SI TA PËRFORCOJMË BESIMIN ?

Autor : Nebil El-Ived 

Vëllezër të dashur, do të flasim për një temë shumë të rëndësishme, për të cilën njeriu ka nevojë në këtë botë. Fjala është për atë se si njeriu ta forcojë besimin., nga se sipas akides( besimit) së ehli-sunnetit, besimi pakohet dhe shtohet. Mund të ndodhë që njeriut t’i paksohet besimi, e ai të mos e ndien. Kjo ka mundësi të jetë edhe nga shkaku se ai krahasohet me njerëzit për rreth tij që janë me besim më të dobtë se ai. Kështu, ai mendon se ka besim të fortë, ngase i falë tre katër namaze në xhami, kurse të tjerët mezi i falin dy ose tri namaze në ç’mënyrë i krijohet bindja se besimin e ka të fortë. Ose, vjen në namazin e sabahit pas ikametit dhe mendon se me këtë e ka besimin më të fortë se njerëzit tjerë që nuk e falin aspak namazin.

Kjo është një punë me rëndësi shumë të madhe, për të cilën do të flasim më poshtë, megjithatë, fjala jonë nuk do të ketë dobi në qoftëse atë nuk e pason edhe vepra, siç thotë All-llahu( subhanehu ve teala) : ‘’Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tilët janë ata të cilët All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të menqurit.’’( Zumer :18)

Më poshtë po japim ca shembuj të njerëzëve me iman të fortë dhe vepra të shkylqyeshme.

Ebu Bekri(radijall-llahu anhu) hyri në një kopsht të ensarëvedhe e pa nje shpend duke fluturuar. U ul në gjunjë dhe fillojë të qajë. Dikush e pyeti :’’ç’farë ke ?’’. All-llahu të mëshiroftë –tha Ebu Bekri-e pash një shpend që furnizohet në këtë dru, në të cilin dru në fund edhe vdes, pa llogari para All-llahut dhe pa dënim. Ah, sa kisha dëshiruar të isha shpend. Ky është Ebu Bekri i përgëzuar me xhenet.

Transmetohet nga Omeri( radijall-llahu anhu) se Ebu Bekri( R.A.A) çdoher kur falte namazin e sabahut dilte nga xhamia dhe shkonte në një shtëpi jasht Medines. Më tej Omeri(r.a.a) thotë : ‘’Hyra në atë shtëpidhe aty gjeta një grua plakë të kërrusur dhe të verbër të cilën e pyeta :’’Kush jeni ju dhe kush është ai njeri i cili hyn në shtëpinë tuaj çdo ditë’’. Plaka u përgjegj : Unë jam një plakë e krrusur dhe e verbër, ndërsa njeriu që vjen te ne nuk e njoh. Ky njeri na e përgaditë ushqimin, na e pastron shtëpinë, na i lanë rrobat dhe pastaj shkon’’. Omeri( RAA) filloi të qatë dhe tha :’’ I ke ngarkuar halifët që do të vijnë pas teje, o Ebu Beker’’.

Vëllezër, prej tabiinve ishte një dietarë me emrin Hasan EL-Basri. Ky njeri ishte shumë i devotshëm ashtuqë shumë qante. Zemra e tij nuk ishte sikur zemrat tona. Në një rast i pyetur për këtë ka thënë :’’kam frig se po më hudhë All-llahu ( subhanehu ve teala) në zjarr, gjë që nuk e ka aspak vështirë.’’

Dije, vëllau im i dashur, se prej shkaqeve që bëjnë të dobësohet imaniështë edhe ajo se dëgjimi i Kur’anit nuk ndikon në zemrat tona, gjë për të cilën All-llahu( subhanehu ve teala) thotë në Kur’an :’’Besimtarë të vertetë janë ata të cilët kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre, e kur u lexohen ajetet e tij u shtohet besimi.’’( El-Enfalë :2)

Vëllezër, prej muslimanëve të parë kishte njerëz, të cilët kur e dëgjonin ezanin u zbeheshin fytyrat duke marrë abdest, dhe thonin :’’A dini se para kujtë do të qëndrojmë tani në namaz ?’’.

