PËRSHËNDETJE DREJTUAR KUVENDIT THEMELUES TË SHOQATËS BËMIRËSE ”JAPIM PËR ZOTIN”
BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM
Hamdi-adhurimi i takon vetëm të All-llahut të Lartësuar, e kursesi krijesave të tij, ndërsa selavatet e shumta ia dërgojmë vules së pejgamberëve, Muhamedit, paqja, mëshira dhe shpëtimi i All-llahut të Lartësuar qofshin mbi të, familjen e tij të nderuar, as-habët dhe të gjithë ata besimtarë dhe besimtare që e ndjekin Rrugën e tij deri në Ditën e Fundit..
Të nderuar pjesmarrës të këtij Kuvendi, vëllezër nga feja dhe gjaku, eselamu alejkum ve rahmetullah (paqa, mëshira dhe bekimi i All-llahut qoftë mbi ju)
E falënderojmë All-llahun e Lartësuar dhe Fuqiplotë, që e bëri caktim t’ia vejmë themelin Shoqatës Bëmirëse ”Japim për Zotin”, në La Chaux de- Fonds, në këtë Qendër të bukur të grave muslimane të Zvicrës. Shpresojmë se kjo Shoqatë me ndihmën e All-llahut të Lartësuar, me punën e muslimanëve të vyer e të devotshëm, me zemren bujare dhe dorës së shtrirë për ndihmë vëllezërore, të të gjithë muslimanëve, do të luajë rol me rëndësi në gjithë hapësirën tonë kombëtare, si fazë e parë e veprimtarisë së saj. Ndërsa si fazë e dytë, kjo Shoqatë do të luaj rolin që i takon në gjithë globin tokësorë, për t’i çuar në vend Urdhërat e All-llahut Fuqiplotë dhe amanetin e këshillat e Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit (s.a.v.s).
I falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit e këtij Kuvendi, që për hirë të All-llahut të Gjithëmshirshëm, sot po ia bëjmë nga një argat Shoqatës në formim e sipër.
Shpresojmë se i Madhi Zot , do të na e paguajë me të mirat e Tija të shumta dhe të pa shterrshme, si në këtë botë si në botën tjetër për kohën, mundin dhe sadakanë dhe zeqatin që do t’ia japim kësaj Shoqate, për t’ua shpërndar njerëzve që më së shumti kanë nevojë për ndihmë vëllazërore.
Veçmas, në emrin tim dhe të këtij Kuvendi, e falënderojmë Kryetarin, Kryesinë dhe xhematin e Xhamisë së Le Locles, që e muarën përsipër organizimin e këtij Kuvendi. Na i plotësuan të gjitha kushtet, që sot t’ia vejmë themelet kësaj Shoqate.
E lus All-llahun Fuqiplotë e të Githëdijshëm, që Xhaminë e Le Locles ta bëjë vend bashkimi për imamët, kryesitë dhe xhematin e të gjitha xhamiave dhe të gjithë muslimanëve të Zvicrës.
Të jemi shembull edhe për mësuesit e fesë dhe xhematin e xhamiave tjera në gjithë hapësirën tonë kombëtare. Të jemi shembull për myslimanët e gjithë rruzullit tokësorë.
E lusim All-llahun e Lartëmadhëruar, Zotin e njerëzëve, Sunduesin e njerëzëve, të Adhuruarin e njerëzëve dhe Furnizuesin e të gjitha krijesave, të na udhëzojë dhe të na ndihmojë, që të gjitha shërbimet dhe ndihmat që i bëjmë ndaj njëri tjetrit, t’i bëjmë vetëm për hirë të Tij. Pra, edhe këtë punë që po e bëjmë sot, për formimin e Shoqatës Bëmirëse ”Japim për Zotin”, ta bëjmë vetëm për hir të Madhërisë, Dijes dhe Fuqisë së Tij të pa kufishme.
E lusim All-llahun e Lartësuar dhe të Gjithëdijshëm, që kjo Shoqatë të rritet e të forcohet në gjithë hapësirën tonë kombëtare, si dhe në diasporë. Të përhapet edhe në të gjitha vendet e botës ku ka muslimanë, për t’u bërë Shoqata më e fuqishme në rruzullin tokësor.
Shoqata, për hirë të Zotit të Gjithëmëshirshëm do t’i ndihmojë njerëzit novojtarë, pa dallim kombi, ngjyre e feje. Do ta ndihmojë fenë e vetme të pranuar nga All-llahu i Lartëmadhëruar, Islamin, dhe do t’i ndihëmojë muslimanët e gjithë botës për ta ndjekur Rugën e Tij të Drejtë, Rrugë kjo, e vetmja, që njerëzit do t’i bëjë të suksesshëm dhe të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër.
Le Locle, 24. 06. 2007. Në emër të Këshillit Themelues të Shoqatës Bëmirëse ”Japim për Zotin” Shefqet Jashari-Strofci.