Pse dhe nga kush po sulmohet dr Shefqet Krasniqi

PSE DHE NGA KUSH PO SULMOHET DR.SHEFQET KRASNIQI

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM,

”Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri- tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri- tjretrin të jenë të durueshëm.”

 Hamdi-adhurimi i takojnë vetëm All-llahut të Lartësuar, e kursesi  dhe në as një mënyrë krijesave të Tij, ndërsa selamet dhe selavatet e shumta t’ia dërgojmë profetit tonë të dashur,  vulës së pejgamberëve Muhamedit s.a.v.s, paqja mëshira dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të, familjen e tij,  as-habët dhe të gjithë besimtarët që e ndjekin rrugen e tij deri në  Ditën  e Kiametit.

         Siç dihet me çlirimin e Kosovës ndryshuan kushtet dhe rrethanat në të mirë të mësim-besimit të fesë Islame. Shumë studentë që kishin shkuar për  studjimin e shkencave fetare në shtetet muslimane u kthyen me diploma të fakulteteve të kryera, por edhe me tituj mr. dhe dr.  të  shkencave islame. Njëri prej tyre ishte edhe dr.Shefqet Krasniqi, i cili ka doktoruar në Shkencën e Fikut- Sheriatit, pra është njeriu më kompetent në Kosovë për shpjegimin e Ligjit të Zotit Fuqiplotë.

Me siguri,  shumë kolegë dhe intelektualë të rangut të tij shkencorë ia kanë zilinë edhe  për trimrinë dhe atdhedashurinë që tregoi kur iu bashkua radhëve të UÇK-së, Ai edhe pse  nuk e  kishte  përfunduar temën e doktoraturës,  edhe pse në Medinë ( Arabinë Saudite)  e kishte gruan me fëmijë të vegjël,  i la dhe mori rrugën drejt Koshares. Dhe arrijti aty për të marë pjesë në  një betejë të rëndëssishme të UÇK-së për ta thyer kufirin që e ndante përgjysmë një popull,  sipas një marëveshtjeje të padrejtë  të Londres.

Po ai i la studimet, i la edhe familjen në Medine, sepse Atdheu ishte në rrezik, se populli i tij nga policia dhe ushtria serbe detyrohej me dhunë ta lëshonte vendlindjen e tij. 

Me  përfundimin e  luftës  u kthye në Medinë  dhe vazhdoi punën për të mbrojtur temën e doktoraturës. Menjëherë po sa e mbrojti temën  e doktoraturës pa humbur as një ditë  u kthye në Prishtinë, duke ditur se Kosova ka nevojë për dijen dhe punën e tij.

Fronti i tij tani në Kosovë ishte t’u ndihmojë njerëzëve të humbur, atyre që nuk e njihnin Krijuesin e tyre.  Nuk e njihnin All-llahun e Lartësuar, Zorin Fuqiplotë. Iu përveshrrok punës me përkushtim në shumë drejtime: Bëri, po bënë dhe do të bëjë në se don All-llahu Fuqiplotë davet (thirrje) në Islam: në xhamia, në oda burrash, nëpërmjet radios, nëpërmjet Internetit, nëpërmjet  kasetave e disketave. I botoi edhe dy libra. Njëra e përfshinë  biografinë e profetit tonë të dashur Muhamedit s.a.v.s, kurse tjetra na jep udhëzime si ta mësojmë leximin e Kur’anit me texhvit.  Hoxha i nderuar Shefqet Krasniqi gjithë këtë  punë e bënë vetëm për hirë të All-llahut të Lartësuar, sepse Ai, i Gjithëdijshmi,  e obligon çdo musliman t’ia përcjellë dijen e tij të tjerëve që ju mungon.

