PËR HIRË TË ZOTIT : T’I NDIHËMOJMË QYTETARËT E SHQIPËRISË QË I GODITI TRAGJEDIA E GORDECIT
BISMIL-LAHIR-RAHMANIR.RAHIM
” S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek All-llahu është shpërblim i madh. Andaj, sa të keni mundësi, ruhuni prej dënimit të All-llahut, dëgjoni, respektoni dhe jepni për të mirën tuaj, e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të tillët janë të shpëtuarit.” ( Kur’an, 64: 15-16 )
”Besimtarët në marrëdhëniet mes tyre, në mëshirë, dashuri e miqësi janë si një trup, e nëse sëmuhet një organ edhe pjesët tjera të trupit shqetësohen dhe mbarë organizmi vuan nga dhembjet, pagjumësia dhe ngritja e temperaturës.” ( Hadis sahih)
Hamdi-adhurimi i takon vetëm All-llahut të Lartësuar, ndërsa selavatet ia dërgojmë pejgamberit tonë të dashur Muhamedit s.a.a.s.
Ftohën anëtarët e Shoqatës bëmirëse ‘’ Japim për Zotin’’dhe gjithë bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë dhe punojnë në tokën e Zotit, që të tregojnë me vepra dashurinë vëllazërore ndaj qytetarëve të Shqipërisë, që i goditi tragjedia e Gordecit. Mundësishtë të hollat e një mëditje ( më pak apo edhe më shumë, sipas mundësisë) t’i japim si ndihmë vëllazërore për vëllezërit tanë që mbetën pa të dashurit e tyre, për ata që mbetën pa kulm mbi kokë, për ata që humbën çdo gjë përpas besimit në Një Zot dhe shpresës se zemra e madhe dhe bujare shqiptare nuk do t’i lejë të vetmuar dhe pa përkrahje.
Ndihmat mund të derdhen në konton e Shoqatës bëmirës ‘’Japim për Zotin’’ dedikuar Gordecit-Shqipëri :
Tëhollat e tubuara do të transmetohen nëpërmjet shërbimin bankar në Shqipëri.
Shoqata bëmirëse’’ Japim për Zotin’’ do t’i publikojë në mjetet e opinionit publik, emrat dhe shumën e të hollave të donatorëve zemërgjërë dhe bujarë, që murën pjesë në këtë aksion mbarkombtarë, me qëllim që të largohet çdo dyshim që ato mjete mund të keqpërdorën nga individ apo grupe individësh.
E lusim Zotin e Plotëfuqishëm që kjo nismë të ketë sukses, që tradita jonë e solidaritetit vëllazërorë të ringjallet dhe të forcohet, që ta duam dhe ta ndihëmojmë njëri tjetrin vetëm për hirë të All-llahut, Zotit Fuqiplotë.
Le Locle, 10. 03. 08
Kryesia e Shoqatës Bëmirëse ”Japim për Zotin’’