Anëtarsimi

KUSH MUND TË BËHET ANËTAR I SHOQATËS BAMIRËSE ”JAPIM PËR ZOTIN”

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

”Ata të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bëjnë koprraci, në ditën e Kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashigim qiejt dhe toka, All-llahu është  i njohur mirë me atë që veproni” (Ali Imran, 180).

”Ai që me sadaka ndihmon të tjerët apo farefisin e afërt, All-llahu do t’ia shtoi pasurinë !…”.( Hadis sahi)

”Secilën ditë kur zgjohen njerëzit, zbresin dy melek, prej të cilëve njëri thotë:  ” O Zoti ynë, kompenzoja pasurinë atij  që jep”, kurse tjetri thotë: ”O Zoti ynë, shkatrroja pasurinë atij që nuk jep ! ”( Hadis sahi)

”Ai që vazhdon të japë sadaka i shtohet rrisku dhe i pranohen duatë ”.

Hamdi (falenderimi) dhe adhurimi i takojnë vetëm All-llahut, Zotit të botëve,   Krijuesit, Sunduesit dhe Furnizuesit të të gjitha krijesave, ndërsa selamet dhe selavatet e shumta ia dërgojmë Pejgamberit tonë të dashur Muhammedit , paqa,  mëshira dhe shpëtimi i  All-llahut qofshin mbi të, familjen e tij, as-habët dhe bsimtarët që e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.

Bashkëkombas të nderuar 
Të nderuar  vëllazër nga feja dhe gjaku, ju njoftojmë se me dëshirën dhe caktimin e All-llahut të Lartësuar  u formua në La Chaux-de Fonds të Zvicrës Shoqata bëmirëse ” Japim për Zotin”,  Shoqatë kjo e ndërtuar në baza Islame dhe kombëtare, qëllimi i së cilës është t’u ndihmohet njerëzëve për ta kryer njërin nga detyrimet e rëndësishme,  që na i ka bërë obligim  All-llahu i Lartësuar, siç është  dhënia e  zeqatit dhe sadakasë (lëmoshës) për njerëzit nevojtarë,  siç janë jetimët, të varfërit dhe nevojtarë të ndryshëm. 
  Të nderuar bashkqytetarë, vëllazër nga gjaku dhe feja, ajetet dhe hadiset e cituara më lartë na bëjnë me dije se All-llahu i Lartësuar pasi na i ka dhënë të gjitha këto të mira që i kemi, na detyron  ta japim zeqatin dhe sadakanë (lëmoshën), për jetimët, të varfurit,  të smuarit dhe  nevojtarët e ndryshëm.
Po qe se nuk e kryejmë këtë obligim Zoti i Gjithëdijshëm mund të na na i humbë këto të mira që na i ka dhënë. Por dënimi do të jetë edhe më i madhë në botën tjetër. Inshalla e meritojmë mëshirën e All-llahut të Lartësuar  që ai dënim  të mos na prekë  neve që do ta kryejm këtë detyrë .
Ne si anëtarë të Shoqatës bëmirëse ” Japim për Zotin”  do ta japim zeqatin dhe sadakanë (lëmoshën), dhe nga të tjerët të njëjtën gjë do ta kërkojmë. Çdo njëri që i jep 20 Frs. në muaj në emër të  sadakës dhe  e paguan zeqatin sipas rregullave të Sheriatit nëse e ka obligim,  ai do të jetë ANËTAR I SHOQATËS
Ai i cili jap më shumë se 20 FRS si ndihmë (sadakë) në muaj, e jep zeqatin nëse i takon dhe punon në rritjen dhe forcimin e Shoqatës është ANËTAR I PËRKUSHTUAR I SHOQATËS
Edhe të tjerët që nuk kanë mundësi të japin për çdo muaj por japin sipas mundësisë, kohë pas kohe janë ANËTARË NË PËRGADITJE E SIPËR TË SHOQATËS
Të gjitha ndihmat do të dërgohen ku ka më së shumti nevojë në të gjitha viset tona  etnike e më gjërë, nëpërmjet shërbimit bankarë apo postal, dhe nëpërmjet atij shërbimi do t’u jipen personave apo familjeve që i  plotësuar kushtet për ta marë ndihmën.
Se sa do të jetë e suksesshme kjo Shoqatë varet prej punës së çdo anëtari të Shoqatës. Po qe se anëtarët e saj punojnë me ” Sistemin e Treshit,” që don të thotë, se  çdo anëtarë i Shoqatës e forcon Shoqatën me dy anëtarë të ri, ( nga rrethi familjarë apo rrethi shoqërorë), dhe kështu vepron çdo anëtarë, numri i anëtarëve do të rritet shpejt. Kurse ndihmat ( sadaka dhe zeqati), në saje të dorës së shlirë të të gjymertve,  që gjithmonë janë zemërgjërë dhe bujarë do të shtohen e shumohën. 
Por mbi të gjitha puna që bëhet për hirë të All-llahut, Zotit Fuqiplotë, ka bereqet.
Prandaj të nderuar anëtarë të Shoqatës ta keni ndërmend se të bëhesh anëtarë i kësaj Shoqate është nderë dhe privilegjë.  Se  punohet në Emër të Zotin për të qenë i kënaqur Zoti me ty e me punën tënde. Pra po e kryen një punë që te All-llahu ka vlerë, se nuk po kërkon shpërblim prej askuj në këtë tokë, duke ditur se askush më mirë dhe më shumë nuk paguan se All-llahu i Lartësuar. Zoti i të gjitha  botrave.

Le Locle, Gusht 2007                      
Kryesia e shoqatës bamirëse
   ,, Japim për Zotin”