Si të bëhem anëtar

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit !

KUSH MUND TË BËHET ANËTAR I SHOQATËS BËMIRËSE ”JAPIM PËR ZOTIN”

Besimtarë të sinqertë të Zotit të Madhëruar ! Bashkëkombas të nderuar ! Qytetarë të respektuar, burra e gra, djelmosha e vasha, kudo që jetoni në  rruzullin tokësor ! Hamdi (falenderimi) dhe adhurimi i takojnë vetëm All-llahut, Zotit të botëve,   Krijuesit, Sunduesit dhe Furnizuesit të të gjitha krijesave, ndërsa selamet dhe selavatet e shumta i takojnë Pejgamberit tonë të dashur Muhammedit (paqa dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të.) Të nderuar  vëllazër nga feja dhe gjaku, ju njoftojmë se me dëshirën dhe caktimin e All-llahut të Lartësuar  u formua në La Chaux-de Fonds të Zvicrës Shoqata bëmirëse ” Japim për Zotin”,  Shoqatë kjo e ndërtuar në baza Islame dhe kombëtare, qëllimi i së cilës është t’u ndihmohet njerëzëve për ta kryer njërin nga detyrimet e rëndësishme që na i ka bërë obligim  All-llahu i Lartësuar, siç është  dhënia e  zeqatit dhe sadakasë (lëmoshës) për njerëzit nevojtarë,  siç janë jetimët, të varfërit, skamënorët etj. All-llahu në Kur’anin Famëlartë për këtë çështje thotë:

 ”…Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hirë të All-llahut, e çkado që t’u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t’ju kompenzohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju”.  ( El-Bekare, 272).

 ” Ata të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bëjnë koprraci, në ditën e Kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashigim qiejt dhe toka, All-llahu është  i njohur mirë me atë që veproni” (Ali Imran, 180).

Ndërsa Pejgamberi i Zotit , Muhamedi,  paqa, mëshira  dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të,  na këshillon :  ” Ai që me sadaka ndihmon të tjerët apo farefisin e afërt, All-llahu do t’ia shtoi pasurinë !…”.  ”Secilën ditë kur zgjohen njerëzit, zbresin dy melek, prej të cilëve njëri thotë:  ” O Zoti ynë, kompenzoja pasurinë atij  që jep”, kurse tjetri thotë: ”O Zoti ynë, shkatrroja pasurinë atij që nuk jep ! ” ”Ai që vazhdon të japë sadaka i shtohet rrisku dhe i pranohen duatë ! ”. ” Ashtu siç e shuan uji zjarrin, ashtu i zhduk sadakaja gjynahet ! ”  ”Bujari është afër All-llahut, Xhenetit, dhe njerëzëve, kurse koprraci ndodhet larg All-llahut, Xhenetit dhe njerëzve dhe afër Xhehenemit ! ”. ” Shëroni të sëmuarit tuaj me sadaka ! ” Të nderuar bashkqytetarë, vëllazër nga gjaku dhe feja, ajetet dhe hadiset e cituara më lartë na bëjnë me dije se All-llahu i Lartësuar pasi na i ka dhënë të gjitha këto të mira që i kemi, na detyron  ta japim zeqatin dhe sadakanë (lëmoshën), për jetimët, të varfurit,  të smuarit dhe  nevojtarët e ndryshëm. Po qe se nuk e kryejmë këtë obligim Zoti i Gjithëdijshëm mund të na na i humbë këto të mira që na i ka dhënë. Por dënimi do të jetë edhe më i madhë në botën tjetër. Inshalla e meritojmë mëshirën e All-llahut të Lartësuar  që ai dënim  të mos na prekë  neve që do ta kryejm këtë detyrë ! Ne si anëtarë të Shoqatës bëmirëse ” Japim për Zotin”  do ta japim zeqatin dhe sadakanë (lëmoshën), dhe nga të tjerët të njëjtën gjë do ta kërkojmë. Çdo njëri që i jep 20 Frs. në muaj si sadakë,  apo e paguan zeqatin sipas rregullave të Sheriatit nëse e ka obligim,  ai do të jetë anëtar i Shoqatës.  Ai i cili jap më shumë se 20 frs si ndihmë (lëmoshë) në muaj, e jep zeqatin nëse i takon dhe punon në rritjen dhe forcimin e Shoqatës është anëtar i përkushtuar i Shoqatës. Edhe të tjerët që nuk kanë mundësi të japin për çdo muaj por japin sipas mundësisë,  kohë pas kohe, është anëtar në përgaditje e sipër i Shoqatës. Të gjitha ndihmat do të dërgohen ku ka më së shumti nevojë në të gjitha viset etnike shqiptare, e më gjërë, nëpërmjet shërbimit bankar apo postal, dhe nëpërmjet atij shërbimi do t’u jipen personave apo familjeve që i kanë plotësuar kushtet për ta marrë ndihmën. Se sa do të jetë e suksesshme kjo Shoqatë varet prej punës së çdo anëtari të Shoqatës, sepse All-llahu i Lartësuar nuk ia humb mundin askujt, por mvaret edhe prej dorës së gjymert të  njerëzëve bujarë e zemërgjërë,  të cilët nga pasuria e tyre që u ka dhënë All-llahu i Lartësuar e japin një pjesë të saj,  për të qenë i kënaqur me ta Zoti i botrave, i cili është i Gjithëdijshm dhe Fuqiplotë. 

Le Locle, Gusht 2007                              Kryesia e Shoqatës bëmirëse “Japim për Zotin”