit në xhamin e Morines. A thua e ka merituar hoxha i nderuar të veprohet në mënyren më poshtruese kundër tij  institicionet e një’’shteti’’ që pretendon se është shtet ’’demokratik’’, se  është’’shtet ligjorë’’e sllogone të tjera të ngjajshme që skanë të bëjnë me të vërteten ....Ku ishin Organet hetimore që nuk bënë hetime ? Pse u përdor procedura stalinisto-komuniste për zgjedhjen e këtij problemi të shpifur të fshatit Morinë dhe nuk u përdor procedura ligjore për ta gjetur të vërteten. Kjo dëshmon se’’majstorve’’ të peticionit ju kanë munguar faktet. Kjo dëshmon se  edhe personat e caktuar të Institicioneve shtetrore dhe fetare që kanë marë pjesë në përpilimin e shpifjerve për zotëri Duken e kanë pasur të qartë se nuk kanë fakte për shpifjet e tyre. A thua aq shumë e paska’’shkelur’’ ligjin e Kosovës efeni Duka, i cili pas çlirimit të Kosovës, jo kry në veti,  por me pëlqimin e  udhëheqjes së UçK-së së Drenices e ka filluar aktivitetin fetarë dhe humanitar në  Morinë. Punoi efendi Duka me përkushtim për të bërë ndryshime rrënjsore në atë vendbanim dhe më gjërë. Ai u bë shkak (sebep) të ndertohet xhamija në atë vendbanim. Ai u bë sebep që shumë familje të varfëra u ndihmuan nga një shoqatë bëmirëse për ta përballuar skamjen dhe mjerimin që ua solli robëria serbo-jugosllave dhe  kajta për pasuri dhe pushtet e pehlivanëve të Nanosit. Ai u bë sebep që shumë të rinj dhe të reja ta njohin dhe ta adhurojnë siç duhet Krijuesin e tyre dhe Krijuesin e të gjitha krijesave All-llahun, Zotin Fuqiplotë. Me punën që bëri ai  shumë të rinj dhe të  reja e kuptuan se është detyrë mbi të gjitha detyrat ta respektojnë Ligjin e All-llahut të Madhëruar.  Në xhaminë e Morinës shumë xhematë mësuan leximin e Kur’anit- Famëlartë. Shumë vajza dhe vasha për herë të parë e vuan mbulesen për ta quar në vend urdhërin e All-llahut të Lartësuar.

Si nuk turprohen së paku nga vetvetja’’majstorët’’ e këtij krimi të organizuar. A nuk është bërë Kosova’’utrinë katundi’’ kurse kriminelët e të gjitha ngjyrave sillën vërdall kah t’ua don qefi ’’pa ju hyrë as një therrë në këmb’’. Ndërsa hoxha i nderuar Kastriot Duka në vend se t’i ndahet mirënjohje nga Bashkësia Islame dhe komuna e Skenderajt  për punën e tij shumë të suksesshme dhjetvjeqare, dhe të merret  shembull i mirë, nga imamët e xhamijave të Kosovës dhe personalitete e veprimtarë të dalluar, ai  shpifet,  lidhet me pranga, sukur të ishte ai një kriminel që  kishte dhënë urdhër për t’i vrarë personalitet e shquara ( gjatë luftes dhe pas luftes) të Kosovës.

 Duhet ta kenë të qartë’’majstorët’’ e këtij skandali, se nuk e kanë  njollosur imamai i nderuar Kastriot Duka, nuk e kanë  njollosur IslamiN dhe nuk e kanë njollosur idenë –synimin e Bashkimit kombtarë, por ata e kanë njollosur vetveten dhe janë bërë të vdekur për së gjalli.

Le Locle, mars,2010  

Qabja drejtperdrejt

Radio-pendimi-logo

Radio-pendimi-logo