Ferhani dhe Kali

Ferhani dhe Kali


Motra e Ferhanit dëshironte të mësonte të kalëronte. Ndaj, në fundjavë e gjithë familja shkoi në një shkollë kalërimi. Në kohën kur motra, nëna dhe babai po bisedonin me instruktorin, Ferhani shkoi për të parë më nga afër një kalë që po hante bar.
-“Tungjatjeta!” -e përshëndeti  Ferhani: -“Ky bar që po ha ti duket shumë i pistë dhe me pluhur. A nuk t’i dëmton dhëmbët?
Kali ngriti kokën i gëzuar dhe iu përgjigj: -“Jo, o miku im i vogël. Dhëmbët tanë na ndihmojnë që ta copëtojmë atë. Allahu na ka krijuar dhëmbë të gjatë. Ata kanë rrënjë të thella, të cilat shkojnë deri në kockat e nofullave. Rrënja e dhëmbëve tanë është shumë më e thellë se e juaja. Kur na prishen dhëmbët, na del pjesa që ndodhet brenda në nofull. Secili nga dhëmbët mund të shkurtohet nga 2,5 deri në 5 cm pa e humbur aftësinë për të ngrënë.”
Ferhani vrau mendjen për një çast dhe ia ktheu: -Atëherë, falë kësaj cilësie që të ka dhënë Allahu, ty nuk të bien dhëmbët për një kohë të shkurtër se, përndryshe do të mbeteshe i uritur.”
-“Ashtu është,” -pranoi kali. -“Allahu e krijoi çdo gjallesë në përshtatje me mjedisin ku jeton. Ky është një nga faktet që na shpalos krijimin e Tij madhështor. Çdo gjë e gjallë mbi tokë ka nevojë për Të.”
Ferhanit iu kujtuan filmat që kishte parë për kuajt dhe i tha: -“Nëse unë hipi mbi kurrizin tënd, ti mund të më mbash me kilometra të tëra, apo jo?”
-“Po, asnjë kafshë tjetër nuk ka qenë ndihmë kaq e madhe për njerëzit ashtu siç kemi qenë ne. Tani, sigurisht, ka rrugë dhe autostrada dhe makina që lëvizin në to. Por,  e vërteta është se njerëzve, vetëm në shekullin e kaluar filluan t’u shërbejnë makinat dhe format e tjera të transportit. Kur lindi katragjyshi yt, njerëzit as që e kishin idenë se do të shpikej diçka e tillë si makina. Në ato kohëra, transporti i njerëzve ishte detyrë e kafshëve, veçanërisht e jona.”
Kali, duke ngritur pak njërën nga këmbët e parme iu përgjigj:
-“Allahu i krijoi këmbët e mia jo vetëm që të mbaj ngarkesa të rënda, por edhe që të vrapoj shpejt. Ne nuk kemi rruaza të qafës si kafshët e tjera. Kjo do të thotë se mund të kërcejmë shumë larg.”
Ferhani e peshoi me mend atë që i tha kali dhe ia ktheu: -“Kështu, Allahu të krijoi ty për të transportuar pesha të rënda me lehtësi dhe për të vrapuar shpejt.”
“Po, Ferhan,” -tundi kokën miku i tij. “Allahu na krijoi ne me këto cilësi në mënyrë që të jemi në shërbim të njerëzve.”
Ferhani, duke vënë buzën në gaz i tha: -“Jam i sigurt se, ato që mësova prej teje do të jenë shumë më tërheqëse sesa mësimi i kalërimit edhe për motrën time kur t’i tregoj!”
-“Mirupafshim, o mik i vogël,” -e përshëndeti kali duke ngrënë bar të shijshëm.