I nderuar Imam dhe e nderuara Kryesi e xhamisë

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

'' Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe e japin zeqatin, rrespektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshiroi All-llahu. All-llahu është Ngadhënjys, i Urtë''. ( Suretu et Tevbe, ajeti 71).     

I ndruar Imam i xhamisë, E nderuara Kryesi, Të nderuar vëllazër nga gjaku dhe feja, Ju përshëndesim me përshëndetjen më të mirë që na ka urdhëruar All-llahu i Lartësuar: E selamu alejkum ve rahmetullah (Paqa, mëshira dhe bekimi i All-llahut qoftshin  mbi ju). Po ju drejtohemi me këtë letër për një çështje,  të bindur se edhe ju jeni të brengosur  po aq sa ne,  apo edhe më shumë. Siç e dini,  një pjesë e popullit tonë (në  gjithë hapsirën tonë etnike) gjendet në  gjendje të mjeruar. Injoranca fetare dhe varfëria e skejshme, dy armiqë të rrezikshëm që e ndihmojnë njëri tjetrin për t'i larguar njerëzit nga Rruga e All-llahut të Lartësuar, nuk guxojnë për të na lenë të qetë,  neve që  me mundësitë  tona mundohemi ta meritojmë Mëshirën dhe Ndihmën e All-llahut të Lartësuar , duke i kryer obligimet fetare dhe kombtare që na i ka bërë farz Zoti Fuqiplotë. Shtrohet pyetja çka mund të bëjmë ne shqiptarët jasht atdheut (gurbetçarët) për ta tejkaluar këtë krizë të përgjithshme që e ka kapluar kombin tonë. Po qe se i kryejm urdhërat e All-llahut të Lartësuar,  do të jemi të suksesshëm në këtë botë dhe në botën tjetër. All-llahu i Lartësuar na urdhëron: ''Robve të Mi, të cilët besuan thuaju: ''Të falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fsheftas e hapta, para se të vijë një ditë që në të nuk ka as kompenzim as miqësi''. (Suretu Ibrahim, ajeti 31). Është e ditur se populli ynë në saje të mëshirës, udhëzimit  dhe ndihmës së All-llahut të Lartësuar  i ka kaluar shumë rreziqe dhe vështirësi, duke e ndarë të mirën dhe të keqen së bashku, ashtu siç na urdhëron i Gjithëdijshmi dhe Fuqiploti!  Populli ynë me siguri edhe këtë krizë të thellë do ta kalojë, me kusht që t'i kryejmë urdhërat e All-llahut të Lartësuar dhe Fuqiplotë dhe këshillat e Pejgamberit  (paqa, mëshira dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të). Dihet se  të gjithë njerëzit nuk i kanë aftësi, dije dhe mundësitë për të hecur vet përpara  pa ndihmën e shoqërisë. Dhe,  sot  bie një barrë (sprovë)  e rëndë mbi ne,   që i Madhi Zot na i ka dhënë mundësitë dhe kushtet për të siguuruar të mira materjale të mjaftueshme për familjet tona, po qe se një pjesë të atyre të mirave nuk ua ndajmë  familjeve që nuk kanë kushte elementare për të jetuar. Duhet të na mbetet kafshata në fytë kur e dimë se sot me mijëra nëna shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Kosovën Lindore  përmeqaten nga halli se nuk i kanë as gjërat elementare të jeteses për t’i rritur fëmijët e tyre jetim,  që ua lanë amanet për t’i ruajtur burrat e tyre kur u bënë ushtarë të UÇK-së, apo kur u rrëmbyen për t’u vrarë vetëm pse nuk ishin si ata ( me kombësi, me bindje fetare dhe politike). Shqiptarët dhe shqiptaret, të zotët e shtëpisë dhe zonjat e shtëpisë, burrat dhe gratë, djelmoshat dhe vashat, pleqtë dhe plakat që e gëzojnë jeten me plotë të mira, apo  i kanë gjërat elementare të mjaftueshme për jetesë, nuk duhet ta bëjnë gjumin e qetë, kur e dinë se shumë familje dhe individë në gjithë hapsirën tonë kombëtare  nuk i kanë mjetet elementare të jeteses. Nuk duhet të jetë i gëzuar ai prind që i ka të gjitha të mirat në jetë, kur e din se shumë fëmijë në gjithë hapsirën tonë kombtare dhe më gjërë nuk i kanë kushtet e shkollimit sikurse fëmijët e tyre, nga shkaku se babai i tyre u bë kurban i çështjes madhore kombëtare. Nuk duhet ta ndiej veten mirë ai djalë dhe ajo vashë që i  fitonë vetë mjetet e jetesës, kur e di se shumë moshatarë të tyre nuk i kanë mundësitë të gjejnë punë. Nuk duhet ta ndiej mirë veten ai veprimtar që  punojë me përkushtim gjatë një dhjetëvjtetshi apo edhe më shumë, dhe tash pas çlirimit të Kosovës  është tjetërsuar me arsyetimin se tash ’’çdo kush duhet të merret me verveten’’. Mendimi i disave se problemet e  mëdha sociale që i kemi në gjithë hapsirën tonë  kombëtare ’’duhet t’i zgjedhin institicionet shtetrore’’, apo ''vetë njerëzit si të dinë dhe të munden'',  bie ndesh me ligjin e Zotit Fuqiplotë, (Sherjatin) bie ndesh me  proceset e zhvillimit njerëzor,  kur dihet se edhe shtetet e zhvilluara (ekonimikisht) të Bashkësisë Evropiane, SHBA-të etj,  kanë probleme sociale me të cilat merren në rend të parë shoqatat humanitare (jo qeveritare , që kujdesen për qytetarët vendas apo qytetarë të huaj, që  kanë nevojë për ndihma të ndrysheme  humanitare). All-llahu i Lartësuar na e bënë të çartë këtë qështje kur thotë:  '' All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa të tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërëve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (Furnizues kryesor është All-llahu). A mos duan të mohojnë dhuntinë e All-llahut? (Suretu en Nahl, ajeti 71).  