Njëherë i Dërguari ( s.a.v.s) i tha Ibën Mes’udit :’’ Më lexo diç nga Kur’ani ’’. Iben Mesudi u përgjegj :’’A të lexoj unë Kur’an para teje kur ty të është zbritur’’. I Dërguari ( s.s.v.s) tha :’’Dëshëroj të dëgjoj nga të tjerët.’’Atëherë Abdullah ibën Mes’udi filloi të lexojë nga surja En Nisa deri sa arriti në ajetin dyzet e një ku All-llahu ( subhanehu  ve teala) thotë :’’Dhe si do të jetë gjendja e atyre( që nuk besuan) kur Ne do të sjellim dëshmëtarë për  çdo popull, e ty do të sjellim dëshitar mbi ata’’ Kur iben Mes’udi lexoi këtë ajet, I Dërguari e urdhëroi të ndalet. Iben Mes’udi thotë :’’Kur shikova të Dërguarin (s.s.v.s), pashë se atij i rridhnin lotët nëpër fytyrë.’’

Një natë i Dërguari(s.s.v.s) kaloi për rreth disa njerëzve dhe dëgjoi një njeri duke lexuar ajetin e parë të sures  El Gashijeh :’’A të erdhi lajmi për belanë që kaplon( Kijametin) ?, të cilin e përsëriste por nuk mundte ta plotësonte, ngase ky ajet e përkujtonte Ditën e Gjykimit, për çka ndikonte thellë në zemren e tij.

Aisha(radijall-llahu anha) thotë se i dërguari( s.a.v.s) rrinte në sexhde dhe thoshte :’’O Zot pasuesit e mi, o Zot pasuesit e mi dhe qante në vete’’

E pse pra, vëllezër, kjo nuk ndodhë me ne ?!Si duket zemrat tona janë të lidhura vetëm me kënaqësitë e kësa bote dhe nuk i lënë shteg ajeteve të Kur’anit të ndikojnë në to. E si, vëllezër, të ndikojë Kur’ani në zemrat tona, të cilat kur janë në namaz duke lexuar ajetet e Kur’anit, janë të zhytura në hallet e kësaj bote, kurse ajetet flasin për Ditën e Gjykimit ?! Vëllezër, kjo është edhe një shenjë e dobësisë së imanit tonë.

Kur i Dërguari( s.a.v.s) ishte para vdekje, i urdhëroi gratë e tij që t’i thonin  Ebu Bekrit që ta zëvendësojë në namaz. Aisha( radijall-llahu anha) i tha :’’ Ebu Bekri është njeri i ndishëm o i Dërguar i All-llahut dhe qanë shumë kur lexon Kur’an.’’Ebu Bekri, përndryshe,  ishte  njeriu më i mirë pas të Dërguarit( s.a.v.s). Në një rast tjetër Omeri( radijall-llahu anhu) duke ua falut njerëzve në xhami namazin e sabahit, lexoi nga sureja Jusuf deri arriti tek ajeti 86 :’’Unë hidhërimin tim dhe pikllimin tim, ia parashtroj All-llahut.’’Filloi të qajë Omeri( radijall-llahu anhu) e pas tij filluan të qajnë edhe njerëzit që faleshin me të. Kjo ka qenë gjendja e sahabëve të Pejgamberit( s.a.v.s) kur ata lexonin ose  dëgjonin Kur’anin. Ndërsa Ali Ibnu Fudej ibnu Ijadi thuhet se e ka përsëritur një ajet njëzet herë. Gjithashtu Omer ibën Abdulazizi njëherë natën është ngritur për të falë namaz dhe ka lexuar nga sureja Lejl. Kur ka aritur te ajeti :’’Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrintë ndezur fortë’’filloi ta përsëritë suren edhe nuk e plotësonte dot, derisa kaloi në suren tjetër. Ndërsa,  njëri nga muslimanët e parë e ka lexuar fjalën e All-llahut :’’E sikur t’i shihje ata kur janë dalur pranë zjarrit dhe thonë :’’ Ah sikur të ktheheshim...’’pa e plotësuar ajetin vdes.

