VEPRIMTARIA E SHOQATËS

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

 '' Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë, as pikëllim..'' (El Bekare : 274)

 '' Mbroni pasurinë duke dhënë zekatin, shëroni të sëmuarit me lëmoshë dhe përballoni sprovat dhe vështirësitë e jetës me dua dhe lutje.'' (Hadis i vërtet)

 ''Me të vërtetë All-llahu i Lartmadhëruar thotë: ''Jep robi im, e Unë do të jap ty.''(Hadis Kursi)

 '' Ai që me sadaka ndihmon të tjerët apo farefisin e afër, All-llahu do t'ia shtoi pasurinë''(Hadis i vërtet)

 Hamdi-adhurimi i takojnë vetëm All-llahut, Zotit Fuqiplotë, ndërsa selamet dhe selavatet e shumta ia dërgojmë Pejgamberit tonë të dashur, Muhammedit (s. a.v.s) 

   Të nderuar vëllezër nga feja dhe gjaku, ju njoftojmë se në saje të zemrës bujare të anëtarëve  të shoqatës, donatorëve shembull, bujarë dhe zemërgjerë, gjatë periudhës  korrik 2007- gusht 2014  u arritën  këto rezultate:

 Viti 2007

 - Me rastin e Fitër Bajramit të vitit 2007  u janë shpërndarë 20 familjeve të varfura të komunës së Prishtinës, Podujevës dhe të Skenderajt  nga 50 FRS për të blerë artikuj ushqimorë. Me këtë rast  një invalidi të luftës të komunës së Istogut,  i cili ishte  në një gjendje të mjeruar sociale dhe shëndetësore i janë dhënë  540 FRS.

 - Me rastin e festës së Kurban Bajramit në komunën e Ferizait janë shpërndarë  1100 FRS për 11 familje  zeqatë, që i ka dhënë familja  S. Mulaj me banim në Bernë.

 

- Për shkaqe shëndetësore i janë ndarë edhe 400 EUR  invalidit të luftës të komunës së Istogut.

 Viti 2008

 - Është bërë meremetimi i  shtëpisë së Ismet Rexhepit, fshati Banjicë,  komuna e   Kaçanikut,  i cili kujdesej për për 7 fëmijët e tij të pa nënë. Për atë shtëpi janë harxhuar  4190 CHF.  Shumicën e punëve i kanë kryer falas mjeshtrit bujarë dhe zemërgjerë.

 - Një anëtarë i Kryesisë(Z.M) i harxhoj 2800 Euro për t’ia meremetuar shtëpinë një bashkëkombasi nga fshati Talinofc i Muhaxherve-komuna e Ferizajit, i cili nuk kishte mundësi ta bënte vet meremetimin e saj. 

 - Këshillit nismëtarë për formimin e Degës së Shoqatës bamirës '' Japim për Zotin'' në Kosovë i janë dërguar 1500 EUR. Ky Këshill,  në mars të  2008 në fshatin Carabreg të Deçanit ua ka shpërndarë 20 familjeve të varfra  artikuj ushqimor në një vlerë prej 1000 EUR, ndërsa  500 ERO i kanë harxhuar për përgatitjet dhe mbajtjen e Kuvendit Themelues të Degës së Shoqatës. Këtij Këshilli i janë dërguar edhe 260 FRS për shtypjen e një libri për nevoja të kursit të mësim-besimit që u mbajtën në disa qendra të komunës së Deçanit

 -  Janë dhënë 1000 FRS, për familjet që ju mungojnë kushtet elementare  për jetesë në Maqedoni nëpërmjet  Shoqatës qytetare'' Shkëndia e mirësisë'' me seli në Shkup (Qair).

 -  Një vëllau nga feja që i vazhdon studimet postdiplomatike në një shtet arab  në emër të bursës i janë dhënë 800 EUR, ndërsa si ndihmë për ta paguar banesën i janë dhënë 1270 FRS.

 - Për vëllezërit tanë që mbetën pa kulm mbi krye në tragjedinë e Gërdecit në Shqipëri u dërguan 1090 FRS.
- Me rastin e festës së Fitër Bajramit (2008) në Prishtinë, Vushtrri dhe Podujevë janë shpërndarë  5311 FRS, në emër të sadakës, vitrave dhe zeçatit. Vetëm në Prishtinë ndihmën prej 50 EUR e kanë marrë 38 familje jetimësh. Në Vushtrri me rrethinë u janë shpërndarë 31 familjeve të varfura dhe familje jetimësh prej 50-100 Euro . Në Podujevë këtë radhë (herën tjetër më shumë inshAllah) u janë shpërdarë 6 familjeve artikuj ushqimor me një vlerë prej 300 FRS.

