Perla te urtesisë

Perla te urtesisë

-Përmbledhje e haditheve sahih dhe hasen nga përmbledhja ”El-Xhami’us-sagir min hadithil beshirin-nedhir”nga Xhelaluddin Es-Sujuti(v.911 h).

-Vlersimi i haditheve gati në tërësi është marrur nga dijetari i madh në shkencën e hadithit, Muhamed Nasurdin Albani, mëshira e All-llahut qoftë mbi të.

DEVOTSHMËRIA

 ”Më i ndershmi prej njerëzve është ai që është më i devotshëm.”

 ”Ki frikë All-llahun kudo që të jesh. Ndërsa të keqen përcille me të mirë, ajo do ta fshijë të keqen. Dhe me njerëzit bëhu i moralshëm!”

 Frikësojuni All-llahut, falni pesëshin tuaj ( kohët e namazit), agjëroni muajin tuaj ( mujin e agjërimit, Ramazanin), jepni zekatin e pasurisë suaj ( me ëndje) dhe rrespektoni udhëheqësit tuaj! Kështu do të hyni në Xhenetin e Krijuesit tuaj.”

 ” O ju njerëz ! Frikësojuni All-llahut edhe nëse për udhëheqës tuaj e kini një rob të gjymtë të Abesenisë. Përderisa ai në mesin tuaj e zbaton librine All-llahut, ju t’i shprehni dëgjim dhe respekt.”

BESIMI-IMANI

 ”Imani është:  të besosh All-llahun, engjujt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e fundit dhe caktimin (kaderin) të mirën dhe të keqen.”

 ”Ëmbëlsinë e imanit ka shijuar ai i cili është i kënaqur me All-llahun për Zot, me islamin për fe dhe me Muhamedin për të Dërguar.”

 ” Ëmbëlkësinë e vërtetë të besimit e ka shijuar ai tek i cili gjeneden këto cilësi: që All-llahu dhe i Dërguari i Tij për të të jenë më të dashur se gjithçka tjetër; që ta dojë ndonjërin prej njerëzve, për asgjë tjetër, pos për hirë të All-llahut të Lartmadhëruar; dhe të urrej të kthehet në kufër, pasi që All-llahu e ka shpëtuar prej tij, siç urren të hidhet në zjarr.”

 ” Me të vërtetë imanin e ka plotësuar ai i cili i do të tjerët për hirë të All-llahut, urren për hirë të All-llahut, jep për hirë të All-llahut dhe përmbahet nga dhënia për hirë të All-llahut.”

 ” Askush nga ju nuk beson (plotësisht) përderisa unë nuk jam më i dashur për te se sesa fëmijët e tij, se prindërit dhe gjithë njerëzit.”

 ” Askush nga ju nuk beson ( plotësisht) përderisa nuk e dëshëron për vëllain e vet atë që e dëshëron për vete.”

ISLAMI

 ”Lum ai që është udhëzuar në islam; jetesen e ka të mjaftueshme dhe është i kënaqur me atë që i është dhënë.”

 ” Islami është ta adhurosh All-llahun dhe të mos i bësh asgjë rival Atij, ta falësh namazin, ta japësh zekatin e obliguar, ta agjërosh muajin e Ramazanit dhe ta vizitosh Kaben ( ta kryesh haxhin).”

 ” Islami është i lartësuar e nuk lejon që diçka të lartësohet më shumë se ai.”

 ”Islami është ngritur në pesë ( shtylla): mbi dëshminë se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhamedi është i dërguar i All-llahut, kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, në vizitën e Qabës dhe agjërimin e Ramazanit.”

 ” Musliman (i mirëfilltë) është ai, nga gjuha dhe duart e të cilit janë të sigurt muslimanët tjerë.”

 ” Një njeri e pyeti të Dërguarin ( paqa dhe mëshira e All-llahut qofshim mbi të): ” Cili Islam është më i mirë? Ai tha: ”Të ushqesh tjetrin dhe t’i japish selam të njohurit dhe të panjohurit.”

IHSANI-MIRËSIA

 ”Ihsani( mirësia) është, ta adhurosh All-llahun sikur e sheh, sepse edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.”

 ” Vërtet All-llahu e ka obliguar mirësinë për çdo gjë, kur të vritni, vritni me mirësi dhe, kur të therni, therni me mirësi. çdokush prej jush duhet së pari ta mprehë thikën dhe ta qetësojë kafshën për therje”.

 ” Kur të hyjnë banorët e Xhenetit në Xhenet, All-llahu i Lartësuar u thotë: ” A doni t’ju shtoj diç? Ata thonë: ”A nuk na i zbardhe fytyrat? A nuk na fute në Xhenet dhe na shpëtove nga zjarri?” Ai tha: ” Atëherë All-llahu e heq perden ( mes Tij dhe atyre) , nuk ka për ta  ( banorët e e Xhenetit) asgjë më të dashur sesa shikimi në Zotin e tyre të Lartësuar”. Pastaj i Dërguari i All-llahut e këndoi këtë ajet : ” Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira ( Xheneti) madje edhe më tepër ( e shohin All-llahun)…” ( Junus-26)

PASTËRTIA

 ”Veshuni me rroba të bardha, sepse ato janë veshja më e pastër dhe më e mirë e juaja dhe në to ( në veshjen e bardhë) mbshtillni të vdekurit tuaj.”