Ne nuk mund të arrijmë këtë gradë, por duam që njeriu ta ndiejë brendinë e imanit, sepse All-llahu thotë :’’Anuk e di ai kur të nxirret ai që është në varreza. Dhe të tubohet( të dal në shesh) ajo që ishte në gjoksa. E atë ditë, padyshim Zoti i tyre është i njohur hollësishtë për punën e tyre.’’A e di se çfar është ajo në gjoksa ? Ajo është ajo që të ka nxitur të mendosh për të bërë mëkate, është ai mëkat që ti e ka fshehur, që është mes teje dhe All-llahut, siç thotë All-llahu ( subhanehu ve teala) :’’Atë ditë do të ekspozoheni (para Zotit)duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret i juaj.’’( Hakah : 18)

O ju vëllezër, nëse doni ta shihni dobësinë e imanit, shikoni se a ndikon Kur’ani kur e lexoni apo kur e dëgjoni. Vëreni falja e juaj pas imamit a është namaz me frikë ndaj All-llahut, a mendoni rreth leximit të Kur’anit që e dëgjoni siç thotë All-llahu në Kur’an :’’All-llahu shpalli thënien më të mirë, librin e ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here( me këshilla, dispozita)që prej( dëgjimit të tij) rrënqethen lëkurat e tyre.’’

Omer Ibën Abdulazizi njëherë është ngritur natën të falë namaz dhe ka filluar të qajë. Pas tij filluan të qajnë edhe familja e tij, e madje edhe fqinjët e tij. Pas asaj nate, në mëngjes, e pyetën se çfarë ishte ajo që e kishte shtyrë të qajë, në çka ai u përgjegj :’’Lexova ajetin e All-llahut :’’( Si do të jetë gjendja halli) Kur do të ndahen në grup për Xhenet  e një grup për në zjarr ?’’, e unë mendova se cilit grup do t’i takojë, grupit të Xhenetit apo grupit të zjarrit, ndërsa gruaja e tij Fatimja tha :’’Omer Ibën Abdulazizi qante aq tepër saqë mendoja se do t’i dal shpirti dhe kështu vazhdonte deri thirrte ezani i sabahut, e pastaj shkonte në xhami.’’Kjo është gjendja e muslimanëve të parë kur ata  lexonin Kur’an. All-llahu ( subhanehu ve teala) përkitazi me këtë në Kur’an thotë :’’A nuk e studjojnë me vëmendje Kur’anin ? Por jo, ato janë zemra që kanë drynat e vet.’’( Muhammed :24)

O vëllezër, sikur të zbriste Kur’ani mbi kodra, ata do të bëheshim pluhu. Andaj, çka mbatet thuhet për zemrat tona ? Me zemrat tona, thuajse, nuk ndodhë asgjë, ngase i kanë mbuluar mëkatet. Ndodh që muslimanëve u len gjurmë në zemrat e tyre kur t’i lexojnë tregimet e Kur’anit, por kur dëgjon për dënimin e All-llahut nuk frigohet.

Ndërsa besimtari nuk është kështu.. Besimtari kur lexon ajetet që flasin për Ditën e Gjykimit, nga frika e dënimit i rrënqethet trupi, e kur lexon ajetet që flasin për dhuntitë e Xhenetit shpreson në ato dhe prap i rrënqethet trupi. Si duhet të veprojë, psh. Ai që e dëgjon këtë ajet :’’S’ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha’’

Kur i Dërguari( s.a.v.s) ishte në namaz dhe kalonte gjatë leximit të Kur’anit nëpër ajetet që flasin për dënimin e All-llahut, kërkonte nga All-llahu mbrojtje, e kur lexonte ajete që flasin për mëshirën e All-llahut, kërkonte nga mirësitë e Tij.

Ndërsa muslimanin e sotëm, nëse e pyet se çfarë lexoi imami në namaz, nuk e di, ngase gjatë gjithë kohes ka qenë i zënë me jetën e kësaj bote. I Dërguari i All-llahut, Muhamedi sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem)përmend në një hadith një shenjë të njeriut të devotshëm : ‘’Një njeri i cili përmend All-llahun në vetmi, e sytë e tij rrjedhin lot.’’Shikoje tani veten tënde, a je stolisur edhe ti me këtë cilësi të lartë të të devotshmëve, o rob i All-llahut ?!

