Reshadi dhe Tefiku
Reshadi dhe Tefiku ishin shokë. Gjyshja e Reshadit banonte në të njëjtin rreth me familjen e Tefikut. Ata kalonin shumë kohë së bashku, sepse Reshadi kalonte pushimet e dimrit dhe të verës tek gjyshja e tij çdo vit. Simestrit të parë po i vinte fundi. Të gjithë nxënësit i kishin marrë dëftesat dhe Tefiku dhe shokët e tij filluan të shijonin pushimet. Por, ngaqë moti ishte i ftohtë, ata nuk rrinin edhe aq përjashta gjatë ditëve të para të pushimve. Megjithatë, ata dilnin ndonjëherë, shiheshin me shokët, luanin lojra të ndryshme, edhe pse për një kohë të shkurtër. Po ashtu, ndonjëherë, ata takoheshin në shtëpinë e njërit prej shokëve dhe bisedonin duke ngrënë ëmbëlsirat që kishte pregatitur e ëma e shokut. Por, ndonëse kishte kaluar një javë, Tefikut nuk ia kishin zënë sytë Reshadin. Pyeti për të shokët e tjerë mos e kishin parë. Ata thanë të gjithë se nuk e kishin parë qysh ditën e fundit të shkollës. Tefiku mendoi se ai ndoshta nuk dilte përjashta sepse ishte shumë ftohtë, ndonëse e dinte se, zakonisht ai dilte edhe po të binte dëborë, sepse Reshadit i pëlqente shumë të luante në dëborë. Kështu, vendosi ta merrte në telefon. Sapo hyri në shtëpi, u drejtua për nga telefoni dhe mori në shtëpinë e gjyshes së Reshadit. Në telëfon u përgjigj gjyshja e tij që ia njohu menjëherë zërin. -“Nuk e kam parë Reshadin qysh kur mbaroi shkolla,” -i tha Tefiku. -“Isha i shqetësuar. Mendova të vija dhe ta takoja nesër, por vendosa të marr në telefon më parë.” Gjyshja e Reshadit i tregoi se ai nuk kishte ardhur fare të rrinte atje sepse ishte i sëmurë. E ishte zënë gripi keq dhe duhet t’i kalonte pushimet në shtrat, duke pushuar. -“Ja, të të jap numrin e tij,” -tha ajo. -“Ai do të kënaqet shumë kur të ta dëgjojë zërin.” Tefiku e mbajti shënim numrin dhe e mori në telefon në çast. U përgjigj nëna e Reshadit. -“Reshad! Po të merr shoku yt, Tefiku,” dhe ia dha telefonin Reshadit, i cili ishte shtrirë në dhomën e tij të gjumit. Reshadi e mori telefonin dhe i tha Tefikut: -“Sa më gëzove që more në telefon.” Tefiku i tha se ishte bërë merak sepse nuk e kishte parë ditët e pushimeve dhe, pasi kishte pritur disa ditë, mori në telefon gjyshen e Reshadit dhe i kishte ardhur shumë keq kur mori vesh se ai ishte i sëmurë. Reshadi i tha se e kishte zënë gripi rëndë sapo filluan pushimet dhe duhej të qëndronte në shtëpi, sepse doktori i tha të rrinte brenda, të pushonte dhe të mos shkonte askund derisa të bëhej më mirë. Ja, kështu po i kalonte pushimet. -“Të shkuara,” -e uroi Tefiku. -“Më vjen shumë keq për ty. Shpresoj që ta marrësh veten sa më shpejt.” I tha atij se edhe shokët e tjerë kishin pyetur për të. Nuk e mbajti gjatë në telefon sepse nuk donte ta lodhte. Reshadi ia ktheu: -“U kënaqa shumë që more. Bëji të fala shokëve nga unë dhe mos harro të më marrësh përsëri në telefon. Tefiku i uroi edhe një herë shërim të shpejtë dhe uli receptorin. U mërzit shumë që shoku i tij ishte i sëmurë dhe duhej t’i kalonte pushimet ashtu. Kur nëna e vuri re që ishte i mërzitur, e pyeti se çfarë e shqetësonte. Ai i tregoi si e kishte hallin shoku i tij. -“Kush e di sa i mërzitur po i kalon ashtu pushimet. Po vras mendjen çfarë mund të bëj tjetër për të,” -tha ai. Nëna e tij u mendua pak dhe ia ktheu: -“Ata nuk banojnë shumë larg. Ne mund të shkojmë dhe ta vizitojmë. Nëna e Reshadit është mikja ime e vjetër dhe nuk e kam parë ka kohë. -“Oh, sa mirë mami! Kur mund të shkojmë?” – brofi Tefiku nga gëzimi. -“Merre Rashidin në telefon dhe pyete kur është më e përshtatshme për vizitë,” – i tha e ëma. Të nesërmen në mëngjes, Tefiku e mori në telefon herët Reshadin. I tha se donte ta vizitonte dhe e pyeti se kur mund të ishte koha më e mirë. Reshadi u gëzua shumë, po ashtu, edhe e ëma. I tha