Disa nga shtepitë e rregulluara nga Shoqata.

Shtëpia si ishtë - Prishtine - 2015
Hyrja e shtëpis - Prishtine - 2015
Banjo - Prishtinë 2015
Pamja pas rregullimit - Prishtinë 2015
Rregullimi komplet i shtëpis - Prishtinë 2015
Banjo e rregulluar - Prishtinë 2015
Ndertimi i një shtëpie në Saraishtë (Ferizaj)
Ndertimi i një shtëpie në Saraishtë (Ferizaj)
Ndertimi i një shtëpie në Saraishtë (Ferizaj)
Ndertimi i një shtëpie në Saraishtë (Ferizaj)
Ndertimi i një shtëpie në Saraishtë (Ferizaj)
Ndertimi i një shtëpie ne Dajkofc (Dardanë)
Ndertimi i një shtëpie ne Dajkofc (Dardanë)
Ndertimi i një shtëpie ne Dajkofc (Dardanë)
Ndertimi i një shtëpie ne Sllovi (Lipjan)
Ndertimi i një shtëpie ne Sllovi (Lipjan)
Ndertimi i një shtëpie ne Sllovi (Lipjan)
Shtëpia duke u ndertuar në Podujevë
Shtëpia duke u ndertuar në Podujevë
Shtëpia duke u ndertuar në Podujevë

Varfëria në Kosovë

SHOQATA BËMIRËSE ''JAPIM PËR ZOTIN'' ORGANIZON AKSION

MBARËKOMBËTARË – TA NDIHËMOJMË NJËRI TJETRIN NË VËSHTIRËSI

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

''Çkado që jepet nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hirë të All-llahut, e çkado që t'u jepet të tjerëve nga pasuria, ajo do t'u kompenzohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju'' (Kur'an 2 : 272)

 

'' Ata që për hirë të All-llahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, për ata nuk ka frikë, ata as që do të brengosen,'' (Kur'an, 2 : 262)

 

Falenderimi  dhe adhurimi i takojnë vetëm All-llahut të Lartësuar, ndërsa selamet dhe salavatet e shumta ia dërgojmë Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit, paqa dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, familjen e tij, as-habët dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.

Besimtarë të sinqertë të Zotit të Madhëruar, bashkëkombas të nderuar, qytetarë të respektuar, burra e gra, djelmosha e vasha, kudo që jetoni në  rruzullin tokësor.

Ju ftojmë të bashkohemi në një nismë të mbarë, në një nismë që ka për qëllim forcimin e solidaritetit dhe ndihmës vëllazërore, vyrtyte këto të  trashëguara  brez pas brezi në kohëra lufte dhe në kohëra paqeje. Shoqata Bëmirëse ''Japim për Zotin'',  ka marrë për detyrë mbledhjen e ndihmave, (sadakasë dhe zeqatit) dhe shpërndarjen e tyre  në të gjitha trojet tona etnike  për jetimë, skamnorë dhe nevojtarë të ndryshëm,  të lodhur e të këputur nga skamja . Po qe se çdonjëri prej nesh që i kemi të ardhura personale mujore,  i japim si ndihmë (zeqatë dhe sadakë)  për jetimë, skamnorë dhe  të varfërit, kudo që gjendin në viset tona etnike e më gjerë, do ta kryejmë një obligim fetar  edhe një obligim kombëtar . Do ta largojmë lotin e jetimëve për një copë bukë apo një  gotë qumsht.  Do t'ua zvogëlojmë brengat të sëmurëve që iu mungojnë barrënat.  Do t'i  gëzojmë familjet që iu mungojnë kushtet elementare të jetesës.

Të nderuar bashkëkombas vëllezër nga gjaku dhe feja, varfëria dhe skamja po e shëmtojnë shqiptarin, po e turpërojnë kombin, po qesin në fund të pusit besimtarin. Ai që e njeh Krijuesin e tij  Zotin Fuqiplotë  dhe pastaj e njeh vetveten nuk guxon të jetë i painteresuar për këtë gjendje në të cilën gjendemi. Fjalën e kanë veprimtarët e dikurshëm të diasporës shqiptare. Fjalën e kanë pasanikët bujarë! Fjalën e kanë të gjithë ata burra, gra, vasha e djemë,  që kanë ndjenja njerëzore. Fjalën e  kanë të gjithë shqiptarët  që nuk kanë hjekë  dorë nga feja dhe kombi. Tjetërsimi nuk i ka hije shqiptarit as besimtarit. Zoti i Lartësuar i shpërbleftë me të mirat e kësaj bote dhe të mirat e botës tjetër donatorët zemërgjërë dhe bujarë që marrin pjesë në këtë aksion mbarëkombëtar .

Ndihmat mujore vjetore apo të kohëpaskohshme, derdhen në llogarinë rrejedhëse të shoqatës bëmirëse ''Japim për Zotin'' , që gjendet në bankën e Zvicrës.

UBS AG
2300
La Chaux-de-Fonds.
Në favor të:  CH02 0024 2242 7581 59M1 R
DONNONS POUR DIEU
Konta: 80-2-2

 

Ose në llogarin që është e hapur në Posten zvicërane :

Association Japim për Zotin,
Numri i kontos: 17-699334-8
Adresa e Shoqatës: Raisins 7,
2400 Le Locle, Suisse

 

Le Locle, shtator 2007                       Kryesia e shoqatës bamirëse '' Japim për Zotin''

Qabja drejtperdrejt

Radio-pendimi-logo

Radio-pendimi-logo