Po ashtu besimin e dobësojnë edhe mëkatet e shumta, ashtuqë njeriu e bëne »mëkatin pastaj thotèe se do ta shlyej me punë të mira, shikon tërë kohen në televizion, shikon në treg, përgojon dhe harron se ç’thotë All-llahu në Kur’an :’’Dhe vihet libri ( iveprave) e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë :’’Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lëne as (mëkatet) të vogësl as të madh pa e përfshirë ?’’Dhe atë që e vepruan e gjejnë të gatshme- prezente, e Zoti yt nuk i bënë padrejtë askujtë.’’( Kehf :49)

Më e keqja e gjithë kësaj është kur njeriu vepron mëkatin dhe plus krenohet para tjerëve me mëkatin ebërë, duke harruar se i Dërguari( s.a.v.s) thotë :’’Gjithë imeti im është i falur, përveç atyre që i bëjnë mëkatet haptazi.’’ Prej shkaqeve që bëjnë të dobësohet imani është edhe përtacia në ibadete. Prandaj vëllau im, llogarite veten e mos u vono në ibadete, ngase All-llahu ( subhanehu ve teala) të hudh në Xhehennem. Madje, edhepërtacia në ibadete është prej shenjave të hipokrizisë, siç thotë All-llahu ( subhanehu ve teala)kur flet për munafikët :’’E kur ngrihen për namaz, ngriten me përtaci.’’

         Hapat e tua të para në Islam ishin shpresëdhënëse, ngase ti qëndroje duke e lexuar librin e All-llahut, duke e përmendur All-llahun mëngjes e mbrëmje, e tani e ka harruar nga përtacia që të ka kapluar, ke harruar ta përmendësh All-llahun. Ku është ajo përmendja e All-lahut që e bëje më parë dhe çka ndikoi te ti që u ndryshove ? Ti ishe prej atyre që e lexon librin e All-llahut disa orë në ditë dhe e zbatoje Atë në jetën tënde, dhe tani kjo mungon në veprat tua. Vëlla, dije se kjo është nga përtacia dhe dobësimi i besimit tënd. Për ty më parë namazi i natës ishte i pazëvendësueshëm, ndërsa tani namazin e natës e falë vetëm në muajin e Ramazanit.Ti agjëroje çdo të hënë e të enjte rregullisht, e tani nuk e agjëron asnjë ditë në muaj.Vallë a nuk të mungon tërë ajo kënaqësi që e ndije në ato vite të kaluara, a nuk po  heton  asgjë ? Ti më parë kur e shihje një të keqe, e urreje dhe me gjithë zemër mundoheshe për ta larguar, ndërsa tani e sheh të keqen dhe je krejt indiferent, madje bëhesh sikur nuk e sheh. Në lidhje me këtë All-llahu xh.h. në Kur’an thotë : ‘’Ju jeni Umeti më i mirë që i nxerrni njerëzirt ( nga e keqja) i urdhëroni për të mirë, dhe ndaloni nga veprat e këqia, dhe besoni All-llahun.’’ ( Ali Imran ;110)

Ti më parë asnjëherë nuk pajtoheshe me të keqen. Çdoherë mundoheshe atë ta largosh ose të këshillosh për largimin e saj, madje nëse nuk kishe mundësi largoheshe nga tubimi, e tani shpesh ndodhë që që të gjendesh në ato vende ku nuk është i kënaqur All-llahu dhe nuk largohesh prej aty ku bëhet mëkat ndaj All-llahut. Prandaj dije se krejt kjo është rezultat i dobësisë së besimit tënd. Ti sikur ke harruar se Pejgamberi(s.a.v.s)ka thënë :’’Ky është besimi më i dobët.’’A e dini, vëllezër, kush është ky njeri ? Ky është ai i cili kur e sheh një të keqe nuk mund ta largojë as me dorë, e as me gojë, prandaj edhe largohet prej atij tubimi. Kurse, çka mund të themi për atë që është pjesmarrës aktiv i këtyre mëkateve ?!Vëllezër tërë kjo është dobësi e imanit. All-llahu ( subhanehu ve teala) në Kur’an thotë :’’Thuaj :’’A t’ju tregojmë për më të dëshpruarit në veprat e tyre ?Ata janë eprimi i të cilëve u asgjasua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.’’( Kehf : 103-104)

Disa nga muslimanët e parë qanin kur e dëgjonin fjalën e All-llahut, ku i Madhërishmi thotë :’’E nga All-llahu do t’ju prezentohet ç’farë as nuk e paramenduan.’’