  Është e njohur  se puna e tij u pengua dhe po pengohet me të madhe nga shumë drejtime dhe nga disa qarqe të caktuara anti-shqiptare dhe anti-islame.  Ai u bë halë  në sy  të atyne  qarqeve nga shkaku se puna e tij dhe e vëllezërve të tij nga feja  dha fryte të shëndosha. E falënderojmë All-llahun e Lartësuar që  Islami ka filluar të forcohet dhe të rritet në të gjitha viste shqiptare. Kjo rilindje e popullit tonë ua ka futur frikën në bark armiqve të All-llahut dhe qarqeve kundërshqiptare dhe kundërislame, sepse po e kuptojnë se planet dhe skenaret e tyre për t’i këthyer mbrapa shqiptarët në fenë krishtere, do të ju shkojnë huq.

Pra,  janë të njëjtat qarqe,  edhe pse tash nuk janë aq të zhurshme siç ishin para lufte, kur haptas kërkonin që shqiptarët musliman masovikisht ta ndërrojnë fenë e tyre duke u bërë të krishterë,  po qe se dëshërojnë ta kenë përkrahjen e Evropes krishtere për realizimin e  synimeve të  tyre kombëtare. Pra,  donin që shqiptarët  t’i bënin robotë, t’i bënin majmunë, t’i banin papagajë. Nuk e dinin ato forca se shqiptarët muslimanë kanë pasur kërcnime  e vështirësi edhe më të mëdha se të sotit, por fenë nuk e kanë ndërruarr, se i kanë basuar All-llahut të Lartësuar sinqerisht,  dhe kanë qenë plotësishtë të bindur  se Ai me fuqinë e Tij të pakufishme i shkatrron armiqtë e Tij dhe armiqtë  e Islamit kur të  don  dhe si të don.

Është për t’u habitur me qëndrimin e Ipeshkëvisë së Kosovës,  e cila e sulmon dr. Shefqet Krasniqin dhe nepërmjet atij sulmi,  e sulmon doktrinën Islame dhe Kuranin, sepse  ata këkojnë prej muslimanëve ta pranojnë idhujtarinë e tyre për hirë të disa kriteriumeve të rreme të ” unitetit” dhe ”mospërçarjes”.  Sipas tyre dr. Krasniqi dhe të tjerët,   duhet t’i respektojnë më tepër idhujt e tyre se sa All-llahun e Lartësuar. Muslimanët duhet t’u frikohen më tepër idhujve se All-llahut, qofshin ata të gjallë apo të vdekur..  Ata e shohin të udhës që ne muslimanbët  t’i fusim në ”burg ” parimet e fesë tonë, të mos analizohen dhe të mos shpjegohen ajetet Kuranore. Me një fjal, duhet të kërkojm leje prej Ipeshkvisë së Kosovës  se cilat ajete të Kuranit mund t’i analizojmë dhe shpjegojmë e cilat jo.

