Tariku dhe qeni
Autor: Harun Yahya
Tariku kishte shkuar për të luajtur në shtëpinë e Kashifit, shokut të tij të klasës. Kur mami e thirri Kashifin për dicka, Tariku mbeti vetëm në dhomën e gjumit. Në atë ēast, në dhomë hyri qeni i Kashifit. Ishte një qen aq i këndshëm dhe dukej se po i kërkonte me sy lutës: “A nuk do të luash me mua?”
-“Hej, eja të luajmë bashkë,” -tha Tariku duke u hedhur drejt e në këmbë.
-“Oh, do të kënaqesha shumë !” -tha qeni duke tundur bishtin me gëzim.
Tariku ngriu nga habia. Qeni po fliste! Kjo ishte një mundësi që nuk duhej humbur. E mblodhi veten shpejt dhe filloi ta pyeste për gjërat që kishte dashur gjithmonë t’i dinte për qentë.
-“Kam dashur të di,” filloi ai, “si i përtypni ato kocka aq të forta që iu japim ne për të ngrënë?”
Qeni vuri buzën në gaz duke nxjerrë në pah një rradhë dhëmbësh të mprehtë dhe të bardhë dhe filloi të fliste: -“Allahu, i Cili u ka dhënë të gjitha krijesave cilësitë e tyre të veēanta, edhe neve qenve na ka dhënë aftësi fizike që ndryshojnë nga kafshët e tjera. Për shembull, ne kemi më shumë dhëmbë, plot 42 dhe mund ta përtypim ushqimin shumë lehtë, sidomos kockat.”
Tariku e pyeti përsëri: -“Ty të pëlqen të vraposh, të kërcesh dhe të luash po aq sa edhe mua. Po si ndodh që nuk djersin?
Qeni i Kashifit tundi kokën në shenjë pohimi dhe vazhdoi të flasë: -“Ne nuk djersijmë si njerëzit dhe e kontrollojmë nxehtësinë e trupit tonë sepse nuk kemi pore në lëkurë. Në vend të tyre kemi një sistem frymëmarrjeje, i cili kontrollon temperaturën. Gëzofi ynë e pengon nxehtësinë që vjen nga jashtë të arrijë në lëkurë. Kur moti nxehet, edhe temperatura e trupit tonë ngrihet. Prandaj, kur nxehemi, ne e largojmë nxehtësinë duke nxjerrë gjuhën jashtë dhe duke gulēuar. Kështu që edhe në ditët e nxehta ne nuk djersijmë, megjithëse kemi veshur gëzof të trashë.”
“Allahu na e ka dhënë këtë sistem të tillë të mrekullueshëm. Nëse njerëzit shkrihen në djersë vetëm pas gjysëm ore ushtrimesh gjimnastike, ne mund të vrapojmë pa u ndalur, me orë të tëra pa u djersirë fare. Që këtej e tutje do ta kuptosh se, kur të shohësh qen me gjuhën përjashta në vapë, nuk ka pse të të vijë keq. Sigurisht që, ne nuk e kemi ndërtuar vetë këtë sistem. Kjo është një nga provat e fuqisë së pashembullt krijuse të Allahut, i Cili e krijoi gjithēka në një formë unike qysh në fillim.”
-“Besoj se ti ke një nuhatje shumë të fortë” -i tha Tariku duke ia përkëdhelur hundën.
-“Po, ke të drejtë,” -u përgjigj qeni. -Ne kemi një shqisë nuhatjeje shumë të fortë. Qendrat e të nuhaturit në trurin tonë janë 40 herë më të zhvilluara se tek njerëzit.”
-“Prandaj, kur qentë e policisë i bien erë diēkaje, menjëherë shkojnë dhe e gjejnë të zotin e saj! – ia priti Tariku.
-“Ashtu është. Ti mund ta kuptosh tani se qentë, të cilët je mësuar t’i shohësh ēdo ditë janë fakte të krijimit të Allahut, ashtu si dhe qeniet e tjera të gjalla. Mbaje ndër mend këtë dhe mos harro ta përkujtosh Allahun me falenderim.”
-“Të falenderoj nga zemra,” -ia ktheu Tariku. “Nuk do të harroj. Do t’i tregoj të gjithë shokëve ēfarë më tregove për cilësitë që të ka falur Allahu dhe do t’i këshilloj ata që ta falenderojnë Atë.” Pikërisht atëherë, në dhomë hyri Kashifi dhe ata filluan të lodrojnë së bashku.