Si mund ta shërojmë këtë smundje që është paraqitur në zemrat tona ?E para gjë që duhet të bëshë ti është të kujtosh se jeta e kësaj bote është e shkurtër.Duhet ta dishë se do të vdesëshe do të kalosh në jetën tjetër të përhershme,ku do të përgjigjesh për tërë atë që e ke vepruar në këtë botë.Kujtoje Ebu Derdanë në momentin e vdekjes kur filloi të qajë, duke u thënë atyre që ishin përrreth tij :’’A nuk përgaditet njeriu për këtë çast ?’’.Kurse Ebu Hurejrja ( radijall-llahu anhu) para vdekjes tha :’’Furnizimi është i pakët,ndërsa rruga është e gjatë.’’Nëse ne i përkujtomë këto momente, vëllezër,vallahu do të largohemi nga mëkatet, e nuk do ta kalojmë kohen para televizionit. All-llahu këtë moment na e përkujton në Kur’an kur thotë :’’Jo dhe jo, po kur të arrijë shpirti në gropë të fytit.’’ Mendo vëllau im, se All-llahu në këtë ajet të përkujton për çastin e ikjes kur përreth vetes do t’i kesh fëmijët tu të cilët do të thrrasin :’’Baba, baba, çfar ke pse nuk po përgjigjesh ?’’ Ndërsa ti sheh trupin tënd se si ftohet dhe melekin e vdekjes i cili fillon të ta merr shpirtin. Në se deri në at moment nuk ke bërë namaz, nuk ke bërë punë të mira, nuk je ndalur nga të këqiat dhe nuk je penduar, atëherë do të thuash :’’O Zoti im më kthe në dunja për t’i punuar ato vepra që i kam lënë. Kurse All-llahu ( Subhanehu ve teala)për këtë në Kur’an thotë : ‘’Kur të arrij shpirti në gropë të fytit dhe ai bindet se ai po ndahet, e të poqet kofsha për kofshe, t’i vështirësohet gjendja, atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet’’ Ndërsa i Dërguari( s.a.v.s9 thotë :’’Kujtoni shkatrruesin e kënaqësive të kësaj bote-vdekjen.’’Kjo botë aspak nuk dotë bën dobi në botën tjetër, përveç punëve tua të mira. I Dërguari(s.a.v.s) thotë :’’Kjo botë është e mallkuar dhe çfarë ka në të, përveç përmendja e All-llahut, kërkuesi i diturisë, mësuesi dhe ai që e don All-llahu.’’Pastaj vëllau im,  kujto ditën kur do të dalësh para All-llahut, kujto atë ditë ashtu siç e përshkruan All-llahu në Kur’an :’’Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që e bëri do të dëshërojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë emadhe( e mos ta shoh). All-lahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij...’’(Ali Imran :30). Ndërsa Omeri( radijall-llahu anhu) ka thënë : ‘’Llogaritne vetveten para s etë ju t’ju llogaritet, peshoni veprat tuaja para se të peshohen.’’ All-llahu( Subhanehu ve teala) thotë :’’O ju që keni besuar keni parasyshfrikën ndaj All-llahut dhe le  të shikojë njeriu se çka ka bërë për neser.’’

