Ndihmë për nderë të Ramazanit

NDIHMË PËR NDERË TË RAMAZANIT

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM
Hamdi-adhurimi i takon vetëm All-llahut të Lartësuar , ndërsa selavatet dhe selamet ia dërgojmë pejgamberit tonë të dashur Muhamedit ( s.a.v.s), paqa, mëshira dhe shpëimi i All-llasahut qofshin mbi të, familjen e tij, as-habët dhe besimtarët që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit. 
Besimtarë të sinqertë të Zotit të Madhëruar
Bashkëkombas të nderuar
Qytetarë të rrespektuar, burra e gra, djelmosha e vasha, kudo që jetoni në rruzullin tokësorë
Ju ftojmë që për nderë të këtij muji të madh, mujit të Ramazanit, të këtij muji të mëshirës –rahmetit, ta tregojmë besimin tonë të sinqertë ndaj Krijuesit tonë, All-llahut të Lartësuar, duke i ndihmuar vëllazërit tanë nga feja që ju mungojnë gjërat elementare për jetesë.
Se çfarë rëndësie i jep All-llahu i Lartësuar ndihmës vëllazërore dhe solidaritetit ndërnjerëzorë shifet në këto ajet të Kur’anit Famëlartë:

”Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut, është si i një kokrre që i mbin shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumfishon ( shpërblimin) atij që dëshëron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet.” ( Kur’an,  2: 261 )

”Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t’i këtheni fytyrat tuaja kah lindja ose përëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, Ditës së Gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmëve, bonjakëve, të vafërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e falë namazin, e jep zeqatin dhe ata kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës.” (Suretu el- Bekare: 177)

Ndërsa pejgamberi ynë i dashur Muhamedi, paqa dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të na këshillon:
”Jepni sadaka, qoftë edhe një kokërr hurme, ngase ajo ndihmon të uriturin dhe e shuan mëkatin, siç shuan uji zjarrin.”
”Nëse të jep All-llahu pasuri, atëherë në ty le të shihet gjurma e dhuntisë dhe nderit të Tij. ”
”Veprat e mira e ruajn njeriun nga pasojat e këqia. Lëmosha që jepet fshehurazi, e zbut hidhërimin e Zotit. Mbajtja e lidhjeve farefisnore, e zgjat jetën. Secila vepër e mirë konsiderohet sadaka. Njerëzit e veprave të mira në këtë botë, do të jenë njerëzit e veprave të mira edhe në botën tjetër. Njerëzit e veprave të këqia në këtë botë, do të jenë njerëz të këqinj edhe në botën tjetër.”
”Zekati (lëmosha)  është pastrues i pasurisë. ”
”Puna më e mirë është të veshësh dhe të ushqeshë nevojtarët dhe të gëzosh besimtarët”
Donatorët zemërgjërë dhe bujarë All-llahu i lartësuar në këtë botë ua shtoftë bereqetin, u dhashtë shëndet, paqë shpirtërore dhe përfundim të mirë,  kurse në botën tjetër në Ditën e Gjykimit, u shpërbleftë me  gjenetet e Tija të begatshme!
Shoqata bamirëse ”Japim për Zotin” do t’i shpërndajë ndihmat e juaja para festës së Fitër Bajramit, dhe pastaj do të njohtoheni se ku janë shpërndarë dhe kujt ju kanë dhën ato ndihma.

Le Locle, shtator, 2008     Kryesia e shoqatës  bamirëse ” Japim për Zotin”