 - Ish Kryetari i xhamisë së'' IKRA'' të Bernit zotëri Emri Mislimi dhe një anëtar i Shoqatës zotëri Abdul Vehabi për çdo muaj (që nga Fitër Bajrami) po ua japin nga 100 FRS dy familjeve që rrisin jetimë në Prishtinë.

Viti 2009

 -Me rastin e festes së Fiter Bajramit (të vitit 2009-1430/31) u janë shpërndarë 30 familjeve që rrisin jetimë nga një pako me gjëra ushqimore me një vleftë prej 30 eurosh. Po ashtu me këtë rast u janë ndarë edhe 1670 euro për 15 familje që rrisin jetimë nga 50-100 euro. 

 - Është bërë ndërtimi i shtëpisë për tre fëmijët jetimë të Bedri Bytyqit të fshatit Sllovi komuna e Lipjanit, me një vlerë prej 8400 Euro. 

 - Dy familje shpenzuan më tepër se 10.000 euro për ndërtimin e një shtëpie.  Djemt e haxhi Zymber Murselit nga Pleshina, komuna e Ferizajit dhe djemt e Vesel Ollurit nga Ferizaji që punojnë në Zvicër dhe janë anëtarë të Shoqatës duke qenë të njohur  për gjendjen e mjeruar sociale, shëndetësore dhe të banimit  të zotëri  Ekrem Ollurit nga fshati Krojmirë (Krajmirofc) komuna e Skënderajt i propozuan Kryesisë së Shoqatës që të futet në listën e personave që kanë përparësi për ndërtimin e shtëpisë. Po ashtu propozuan që këto dy familjet nga Ferizaji të marrin obligim ndërtimin e kësaj shtëpie. Kryesia duke u mbështetur në të dhëna të dokumentuara i pranoi propozimet e tyre. Më në fund projekti u realizua dhe familja e Ekrem Ollurit para se të filloi dimri hyri në shtëpinë e re. Vlen të theksohet se këta bashkëkombas që e ndërtuan këtë shtëpi edhe dy vitet e mëparshme ishin shembull me punën e tyre në realizimin e disa projekteve të rëndësishme të Shoqatës.

 - Janë shpenzuar për ndërtimin e shtëpisë për 4 fëmijët jetimë (dy të shkolles  fillore dhe dy të shkolles së mesme) të Hasan Zeqirit të fshatit Saraishtë të komunës së Ferizajit 4500 euro  Meremetimi i shtëpisë do të pëfundoi inshAllah në pranveren e vitit 2010.

-Në tetorin e vitit 2009 e goditi një fatkeqësi e rënd familjen e Sadat Zeqirit fshati Sllovi komuna e Lipjanit, i cili mbeti pa kulm mbi kokë pasi që shtëpia mur flakën për shkak të instalimit të vjetruar të rrymës elektrike. Shoqata e ndihmoi këtë familje të varfër, duke ia blerë çeremidet që kushtuan 690 euro. Ndërsa donatorë tjerë të shumtë blenë materialin tjetër ndërtimor. Në fillim të dhjetorit shtëpia u bë gati për banim.
- U ndihmua zonjusha Z. G nga komuna e Pejës me 700 Euro, për të kryer një operacion të vështirë kirurgjik.

 Viti 2010

- Për ndërtimin e shtëpisë së Avni Hotjanit në fshatin Dajkofc të komunës së Roganës janë shpenzuar 7264 Euro të Shoqatës. Kontribuan për ndërtimin e kësaj shtëpie edhe zotërinjtë : Haxhi Adem Deshishku, pronar i ndërmarrjes’’LESNA’’Prishtinë, i cili i  fali dyrtë dhe parketin për këtë shtëpi.

 Zotëri  Fatmir Shaban Dërmaku, pronar i ndërmarrjes’’FATI COM’’, po ashtu  fali  material ndërtimor me një vlerë prej 350 Euro.

  Zotëri Beqir Jashari pronar i firmes ’’Univerzal Elektro’’ e fali materjalin për instalimin e rrymës elektrike me një vlerë prej 245 Eurosh.

 -U shpërndanë në emër të sadakës dhe zekatit 820 Euro  familjeve që rrisin jetimë.

 -U shpërndanë në emër të vitrave 1910 Euro familjeve që rrisin jetim dhe familjeve të varfura.

 -U ndihmuan imamët-hoxhallarët Osman Abazi dhe Sallah Feta me 250 Euro për ta inçizuar në CD Kuranin e Madhëruar, siç ka zbritur (arabisht) dhe  leximi- komentimi  i tij në shqip.

 

Viti 2011

 - I janë dërguar  një hoxhe të  nderuar në Kosovë (M.M.) 1000 Euro për t’ia mundësuar disa parakushte për të kryer detyrën e shenjt të Davetit.