Vëllezër, çdoherë para se të bini në gjumë dhe pasi ta përmendni All-llahun e ta falni namazine vitrit, ndani veprat tuaja të mira në njërën anë dhe ato të këqiat në anën tjetër dhe peshoni se cila anë e juaja do t’ju peshon më rëndë. O ju robër të All—llahut, mos shkoni në Ditën e Gjykimit  tek All-llahu,  etë ju peshojnë punët e këqia e të jeni prej atyre që thotë All-llahu :’’Të lodhur e të raskapitur, ata do të hyjnë në zjarrin të ndezur fortë.’’ Dhe mos u bën prej atyre, për të cilët All-llahu thotë : Dhe ne u prezentojmë punët që kanë punuar duke i bërë ato pluhur e hi.’’ Për këtë Pejgamberi( sal-lellahu alejhi ve selem) thotë :’’Do të vijnë popujt në Ditën e Gjykimit me punë të mira sa kodrat e All-llahu( suhanehu ve teala) punët e tyre do t’ua bëjë pluhur e hi.’’ Theubani i tha :’’Na i cilëso ata o i Dërguar i All-llahut, ashtuqë mos të bëhemi prej tyre duke mos e ditur.’’Kështu pyetnin shokët e të Dërguarit( Sal-lell-llahu alejhi ve selem),ngase frigoheshin që mos të bëhen prej tyre. Kështu, për shembull, Aliu( radijall-llahu anhu) thotë : Sikur ta dija se All-llahu më ka pranuar një punë time  të mirë nuk do të frikohesha, ngase All-llahu( Subhanehu ve teala) thotë :’’Me të vërtet All-llahu e pranon prej të devotshmëve.’’Pasta, i Dërguari ( s.a.v.s) vazhdoi dhe tha :’’Ata janë vëllezër tuaj nga lëkura sikur ju, marrin nga nata, ashtu siç merrni ju, mirpo kur janë në vetmi i veprojnë punët e ndaluara.’’ Ata e harrojnë fjalën  e All-llahut, i cili thotë : ‘’A nuk e di njeriu se All-llahu atë e sheh ?’’Kështu njeriu do të vijë në Ditën e Gjykimit e do ta shoh Xhehenemin e do t’i përkujtojë mëkatet e veta, për çka All-llahu/ subhanehu ve teala) thotë :’’E vihet në  atë ditë me Xhehenemi, atëherë njeriu do të kujtojë punët e tij, dhe thotë ah sikur të isha parapërgaditur për jetën time’’. Do të vijë njeriu në Ditën e Gjykimit, do t’i sheh mëkatet e veta dhe do të sheh se kush ishte shkaktar për ato, për çka edhe këtu All-llahu(subhanehu ve teala) thotë :’’Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta, dhe do të thotë :’’I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Të Dërguari. O shkatrrimi im,ah të mos e kisha bër »filanin mik ! Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejtë, ai më largoi mua prej saj...’’( Furkan :27)Atë ditë njeriu e kujton shokun e mirë, i cili e ka thirrë në punë të mira, ndërsa ky nuk i është përgjigjur thirrjes. Pastaj, kujton shokun e keq se si ai e ka thirrë nëpuë të këqia e ky ka shkuar pas. O rob i All-llahut, sikur ta kujtoje këtë ditë, do ta shëroje veten nga kjo smundje që ka kapluar gjithë umetin-nga dobësia e imanit. O robi i All-llahut, kujto Ditën e Gjykimit kur do të dalësh para All-llahut i zhveshur ashtu si të ka lindur nëna : dielli të është afruar mbi kokë, ndërsa ti je zhytur në djersë, e All-llahu të thërret : ‘’O filan i biri i filanës, çfar ke përgaditur për këtë ditë ?’’ Atëherë do të marrin melekët dhe do të afrojnë para All-llahut, e ti do t’i përkujtosh të gjitha mëkatet që ke bërë në këtë botë : gjumin që ke bërë në kohen e namazit të sabahut, vonimin e namazit të ikindisë, do t’i kujtosh njerëzit e devotshëm kur të thirrnin në punë të mira, ndërsa ti i refuzoje. Pasta do të kujtosh se gruan dhe vajzennuk e ke urdhëruar të mbulohen, edhe pse njerëzit e mirë ta kujtonin këtë ditë kur ke për ta takuar All-llahun, e Ai nga ti do të kërkojë llogari për këtë vepër. Prandaj, nëse ti me kohë pendohesh dhe bëneë punë të mira, All-llahu të lajmëron se t’i ka falë mëkatet dhe ti kur mendon se je shkatrruar, All-llahu të sihariqon me librin e punëve të mira në krahun e djathtë. E ti, pas kësaj do të thuash :’’lexoni librin tim. Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time.’’Kështu pra, e merr librin tënd dhe lavdrohesh para tjerëve duke u thënë atyre :’’Shihni namazin tim, shihni agjërimin tim, shihni sadakanë time që kam dhënë, shihni haxhin që kam bërë, shihni xhihadin tim që kam bërë, shihni se si i kam urdhëruar njerëzit për punë të mira’’e kështu me radhë.Ky ishte grupi që All-llahu ishte i kënaqur me ta.Por si është halli i atij grupi që All-llahu do të jetë i hidhëruar me ta ? All-llahu për ata dotë thotë :’’kapni dhe vejauni prangat e pastaj futni në Xhehenem.’’Më tej All-llahu në Kur’an tregon hallin e kriminelëve dhe thotë :’’Do t’i sheh kriminelët at ditë me kokë të ulur para Zotit të tyre, do të thonë :’’ Ne kemi shikur dhe kemi dëgjuar, andaj këthena o Zot në dynja, ngase tash jemi zgjuar.’’ Pasha All-llahun, atë ditë njeriu do të dëshëro që të këthehej në këtë botë për të punuar punë të mira, të rri në sexhde sa të jetë gjallë, mirëpo, atë ditë çdo gjë ka përfunduar, atë ditë vlenë vetëm fjala e All-llahut ( subhanehu ve teala) :’’Kapeni dhe vejani prangat, pastaj futeni në Xhehenem me fytyrë, ndërsa zjarri i zi i Xhehenemit do të thotë ;’’A ka ende ?’’Aty do t’i gjejnë shokët e tyre, për të cilët All-llahu në Kur’an thotë :’’Sa herë që hyjnë një grup në të, e mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë në të të gjithë, grupi i fundit i atyre thotë për grupin e tyre të parë :’’Zoti ynë këta (paria) na kanë humbur neve( nga udhëzimi i drjtë) pra shtoja dënimin me zjarr atyre.’’Kështu pra, njeriu do ta sheh shokun e tij nëzjarr e do të thotë :’’O zoti im, ky është ai i cili më ndalon nga rruga e drejtë, ky është ai qëmë pengoi nga namazi, ky është ai i cili më pengoi që të shoqërohem me njerëzit e mirë dhe ky më pengoi nga xhamia. Kështu njeriu do të mundohet t’i arsyetojë mëkatet e veta, por kjo është e kotë. Pastaj All-llahu(subhanehu ve teala) në Kur’an i përshkruan shokët e të Dërguarit ( s.a.v.s) duke thëneë për ta :’’I heqin trupat e tyre prej dyshemeve, duke e lutur Zotin e tyre me frikë dhe em shpresë.’’Shokët e të Dërguarit nuk i merrte gjumi kur e kujtonin Ditën e Ringjalljes, zjarrin, momentin e daljes prej varrit, llogarinë, dënimin dhe shpërblimin. A mundet njeriu ta bëjë  gjumin rahat kur i kujtohen këto ndodhi ? Lidhur me këtë dëgjoni këtë ngjarrje ! Njëherë