 ” Besimtari nuk ndotet ( ai është gjithmonë i pastër).”

 ” Uji i detit është i pastër, kurse coftinat në të janë të lejuara ( hallall).”

 ” çdo musliman është i obliguar që një herë në javë të pastrohet. Në të ai do ta lante kokën dhe trupin e tij.”

 ” Gusli në ditën e xhumasë është obligim për çdo të moshrritur. ”

 ” Asnjëri  prej jush le të mos e kryej nevojën e tij të vogël në ujin e qetë që nuk rrjedh e pastaj të pastrohet në të.”

 ” Shkak për dënimin e varrit në të shumtën e rasteve do të jetë moskujdesi gjatë kryerjes së nevojës të vogël. ”

 ” Sikur të ishte një lum para derës së njërit prej jush, në të cilin do të lahej çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të ndytësi?” Thanë: ” Nuk do të mbetej kurrfarë ndytësie”. Ai atëherë tha: ” Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namazeve ua shlyen mëkatet.”

NAMAZI

 ” Kur ta dëgjoni thirrjen ( ezanin) edhe ju thoni ashtu si thotë muezini.”

 ” All-llahu i bëri obligim pesë kohët e namazit: Ai i cili me përpikëri merr abdest, i fal ato në kohë të caktuar, e plotësonë rukunë dhe përuljen, do ta ketë zotimin e All-llahut se Ai do ta falë, e kush nuk e bën këtë, nuk do ta ketë zotimin e All-llahut, nëse do e falë, e nëse do e dënon.”

 ” Kur të ngrihesh për namaz, thuaj ”ALL-LLAHU EKBER” pastaj lexo atë që ke nga Kur’ani, pastaj bjer në ruku deri sa të qetësohesh, pastaj ngrihu deri sa të drejtohesh në këmbë, pastaj bjer në sexhde deri sa të qetësohesh. Kështu vepro gjatë gjithë namazit tënd.”

 ” Robi është më afër All-llahut kur është në sexhde, andaj bëni në të ( në sexhde) sa më shumë dua.”

 ” Falu në këmbë, e nëse nuk mundesh, atëherë falu ulur, e nëse edhe kështu nuk mundesh atëherë falu i shtrirë anash.”

 ” Vlera e namazit në xhemat e tejkalon namazin e falur në vetmi për njëzet e shtatë shkallë.”

 ” Namazi në xhemat është i barabartë me njëzet e pesë namaze. Nëse e fal atë në vend të shkretë, ndërsa e plotëson rukunë dhe sexhden, namazi i tij do të arrijë vlerën e pesdhjetë namazeve.”

 ” Fale namazin si ( namaz) lamtumirës, në mënyrë që të duket se je duke e parë Atë ( All-llahun), sepse nëse ti nuk e sheh, Ai të sheh ty! Mos lakmo pas asaj që është në duart e njerëzve do të jetosh i pasur. Ke kujdes( ruju) nga gjërat për të cilat kërkohet falje dhe arsyetim!”

 ” Për të parën gjë që do të pyetet robi do të jetë namazi. Nëse ai është në rregull, të gjitha punët e tij të tjera do të jenë në rregull, e nëse nuk është në rregull, atëherë të gjitha punët e tij nuk do të jenë në rregull.”

 ” Bëni namaz edhe në shtëpitë tuaja, e mos i shëndrroni ato në varre!”

 ” Ka agjërues i cili nga agjërimi i tij përfiton vetëm uri dhe etje dhe ka që rri në këmbë duke u falë, ndërsa nga qëndrimi i tij në këmbë nuk përfiton asgjë tjetër përveçse lodhjes.”

 ”…namazi më është bërë kënaqësi e syrit tim.” ( pushim i zemrës)

 ”Pesë namazet dhe xhumaja deri në xhumanë e ardhshme, shlyejnë çdo gjë në mes tyre, nëse shmangen gabimet e mëdha.”

 ” Kini kujdes namazin e natës, sepse namazi i natës është qëndresë e të mirëve që ishin para jush! Namazi i natës është afrim për ju te Zoti juaj, është ndalesë nga mëkati, është shlyerje e mëkateve si dhe largim i sëmundjes nga trupi”

 ” O njerëz, përhapeni selamin, jepni ushqim, mbani lidhjet familjare dhe faluni kur njerëzit flejnë. Kështu do të hyni në Xhenet me selam!”

 ” I Dërguari i All-llahut ndaloi që të falet namaz në varreza.”