Nebili dhe Foka


Nebili, një ditë, pasi u kthye nga shkolla po shihte televizor. Në njërin nga kanalet ishte një film dokumentar. Atij i pëlqente shumë të ndiqte filma për kafshët që nuk i kishte parë në të vërtetë. Këtë herë programi bënte fjalë për fokat.  Ai u ul përpara ekranit dhe filloi të ndiqte me vëmendje. Papritur, ai ndjeu të ftohtë. Hodhi një sy rreth e rrotull dhe e kuptoi se gjendej brenda filmit në televizor. Afër tij qëndronte foka që sapo kishte parë në ekran!
-"Tungjatjeta!"  -i tha fokës duke u dredhur. -"Është shumë ftohtë këtu, nuk e ndjen?!"
-"Ëëë... duhet të jesh i ri këtu!"  -u përgjigj ajo. Këtu bën gjithmonë shumë ftohtë. Është  minus 5˚Celcius, madje edhe në pranverë. Kjo klimë më përshtatet shumë mirë mua, sepse ne fokat e duam të ftohtit. Ne nuk e ndejmë fare atë. E si ta ndjejmë? Nuk na le gëzofi ynë,  kjo pallto e mrekullueshme që na ka krijuar Allahu! Po ashtu, edhe dhjami në trupin tonë na mbron nga të ftohtit."
-"Po ajo atje, është nëna jote?" -tregoi Nebili me gisht në drejtim të një foke pak më tutje. -"Mendoj se ajo po të kërkon. Thirri asaj dhe thuaji ku je po të duash..."
Foka vazhdoi të fliste:  -"Ne, fokat jetojmë në tufa të mëdha dhe ngjajmë shumë me njëra-tjetrën. Po, megjithëse ngjajmë, nënat tona nuk na ngatërrojnë asnjëherë me asnjë fokë tjetër. Kjo është mirësi që ua ka dhënë Allahu. Sapo lind foka e vogël, nëna i uron mirëseardhjen me një puthje. Për shkak të kësaj puthje, ajo e njeh aromën e tij dhe kurrë nuk e ngatërron atë me asnjë fokë tjetër. Kjo është një nga mirësitë e panumërta që na ka dhënë Allahu. Ne i jemi mirënjohëse Zotit tonë të Plotfuqishëm, sepse Ai u ka dhënë nënave tona këtë aftësi për të na njohur ne midis gjithë tufës ku jetojmë."
Nebili kishte edhe diçka tjetër për të cilën donte të pyeste: -"Mua më kujtohet se kam lexuar se, ju fokat e kaloni shumicën e kohës në ujë. Po si mësoni të notoni?"

Mikesha e tij filloi t'i shpjegonte: -"Allahu na ka krijuar ne të gjithë sipas ambientit ku jetojmë dhe na ka përgatitur që të jetojmë në të. Ashtu siç ka krijuar devenë sipas kushteve të shkretëtirës, Ai, po ashtu, na krijoi ne në përshtatje me motin e ftohtë. Është dëshira e Allahut që, kur lindim, ne, fokat e vogla jemi të pajisura me një shtresë dhjami të quajtur dhjamë bebe. Trupi ynë i vogël qëndron i ngrohtë falë këtij dhjami. Kjo shtresë është më e lehtë se uji dhe na shërben si komardare kur na mësojnë nënat tona të notojmë. Pas dy javësh mësim noti, ne bëhemi vërtet notare dhe zhytëse shumë të mira."
-"Kështu, Allahu iu krijoi një komardare të veçantë brenda trupit në mënyrë që të mësoni të notoni! Sa e mrekullueshme!"
-"Po, ashtu është," -tha foka e vogël. Çdo gjallesë e krijuar në mënyrë të përsosur është një provë që tregon se Allahu ka fuqi mbi gjithçka."
Pikërisht në atë çast, Nebili u zgjua nga një puthje e ngrohtë në faqe nga nëna e tij. Filmi vazhdonte ende në televizor. Nebilit iu kujtua ëndrra që sapo kishte parë dhe i buzëqeshi fokës së vogël në ekran. 

Qabja drejtperdrejt

Radio-pendimi-logo

Radio-pendimi-logo