I Dërguari( s,a.v.s)kaloi përreth shokëve të tij dhe i pa se ishin habitur duke qeshur. U ndal dhe u tha ;’’Sikur ta dinit ju  atë që e di unë, do të qeshni pak e do të qani shumë.’’ Shokët e tij i ulën kokat e tyre dhe filluan të qajnë. E ne o robër të All-llahut, tërë Ramazanit dëgjojmë Kur’an dhe në zemrat tona nuk ndikon thuajse aspak, ashtuqë as një pikë loti nuk rrjedh. Këto zemra sigurisht i ka mbuluar diçka. O Zot, a thua çfar është ajo që i ka mbuluar ?! Kur’ani në këtë pyetje na përgjigjet dhe thotë :’’ Jo nuk është ashtu, por të këqiat që i punuan zemrat e tyre i mbuluan.’’Kurse,  ne jemi ata që përgadisim xhenazen apo e përcjellim atë, kalojmë pranë varrezave, dhe sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Hasn El Basriu i tha njëherë një njeriu :’’Sikur të ishe në vend të këtij njeriu të vdekur, çfar do të kishe bërë dhe sikur të jepej mundësia për të dalë nga varri çfar kishe vepruar ?’’ Njeriu u përgjigj duke thënë :’’Sikur të dilte ky njeri nga varri, vepren e parë që do ta bënte është falja e dy rekateve namaz.’’Atëherë Hasn El Basriu tha :’’Nëse ai kishte për ta vepruar këtë, atëherë bëre ti para s etë godet ajo që e ka goditur atë.’’O rob i All-llahut, a nuk mendon  në atë që vepron ti për çdo ditë në mëngjes, kur thua :’’Falenderimi i takon All-llahut i cili më ngjalli pasi që isha i vdekur’’ ;a nuk i sheh shokët tu që të cilët i kishe një kohë pranë vetes e tai ata kanë kaluar në botën tjetër ; a mendon se mund të ngrihesh në mëngjes banorë i kësaj bote, e në mbrëmje mund të jesh prej banorëve të ahiretit, apo në mbërëmje të jeshë prej banorëve të kësaj bote, e në mëngjes të ngrihesh me banorët e Ahiretit ? Mos je i sigurtë se kur del nga shtëpia me veturë, do të këthehesh i gjallë në shtëpi ?Jo, jo as mos u mundo të sigurosh veten, bile edhe se t’i dëgjoshkëto fjalë do të dalësh nga ky tubim, madja ndoshta nuk do të keshë fat t’i dëgjosh të gjitha ato që kam për t’i thënë !Prandaj, o rob i All-llahut, pendohu e mos humb shpresen në mëshirën e All-llahut, ngase All-llahu është Falës dhe Mëshirues.