Është e njohur se diaspora shqiptare lujti një rol të rëndësishëm në të gjitha fazat e zhvillimit të kombit tonë, duke filluar nga periudha e zhvillimit të Romantizmit dhe Rilindjes kombëtare e deri në luftën  e fundit shqiptaro-serbojugosllave. Populli ynë (dhe as diaspora)  nuk guxon të tjetërsohet. Ai edhe më tutje duhet të jetë në vlugin e punëve të shumta  për ta ndihmuar atdheun, për ta ndihëmuar njëri-tjetrin vetëm në emër të Zotit. Ndihma vetëmohuese e tij  është më se e nevojshme në këto momente kur Atdheu ynë po sulmohet me mjete perfide  nga jashtë dhe nga mbrenda, nga kokëkrisur që nuk e njohin All-llahun e Lartësuar (të huaj dhe shqipfolës). Solidariteti dhe ndihma vëllazërore me mejete materjale për shtresat e popullësisë që ju mungon minimumi i jetesës,  jo vetëm që do ta zbuste në një masë të mirë gjendjen e rëndë sociale që mbretëron në të gjitha vendbanimet shqiptare, por edhe do të përmirësonte pamjen ( imazhin) e shqiptarëve para faktorit ndërkombëtarë, në këto momente kur armiqët tanë shekullor, dhe veglat e tyre shqipfolëse,  me të gjitha mjetet dhe mënyrat po provojnë të na njollosin me shpifje dhe gënjeshtra të llojllojshme. Por mbi të gjitha, duke i kryer urdhërat e All-llahut të Lartësuar dhe Fuqiplotë, ne  do ta ndryshojmë vetveten, dhe duke ndryshuar vetveten duhet shpresuar se edhe All-llahu i Lartësuar dhe i Gjithëdijshëm do të na ndryshojë gjendjen tonë, për të bërë një jetë siç i ka hije mislimanit të devotshëm dhe shqiptarit besimtarë.  Vëllazër të nderuar ju njoftojmë se me dëshirën dhe ndihmën e All-llahut të Lartësuar është krijuar  Këshill nismëtar për themelimin e Shoqatës bëmirëse '' Japim për Zotin''. Kjo shoqatë sipas Projektstatutit do të ketë karakter gjithkombëtar, ndërsa mbshtetjen do ta ketë  prej besimtarëve të vërtetë që e njohin dhe e adhurojnë vetëm All-llahun e Lartësuar, pra do të jetë Shoqatë e besimtarëve   monoteistë. E lusim All-llahun e Lartësuar, Mëshiruesin, Mëshirëbërësin, Sunduesin dhe  Furnizuesin e të gjitha krijesave, që të na i zbutë zerat tona, të na mëshirojë dhe të na udhëzoi që këtë nismë të mirë ta shëndrrojmë në vepër, duke e themeluar  këtë Shoqatë sa më parë në Zvicët dhe pastaj ta formojmë Shoqatën në të gjitha vendet e botës ku ka shqiptarë dhe misliman të devotshëm. Duhet të shpresojmë në ndihmën e All-llahu të  Lartësuar, sepse çdo punë që bëhet për hirë të Zotit Fuqiplotë, ka bereqet, ka sukses dhe ka shpërblim nga All-llahu i Lartësuar.  Vëllazër të dashur,  me emrin e All-llahut të Lartësuar ju ftojmë të bashkohemi në këtë nismë si musliman të devotshëm dhe shqiptarë të mirë, për formimin e Shoqatës bëmirëse '' Japim për Zotin''. T'i lëmë të gjitha mosmarrëveshjet që i kemi pasur, i kami apo do t'i kemi për çështje të pa rëndësishme fare. Të merremi vesh bashkarisht se ku dhe kurë të thrrasim Kuvendin themelues për t'ia vu themelet kësaj Shoqate. Ta lusim Zotin e Madhrishëm dhe Fuqiplotë të na ndihmoj për  realizimin e kësaj vepre që po e bëjmë vetëm për hirë të Madhërisë së Tij  të pakufishme, vetëm për hirë të Fuqisë së Tijë të pakufishme, vetëm për hirë të Dijes së Tij të pakufishme.   All-llahu i Lartësuar na ndihmoftë!

Le Locle, 28. 06. 2006 Këshilli nismëtarë (Themelues) i Shoqatës bëmirëse '' Japim për  Zotin''

PS. Kjo letër i është dërguar Kryesive dhe imamve të 39 xhamiave që i qeverisin dhe i finansojnë shqiptarët në Zvicër. Kemi biseduar edhe me shumë imamë dhe anëtarë të kryesive për t'u angazhuar në formimin e kësaj Shoqate. Dëshirës dhe fteses tonë ju kanë përgjigjur një numër i kufizuar i xhematit të xhamiave dhe një numër shumë i vogël i anëtarëve të kryesive të xhamiave.

Qabja drejtperdrejt

Radio-pendimi-logo

Radio-pendimi-logo