 Zotërinj të Ipeshkëvisë të Kosovës, feja nuk duhet të mbrohet dhe as të sulmohet me metoda komuniste, se janë të pasuksesshme dhe të dëmshme për shoqërinë.  Duhet të merrni mësim nga kolegët e juaj në Europë. Sa për informim, Kanali TV. 5. i Francës për shumë vjet gjdo javë e transmetonte  një emision për tri fetë. Recitoheshin  citate nga Teurati, Ungjilli dhe Kurani, dhe pastaj analizoheshin  prej dijetarëve të feve  për të kuptuar opinioni i gjërë  ngjashmeritë dhe dallimet në mes tyre. Këtë gjë duhet ta bëni edhe ju në Kosovë, së bashku me hoxhallarët, që opinioni ynë,veçmas rinia , të dijë më shumë për tri fetë, për ngjajshmeritë dhe dallimet në mes tyre. Në Evropën Perendimore zotrinj nuk ka tabu tema. Shirku, Xhihadi dhe temat tjera që ju frigoheni t’i përmendni, ato studjohen dhe analizohen për opinionin e gjërë, dhe askush nga muslimanët nuk etiketohet siç mundoheni ju ta etikoni dr. Krasniqin, gjëja se e paska fyer ”Nën Terezen”,  që ju e keni bërë idhull, se e ka thënë një të vërtet të Kuranit Famëlartë, për ata që All-llahut i bëjnë shirk-shok.   Duhet ta dini zotrinj të Ipeshkëvisë së Kosovës se sipas këtij ajeti Kuranor të cilin e ka analizuar dr.Krasniqi, Citojmë: ” ”S’ka dyshim se All-llahu nuk falë ( mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok( idhujtarinë) e përpos këtij ( mëkati) i falë kuj do. Kush i përshkruan All-llahut shok ai ka trilluar një mëkat të madh. ” (Suretu en-Nisaë, ajeti 48) shihet qartë se Zoti nuk do t’i falë ata që Atij i bëjnë shirk-shokë.  Dhe kend nuk e fal All-llahu e pret denimi. Dhe denim tjetër nuk ka në botën tjetër pos  xhehnemit. Për Zotin nuk ka  rëndësi se çfar pozite dhe autoriteti ka pasur në këtë botë ai që i ka bërë shirk. Është në pyetje ”Nënë Tereza”,  kryetari i shtetit, kryeministri, kryeparlementari,  gjenerali i ushtrisë,  apo bariu i bagëtisë. Para All-llahut të gjithë njerëzit janë të barabartë. Më i miri prej tyre ërshtë ai që i kryen urdhrat e Tij më së miri. Ai i cili  çdo punë të mirë e bënë për hirë të Zotit, e jo për hirë të shokut apo për të fituar famë dhe  autoritet te njerëzit.     

U shtrohet pyetjazotërinjë  të ”Ipeshkvisë së Kosovës”pasi ju nuk e besoni Kuranin, për çfarë arsyeje qoni kaq shumë pluhur për bindjet tonatë mbështetura në Kuran. Zotrinjë, ju edhe ne e kemi të çartë se sa i përket çështjeve fetare dhe doktrinës fetare nuk mund të pajtohemi në mes veti. ”Ju e keni fenë e juaj dhe ne e kemi fenë tonë.” Kemi mospajtime parsore në fe, që ne në asnjë mënyrë nuk mund të pajtohemi me ju. Ne i nohim të gjithë profetët, prej Ibrahimit a.s e deri në pejgamberin e fundit Muhamedin a.s..Kurse ju nuk e njihni pejgamberin tonë Muhamedin s.a.v.s. Edhe ju e dini se  Isaja a.s ka paralajmëruar për ardhjen e Pejgamberit të fundit, por ju atë se thoni.   Ne i njohim të gjitha librat e Zotit, pra edhe Biblen, por ju nuk e njihni Kuranin, librin e fundit të All-llahut të Lartësuar që është i ruajtur ashtu siç ka zbritur, kurse ju nuk e dini se çka është ruajtur në Bibël nga fjala e All-llahut dhe çka është ndryshuar nga priftrinjtë.  Ne e njohim vetëm Një Zot, All-llahun e Lartësuar, kurse ju i njihni tre zotra. Isa për ju është djal i Zotit, por është edhe zot. ( estekfurullah). Kurani i madhëruar ju tërhjek vërejtjen: Citojmë: ”

”O ithtarë të librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i Mejremes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte Fjalë e Tij ( Bëhu) që ia drejtoi Mejremes dhe ishte frymë ( shpirt) nga Ai. Besoni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni ” Tre” ( trini). pushoni (së thëni) se është më mirë për ju. All-llahu është vetë Një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është Planifikues i pavarur” ( Suretu En- Nisaë:171)