Njëherë një plak i mbështetur në shkopin e tij erdhi tek idërguari( s.a.v-s) dhe tha :’’O Muhamed unë kam shumë mëkate, aq sa sikur t’u shpërndaheshin banorëve të tokës do të shkatrroheshin, andaj a ka pendim për mua ?’’ I Dërguari(s.a.v.s)tha :’’Dëshmo se nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut dhe se unë jam i Dërguar i All-llahut.’’ Plaku dëshmoi se nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut dhe se muhamedi(s.a.v.s) është i dërguar i All-llahut. I Dërguari(s.a.v.s) e lajmëroi plakun se All-llahu( suhanehu ve teala) punët e këqia të tij i kishte shëndrruar në punë të mira. Plaku u habit dhe tha :’’A të gjithë mëkatet janë shëndrruar në punë të mira ?. –‘’Po si jo’’ , ia ktheu i Dërguari, a nuk e ke dëgjuar fjalën e All-llahut kur thotë nëKur’an :’’Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë mëkat të shëmtuar, ose i bëjnë zullum vetes së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre e kush i falë mëkatet përveç All-llahut ? Dhe nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar më parë.’’ Pra prej kushteve të pendimit është që ti të mos këthehesh në mëkatet për të cilat je penduar. I Dërguari(s.a.v.s)thotë :’’Nuk ka njeri i cili bën mëkat e pastraj pastrohet( lahet) dhe falë dy rekatë namaz, duke mos patur dyshim se All-llahu do ta fale atë, e që All-llahu të mos ketë falë atij.’’ Kurse All-llahu thotë në Kur’an :’’Përveç atyre që pendohen, besojnë dhe veprojnë punë të mira, atyre All-llahu ua shëndrron punët e këqia në të mira, e All-llahu është Falës dhe Mëshirues.’’( Furkan : 70)

Prandaj, o rob i All-llahu, pendohu dhe mos e kalo kohen në mëkate, mos e le pendimin për në muajin e Ramazanit apo kur të pensionohesh, apo për në haxhxh, ngase jeta është e shkurtër dhe vdekja është afër teje ! Dhe dije se, All-llahu është i gëzuar me pendimin e robit të tij më tepër se njeriu që e humb deven e tij në shkretirë në të cilën e ka ushqimin dhe ujin. Ky njeri i pesimizuar për jetë shtrihet dhe pret vdekjen, kur paparitmas i hap sytë dhe para vetes sheh deven e tij të mbushur me ushqimin dhe pijen e tij. Çfar mendoni për këtë njeri, sa do të ishte i gëzuar në këtë rast ? All-llahu me robin e tij është edhe më i gëzuar kur ai pendohet. Prandaj, pendohuni se Zoti i juaj është Falës dhe Mëshirues.  

Qabja drejtperdrejt

Radio-pendimi-logo

Radio-pendimi-logo