 -Është ndihmuar i riu 16 vjeçar Meriton Fegjri Beka nga Prishtina me 1050 CHF për shërim në një spital të Gjermanisë i cili vuan nga sëmurja e rënd- ,,Leukemia acuta’’.

 -Me rastin e Fitër Bajramit janë shpërnda në Kosovë vitra dhe sadakë me një vlerë prej 2070 Euro.

 -Janë dërguar më tepër se dy ton veshmbathje të përdorshme në Prishtinë, të cilat janë shpërnda në Podujevë, Vushtrri dhe në Fushë-Kosovë, për  njerëz që ju kanë munguar veshmbathja. Për transportin e tyre janë harxhuar 550.-CHF.

 -Më 01.10. 2011 ka filluar nga puna gjellëtorja për t’u ushqyer një numër i caktuar i skamnorëve të Prishtinës dhe punëtorët nga Shqipëria dhe periferia e Prishtinës të cilët dalin në tregun e punës dhe nuk gjejnë punë për të punuar. Gjellëtorja ju ofron një shuajt (dreken) pa të holla për këtë kategori të bashkëkombasëve tanë. Gjellëtorja  gjendet ngjit me Tregun e perimeve në Prishtinë (afër komunës së Prishtinës)

 Shpenzimet për qira të lokalit dhe për rrogat e dy punëtorëve i ka marrë për sipër  Shoqata me seli në Zvicër në një vlerë prej 1350 Euro.  Ndërsa shpenzimet për gjërat ushqimore zarzavate dhe për bukë  i ka marrë Dega e Shoqatës në Prishtinë.

 -Për nevojat e Shoqatës dhe veçmas për nevojat e gjellëtores është blerë një kerr transportues  nga një donatorë zemërgjerë me një vlerë prej 500 euro. (e zbritur 50% nga çmimi real)

 Viti 2012

 -Është blerë  materiali për ndërtimin e shtëpisë së Sabit Idrizit, nga fshati Surqinë, komuna e Ferizajit me një vlerë prej 5000 CHF. Bashkëfshatarët e tij janë zotuar se do t’ia ndërtojnë dhe meremetojnë shtëpinë  pa pagesë.

 -Është dërguar në Prishtinë 1 ton veshmbathje për t’i shpërnda në Podujevë, Vushtrri dhe Fushë-Kosovë. Shpenzimet për dërgimin e tyre i ka marrë për sipër  ‘’Xhamia e Bardh’’ në Aarburg( Zvicër).

 -Janë shpërnda në emër të sadakës dhe të vitrave 1250 CHF në Prishtinë

  Viti 2013

 -Shoqata ka marrë pjesë me 1200 Euro për ndërtimin e shtëpisë së 4 fëmijëve jetimë të Shahide Imeroskes me banim në fshatin Buzallakovë të komunës së Velesit( Maqedoni). Këto të holla i ka dhënë veprimtari i dalluar i Shoqatës Femi Ameti.

-Është në përfundim e sipër shtëpia për 8 fëmijët jetim të Fetah Lutollit,(tetor), të cilët jetojnë me nënën e tyre Kimeten në lagjën,,Kuvajti’’ në Podujevë.  Truallin për atë shtëpi e ka siguruar shoqata bamirëse ,,Devotëshmëria’’, me seli në Podujevë, kurse shoqata,,Japim për Zotin’’ i ka siguruar të hollat për ndërtimin dhe meremetimin e shtëpisë. Për ndërtimin e saj Shoqata i ka harxhuar deri më tani përafërsisht 13.000 Euro.

- Veçmas duhet cekur bujarinë dhe zemërgjerësinë e këtyre donatorëve: Qiftit bashkëshortor Jeton e Lumturije Kqiku, që jetojnë në Unterentfelden të Zvicres, të cilët murën pjesë për ndërtimin e asaj shtëpie me 5100 CHF.

- Pronari i firmës "Murseli Sàrl" Shemshir Murseli me 1000 Chf (jeton në Moudon - CH)

- Pronari i firmës "Ameti Peinture" me 1000 Chf (jeton në Yverdon - CH)

 

Viti 2014

Është bërë meremetimi i shtëpisë së ndërtuar (gjatë vitit 2013) për fëmijët jetimë të Fetah Lutollit. Kontribut të veçantë që kjo familje ta gëzon shtëpinë e re para se të fillonte dimri dhanë këta donatorë të dalluar:  Zotëri Adem Deshishkut, pronar i ,,Lesna’’me seli në Prishtinë, i cili i fali dyert e brendshme dhe e mobiloi kuzhinën dhe dhomat e gjumit me mobile të nevojshme për banim. Zotëri Daut Paçarizi, pronar i ,,Planet enginerg’’, nga Dragobili i Malishevës i fali dritaret dhe dyert e hyrjes për shtëpi që kapin një vlerë prej 2000 Euro. Vëllezërit nga feja të cilët investuan në punët përfundimtare (hapjen e bunarit, rrjetin e rrymës elektrike  dhe kanalizimin) të shtëpisë: Habil Ameti me 1500 CHF dhe  Jeton Kqiku me 1100 CHF.  Më në fund 24 gushti i  këtij viti do të jetë një datë e shënuar për familjen Jupolli, pasi që u bënë pronarë të shtëpisë së re me sallon e kuzhinë,  dhe  tri dhoma gjumi me një banë. 