Sa i përket çështjeve të kësaj bote, shqiptarët e tri besimeve janë të obliguar nga Zoti  të bashkëpunojmë dhe të punojmë së bashku për të mirën e këtij vend dhe qytetarëve të tij.  Deri tash nuk kemi pasur mosmarëveshje të bashkëjetesës si pjestarë të një populli e një kombi.  Edhe tash e tutje duhet t’i ruajm marrdhëniet e mira ndërnjerëzore, por pa kushtëzime fetare. Kurrfarë subjekti shtetëror dhe jo shtetror nuk guxon t’i kërrcnojë mësuesit e fesë: hoxhallarët dhe priftrinjtë, që mos t’i shpjegojnë parimet e tri  feve, afërimet dhe dallimet që egzistojnë në mes tyre.  All-llahu i Lartësuar na detyron t’i përmbahemi parimit se   ” Në fe nuk ka dhunë”. Pra këtë parim jemi të obliguar ta pranojmë të gjithë.

Sa u përket qëndrimeve të  Bashkësisë Islame të Kosovës dhe tre zëdhënësëve të tri subjekteve shtetrore të Republikës së Kosovës,( Presidencës, Qeverisë dhe Parlamentit) në lidhje me këtë aferë që e krijuan qarqet kundërshqiptare dhe kundërislame, kemi këtë qëndrim:

Bashkësia   Islame e Kosovës, me hapat që është duke i marrë në kohën e fundit, në cilësinë e vazalit,  shumë shpejt do të vie në atë gjendje kur do të detyrohet të kërkojë nga Ipeshkvia e Kosovës se çka guxojnë dhe çka nuk guxojnë të shpjegojnë imamët e saj  në xhamia e gjetiu nga Kurani dhe Syneti, për t’ua bërë qefin pushtetarëve të Kosovës.

Sa i përket qëndrimit të zëdhënësëve të tri subjekteve shtetrore të Republikës së Kosovës, duhet thënë atë që duhet thënë. Jeni  nxituar shumë shpejt për hakmarrje zotrinj. Kshillën e dr. Krasniqit për  ta njohur  Krijuesin e Gjithëdijshëm, All-llahun e Lartësuar , ju duk si i pa vend   dhe për atë   u prekët në sedër,  në vend se ta falenderoni për këshillën. S’ka gajle,  çka do që të bëni e keni për veti.

Sa i përket dr. Shefqet Krasniqit duhet ta kenë  të çartë të  gjithë,  se puna dhe suksesi i tij në shpjegimin e Islamit na bëjnë me dije se është një dhuratë e Zotit që ia dhuroi  Kosovës  menjëherë pas luftës.  Ata që  e pengojnë atë në punën e tij të shenjtë,  mos të ua merr mendja se do t’i shpëtojnë dënimimit të Zotit Fuqiplotë  në këtë botë dhe në botën tjetër. 

Le Locle, 04.03.09                                    Rob i All-llahut, Zotit Fuqiplotë

                                                                  Shefqet Jashari-Strofci

P.S. E nderuara Redaksi e Radio Pendimit me keqëardhje ju njoftoj se kur e kam dërguar këtë shkrim, në vend se t’ua dërgoi variantin e dytë të përmirësuar ua kam dërguar variantin e parë të pa përmirësuar. Po qe se nuk pritoni dhe keni mundësi do të bëni shumë mirë po qe se variantin e dytë që po ua dërgoi, të qitni mbi atë të parin. Ndryshimet janë shumë të vogla, por të rëndësishme. Ju falenderoi për botimin e këtij shkrimi. All-llahu i Lartësuar ju shpërbleftë me të mirat e kësaj bote dhe të mirat e botës tjetër për punën e madhe që po bëni për përhapjen, rritjen dhe forcimin e Islamit në gjithë hapsirën tonë kombëtare dhe në diasporë nepërmjet ligjëratave dhe emisioneve tjera nepërmjet Radio Pendimit. Ju përshëndesim me selam alejkum ve rahmetullah të nderuar vëllezër që me sukses po e udhëheqni Radio Pendimin.

Rob i All-llahut, Zotit Fuqiplotë,  Shefqet Jashari-Strofci