se mund të vinin të nesërmen. Tefiku dhe nëna e tij u nisën mëngjesin e së nesërmes. Pas udhëtimit prej disa orësh, mbërritën në shtëpinë e Reshadit. Nëna e tij i priti fytyrëqeshur duke i thënë: -“U kënaqa pa masë kur e mora vesh se do të vinit. Keni bërë gjithë këtë rrugë të gjatë.” Të gjithë bashkë u ngjitën në dhomën e Reshadit. Ai i përshëndeti i lumtur që nga shtrati. Pasi e pyetën për shëndetin dhe si biseduan pak, nënat i lanë vetëm. Atëherë, diçka ia tërhoqi vëmendjen Tefikut. Megjithëse i duhej të rrinte në shtrat dhe t’i kalonte pushimet shtrirë, Reshadi dukej shumë i qeshur. Nuk dukej fare i mërzitur për gjendjen e tij. -“Unë mendova se do të të gjeja shumë të mërzitur dhe të zymtë,” -i tha Tefiku. – Po të isha unë në vendin tënd, t’i kaloja pushimet kështu, do të mërzitesha vërtet shumë. Por, siç po shoh, ti je mjaft i qeshur. Nuk dukesh i mërzitur fare.” -“Po, ashtu është,” – pranoi Reshadi. -“Ditët e para kështu mendoja edhe unë dhe ndihesha shumë keq. -“Isha kaq i mërzitur sa, nuk më mbaheshin lotët herë pas here. Kushëriri im, Aliu u shqetësua kur pa gjendjen time. Më vizitoi përsëri disa ditë më vonë kur isha pak më mirë. Me vete kishte një libër. Më tha se nuk e kishte mbaruar ende së lexuari dhe se do të ma kalonte edhe mua kur ta mbaronte, po kishte dëshirë të më lexonte mua një pjesë që e kishte mbaruar.” -“I thashë se edhe unë kisha dëshirë ta dëgjoja. Libri tregonte se, Allahu e kishte krijuar gjithçka me një qëllim të caktuar dhe se ka mirësi edhe në gjërat që në pamje të parë duken si të këqija. Ai thoshte se njerëzit, të cilët i besojnë Allahut dhe mbështeten tek Ai duhet të sillen duke e ditur se patjetër në gjithçka ka mirësi dhe bekim.” Ai jepte shumë shembuj për këtë. Një nga ata ishte për sëmundjet. Ato fjalë më prekën shumë. Siç thuhej në libër, edhe sëmundjet më të lehta si gripi, tregojnë se sa të pafuqishëm jemi. Gripi shkaktohet nga një virus i vogël që nuk mund të shihet me sy të lirë. Por, ky virus ia merr fuqinë njeriut dhe e detyron atë të qëndrojë në shtrat. Kështu, ai arrin në atë gjendje ku, as mund të ecë, as mund të flasë si më parë. Njeriu s’mund të bëjë gjë tjetër, veçse, të shtrihet dhe të presë t’i vijë shërimi.” -“Ashtu është,” -pranoi Tefiku. -Kur ndodh që të sëmuresh, gjithçka që mund të bësh është të pish ilaçet dhe të presësh të shërohesh.” Reshadi vazhdonte të tregonte: -“Vetëm kur sëmuremi e kuptojmë se sa bekim i madh është shëndeti i mirë. Kur njeriu ka shëndet të mirë dhe mund të ecë, të vrapojë dhe të luajë pa asnjë lloj pengese, duhet ta kujtojë sëmundjen dhe t’i jetë mirënjohës Allahut. Kur ngrihesh në mëngjes, të jesh i aftë të ecësh, të vraposh dhe të bësh çfarë të duash dhe kur të duash dhe pa ndihmën e asnjë njeriu është një dhuratë e madhe nga Allahu. Siç thuhej në libër, Allahu e ka krijuar sëmundjen për t’i bërë njerëzit të meditojnë mbi këtë dhe ta marrin parasysh.” -“Po, nuk ka asnjë dyshim,” -tundi kryet Tefiku. Reshadi vazhdonte bisedën: -“Kur fillova të mendoj kështu, nuk isha më i mërzitur. Ndihem shumë i kënaqur, sepse dalëngadalë po bëhem më mirë. Kur të fillojë shkolla, do të jem shëruar plotësisht. Atëherë do të kënaqem shumë me shëndetin tim dhe do të vrapoj dhe luaj.” Në ato fjalë, nëna e Tefikut hyri në dhomë dhe i tha se duhet të largoheshin. -“Edhe unë dua ta lexoj atë libër. Do të ma dërgosh kur ta kesh mbaruar?” – e pyeti Tefiku. -“Patjetër,” -ia ktheu Reshadi. -“Sapo ta mbaroj, do të ta dërgoj.” Gjatë rrugës për në shtëpi, Tefiku mendonte për ato që dëgjoi nga Reshadi. Ai u kënaq shumë që e pa të lumtur dhe dëgjoi gjithë ato që i rrëfeu ai. Mendoi me vete: -“Shëndeti i mirë është një dhuratë e paçmuar dhe kur të kthehem në shtëpi do t’u tregoj të gjithë shokëve për këtë.”