Kryesia e Shoqatës i falenderon të gjithë anëtarët e dy shoqatave motra ,,Devotëshmeria’’ dhe ,,Japim për Zotin,, si dhe donatorët tjerë zemërgjerë, që kontribuan në shumë mënyre në realizimin e projekteve të lartëshënuara.

 

Viti 2015

Me rastin e festes së Fitër Bajramit, Shoqata i shpërndau 1850 Euro vitra për familjet me nevojnë në komunën e Prishtinës dhe të Vushtrrisë. Dhjet familje janë ndihëmuar me nga 100 Euro, ndërsa 17 familje me nga 50 Euro.  

Shoqata e bëri meremetimin dhe zgjerimin  shtëpisë së gjashtë fëmijëve jetim të Hazir Sadikut nga Prishtina, të cilët jetonin me nënën e tyre Elhame Sadiku në kushte të pa përshtatshme të banimit. Ne arritëm ta bëjmë këtë familje me shtëpi që i plotëson të gjitha kushtet e banimit në saje të ndihmës së Juaj mujore apo vjetore, duke i shpenzuar 7800 Euro. Por edhe ndihma e këtyre donatorëve zemërgjërë na dhanë një ndihëmesë të madhe për ta përfunduar ndërtimin, meremetimin dhe mobilimin e shtëpisë shpejt e mirë para se të fillojnë të reshurat e vjeshtes.

Kështu pronari i ndërrmarrjes së mirënjohur ,,Lesna’’në Prishtinë zotëri Adem Deshishku( Bali ) për këtë shtëpi na i siguroi falas: dyrtë e dritaret e shtëpisë, kuzhinen me elementet e nevojshme, dy ormana, një kauq, tavolinë për TV dhe tavolinë të bukes me një vlerë prej 2500Euro.  Ndërsa djali i tij Bejtushi për sigurimine laminatit dhe bojlerit i hargjoi 325 Euro.

Pronari i Sallonit të mobiljeve ,,GAMA’’në Prishtinë,  zotëri Hysen Shabani, i fali për këtë familje 2 kauqa me një vlerë prej 600 Euro.

Pronari i firmes,,Univerzal-elektro me seli në Prishtinë, zotër Beqir Jashari na i fali dy kreveta me një vlerë prej 200 Euro.

Pronari i firmes ,, Llamarin punues Shemi’’, zotëri Shemsi Ibrahimi, i kreu punimet përfundimtare të kulmit të shtëpisë  me llastër, me një vlerë prej 300 Euro.

Po shpresojmë se edhe gjatë vitit 2016 me ndihmën e Juaj do ta bëjmë me shtëpi një familja që ritë jetim e që jeton në kushte të pa përshtatshme të banimit.

Duke Ju përshëndetur me selam, e lisim Allahun, Zotin Fuqiplotë të Ju shpërblej për ndihmën e juaj të çmuaj, që po e jepni për hirë të Zotit të Gjithdijshëm e Mëshirëplotë. Allahu ju shpërbleftë me të mirat e shumta te kësaj bote dhe të Botës tjetër.

E lusim Allahun, Zotin Fuqiplotë, t’ua shtoj bereqetin dhe t’i shpërblej me të mirat e shumta të kësaj bote dhe të botes tjetër të gjithë anëtarët e Shoqatës dhe donatorët bujarë dhe zemërgjerë ( që nuk ishin anëtarë të Shoqatës) të cilët  na i  besuan ndihmat e tyre ( sadakanë dhe zeçatin) për t’i përdorë në realizimin e projekteve bamirëse të Shoqatës. Po ashtu e lusim të Madhin Zot që t’ua plotësoi të gjitha lutjet, të gjitha dëshirat  bashkëkombasëve tanë që punojnë në  rritjen dhe  forcimin e   Shoqatës me anëtarë dhe  donatorë të rinj.

 


 
  Le Locle, 30. 08. 2014            Kryesia e shoqatës bamirëse,,Japim për Zotin’’

Qabja drejtperdrejt

Radio-pendimi-logo

Radio-pendimi-logo