DONATORËT QË U BËNË SHEMBULL ME BUJARINË E TYRE
BISMIL-LAHIR-RAHMANIR- RAHIM
”S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek All-llahu është shpërblim i madh.” ” Andaj, sa të keni mundësi, ruhuni prej dënimit të All-llahut, dëgjoni, respektoni dhe jepni për të mirën tuaj, e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të tillët janë të shpëtuarit.” (Kur’an, 64: 15-16)
” Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut, është si i një kokrre që i mbin shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumfishon (shpërblimin) atij që dëshëron, All-llahu është Bujar i madh, i di qëllimet.” (Kur’an, 2: 261)
” Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe e japin zeqatin, rrespektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshiroi All-llahu. All-llahu është Ngadhënjys, i Urtë” (Kur’an, 9 : 71)
Pejgamberi (s.a.v.s) paqa, bekimi dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të thotë: ”Besimtarët në marrëdhëniet mes tyre, në mëshirë, dashuri e miqësi janë si një trup, e nëse sëmuhet një organ edhe pjesët tjera të të trupit shqetësohen dhe mbarë organizmi vuan nga dhembjet, pagjumësia dhe ngritja e temperaturës.”
Elhamdulilah o i Madhi Zotë që në mesin tonë ende ka besmtarë të devotshëm të cilët për hirë Tënden jepin më të dashuren e tyre-pasurinë, për ta fituar të këndshmen-Xhenetin Tënd. Elhamdulilah o Mëshirues i të gjithë Mëshiruesëve, që me Mëshirën dhe Ndihmën Tënde i bëre sebep këta donatorë dhe shumë të tjerë për t’i gëzuar tri familje që jetonin në kushte shumë të vështira dhe të papërshtatshme për banim. Me sadakën dhe zeqatin e tyre dhe ndihmen e pakursyet të anëtarëve të Shoqatës u ndërtuan tri shtëpia ; u gëzuan tri familje ; u gërzuan shumë jetima ; u gëzuan shumë robë Tuaj që kishin nevojë për ndihmë vëllazërore. Ty të falenderojmë o Allahu jonë që bëre caktim që shoqata bamirëse ‘’Japim për Zotin’’ t’i mbledhi ndihmat e robve Tuaj të devotshëm, të cilët me punën e tyre u bëne shembull dhe inshAllah do të jenë edhe në të ardhshmen shembull siç ishin dhe janë shembull shokët e Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit (s.a.v.s) Të nderuar bashkëkombas me siguri Shoqata nuk do të arrinte t’i ndërtonte tri shtëpiat e planifikuara vetëm me ndihmën e anëtarëve të saj. Por Ndihma dhe Mëshira e All-llahut, Zotit Fuqiplotë, bëri që Shoqatën ta ndihmojnë këta burra e shumë të tjerë, që në këtë rast nuk po i përmendim (shumica prej tyre nuk ishin anëtarë të Shoqatës) :
1) Arqitekti Muhamed Morina, jeton dhe punon në Prishtinë. Shoqatën e ndihmoi me 5250 Euro.
2) Haxhi Shemshir Murseli, punon dhe jeton në Zvicër. Pronar i ndërmarjes ’’MURSELI SARL’’ e cila merret me zdruktari dhe ndërtimin e kulmeve të shtëpiave. Në vitin që shkoi e ndihmoi Shoqatën me 6150 FRS.
3) Haxhi Xhafer Murseli, jeton dhe punon në Zvicër, në vitin që shkoi Shoqatën e ndihmoi me 3100 FRS
4) Zotëri Zeqir Murseli, jeton dhe punon në Zvicër, në vitin që shkoi e ndihmoi Shoqatën me 2200 FRS
5) Haxhi Mexhit Olluri, jeton dhe punon në Zvicër, Shoqatën e ndihmoi me 2050 FRS
6) Zotrinjët Zeqir Mjeku & Me vëllazër, pronarë të Ndërrmarjes ndërtimore,,Albani’’ ia falën Shoqatës 1250 Euro. Për ndërtimin e shtëpisë së fëmijëve jetimë të Bedri Bytyqit i muar vetëm 1000 Euro për t’i paguar mjeshtrit. 1250 Euro nuk i muar.
7) Zotërinjët Sabit dhe Xhavit Olluri pronarë të firmes ‘’OLLURI’’, Bibaj-Ferizaj, ( merret me riparimin e bandashve të aluminit për vetura) ia falën Shoqatës nga 1000 Euro.
8) Zotëri Tahir Maloku, pronar i Ndërrmarrjes ’’FITORJA’’ Prishtinë-Ferizaj, fali materjal ndërtimor me një vlerë prej më tepër se 1200 Euro.
9) Zotëri Adem Deshishku, pronar ndërrmarrja ’’LESNA’’ Prishtinë, I fali dyrtë dhe dritaret për dy shtëpiat e ndërtuara për fëmijët jetim të Bedri Bytyqit, Sllovi- Lipjan dhe të Hasan Zeqirit, Sarajishtë- Ferizaj. .
10) Zotëri Hysni Kastarica, pronar i NTPSH ’’FILIZI’’ Prishtinë-Vushtrri, fali material ndërtimor me një vlerë prej 572 Euro.
11) Zotëri Ismet Krasniqi, pronar i NTPSH ’’PËRPARIMI’’Prishtinë, fali materjal ndërtimor me një vlerë prej 356 Euro.
12) Zotëri Fatmir Shaban Dermaku, pronar i NTP ’’FATI COM’’ Prishtinë, fali materjal ndërimor me një vlerë prej 350 Euro.
13) Zotëri Beqir Jashari, pronarë i ndërmarrjes ’’UNIVERZAL ELEKTRO’’ Prishtinë, fali materjal për instalimin e rrymes elektrike në një vlerë prej 345 Euro.
14) Zotëri Blerim Troni, pronar i NTPSH ’’JEHONA’’ Fushë Kosovë, fali materjal ndërtimor me një vlerë prej 260 Euro.
15) Zotëri Basri Sopjani, pronar i NTPSH ’’ARAGONIT’’ Prishtinë, fali matrjal ndërtimor me një vlerë prej 147 euro.
16) Zotëri Ismail Brajshori, pronar i firmes ’’MATEXS’’ Prishtinë, fali elementet e kuzhinës me një vlerë prej 170 Euro.
17) Zotëri Nexhip Raçi, pronar i NTPSH ’’SHPËTIMI’’Prishtinë, fali materjal ndërtimor me një vlerë prej 135 Euro.
18) Zotëri Muhamed Blaçkori, pronar i firmes ’’BESHOLLI COMERCE’’ Prishtinë, fali pllaka të kuzhinës me një vlerë prej 124 Euro.
Ne e lusim të Madhin Zotë që t’i shpërblejë me të mirat e shumta të kësaj bote dhe të botës tjetër të gjithë ata që burra dhe ato gra, djem dhe vasha që për hirë të All-llahut të Lartësuar ndihmojnë jetimët dhe nevojtarët e ndryshëm me të vetmin qëllim që Mëshiruesi i të gjithë mëshiruesëve të jetë i kënaqur me ta.
Le Locle, 02.09.2011
Kryesia e Shoqatës bamirëse ‘’Japim për Zotin’’