LETËR DËRGUAR IMAMËVE, KRYESIVE DHE XHEMATIT TË XHAMIAVE NË ZVICËR

BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM

'' S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falin namazin dhe e dhanë zeqatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje. ''(El Bekare : 277)

I dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) ka thënë : '' Me të vërtetë All-llahu i Lartmadhëruar thotë:

'' Jep robi im, e Unë do të jap ty.''

Po ashtu i Dërguari i All-llahut (s.a.v.s), ka thënë :

''Puna më e mirë është të veshësh dhe të ushqesh nevojtarët dhe të gëzosh besimtarët.''

Hamdi-falenderimi dhe adhurimi i takojnë vetëm All-llahut të Lartësuar, ndërsa selamet dhe selavatet e shumta ia dërgojmë pejgamberit tonë të dashur  Muhammedit s.a.v.s.

 

I nderuari Imam i xhamisë,

I nderuari Kryetar, 

E nderuara Kryesi,

I nderuari xhematë,

Shoqata bëmirëse '' Japim për Zotin'' ka filluar aksionin bamirës:

 Për hirë të Zotit t'i  ndihmojmë jetimët, të varfërit dhe nevojtarët e ndryshëm  me të gjitha mënyrat dhe mundësitë që i kemi.  

Shpresojmë se ju si besimtarë të devotshëm, për hirë të All-llahut, Zotit Fuqiplotë,  do të jeni motori i këtij organizimi,  që ka për qëllim mobilizimin e xhematit të xhamijave  për t'i ndihmuar  jetimët, skamnorët dhe të varfurit në gjithë hapsirn tonë kombëtare, të cilëve ju mungojnë artikujt ushqimorë, veshmbathja, shtroja e mbuloja dhe streha mbi kokë.

Për shkak se po afrohet dimëri së  pari do të fillojmë aksionin me mbledhjen e veshëmbathjes këtu në Zvicër, pa i lënë anash edhe ndihmat tjera. Jemi të bindur se shumica e njerëzëve që jetojnë në botën e jashtme (jashtë atdheut) kanë veshmbathje të tepërta (që nuk i përdorin, si të rriturit ashtu edhe  fëmijët).

Neve na duhet vetëm një organizim i mirë që atë veshmbathje të tepërt që e kemi në banesat tona ta tubojmë dhe ta dërgojmë sa më parë në pikat e shpërndarjes që i kemi në Kosovë.

Shoqata bamirës ''Japim për Zotin'' me ndihmën e njerëzëve zemërbardhë që kanë mjete transportuese në Zvicër, do t'i  dërgojnë veshmbathjet që xhemati i xhamiave i tubon nëpër xhamiat e tyre.  Veshmbathjet duhet të jenë të përdorshme, të pastërta dhe të paluara mirë në thasë të plastikës apo paketa. 

Pra, vëllezër dhe bashkëkombas tënderuar,  ju lutemi që ta njoftoni xhematin e xhamiave dhe veprimtarët e dalluar  për këtë akcion  dhe kërkoni prej tyre që veshmbathjen e tepërt që e kanë ta sjellin në depot e xhamiave, që prej atyhit pastaj, Shoqata  do t’i dërgojë së pari në Kosovë, dhe pastaj po qe se aksioni do të jetë i suksesshëm do të gjenim forma të ndryshme që të dërgohen edhe në visit tjera shqiptare ku më së shumti ka nevojë.  

Duke shpresuar se do të bëni atë që keni mundësi për të pasur sukses ky akcion, ju përshëndesim me përshëndetjen më të mirë islame: Esselamu alejkum ve rahmetullahu, - Paqa, bekimi dhe shpëtimi i All-llahut  qofshin mbi ju. 

 

Le Locle, 05.12.2011                                Kryesia e shoqatës bamirëse

                                                                  ‘’Japim për Zotin’’

Qabja drejtperdrejt

Radio-pendimi-logo

Radio-pendimi-logo