ÇKA PO NDODH ME SHQIPTARËT?!
 
Shkruan: Shefqet JASHARI-STROFCI

Po qe se i vështrojmë ngjarrjet që po ndodhin në gjithë hapsirën tonë kombëtare do të vërejmë se jemi futur në një krizë shumë të rrezikshme, krizë kjo,  që do të ketë pasoja të paparashikushme për  qenien tonë kombtare. Mafija politike dhe okonomike së bashku me krimin e organizuar po forcohën çdo ditë e më tepër,  ndërsa traditat dhe zakonet tona pozitive me të madhe po shkatrrohën.  Varfëria po futet me të madhe në dyert e shtresave të gjëra të shqiptarëve, ndërsa pasuria po rritët në duart e xhambazve politik, mafiozve dhe argatëve të tyre,  që po arrijnë aty këty të  bëhën edhe faktorë që po ju shitet fjala. Dhe si rrjedhim i gjithë kësaj gjendjeje të mjerë,  kemi tjetërsimin e shqiptarëve, smuarje kjo vdekjepruese,  pasojat e së cilës është vështirë të tejkalohen.
Shtrohet pyetja a mund ta ndryshojnë këtë gjendje të mjerë njerëzit pa ftyrë, dyftyrshat, rrafagjoksat, kameleonët, bajraktarët e farës ruse, ''pehlivanët'' e Nanosit, karrieristët, pseudodemokratët, ateistët, ''të merituarit'',  pseudopatriotët, të pamoralshmit dhe  llumi i shoqërisë shqiptare,  që pas çlirimit të Kosovës  i përdorën të gjitha mënyrat dhe mjetet e lejuara dhe të pa lejuara, e shfrytëzuan dhe e keqpërdorën gjakun e derdhur të luftëtarve trima të UÇK-së dhe të martirëve të kombit, duke e lavdruar e ngritur njëri tjetrin në pozita udhëheqëse për ''meritat'' e mëdha që patën për çlirimin e Kosovërs, edhepse siç dihet ata kishin qenë para luftës gjatë luftës dhe pas luftës instrumentë,  argatë dhe rrogtarë të Nanosit-argatit me krye e me këmb të Athinës,  Beogradit dhe qoftlargut. Po ky llum i shoqërisë kosovare e rjepën  Kosovën edhe më tepër se që e rjepi Serbia. Sa qel e mshel sytë u bënë pasanikë të Kosovës me punë të pista. Dhe sot gjithë ditën bëjnë ahengja duke i llogaritur fitimet, nga manapoli (dhe kontrabanda )i duhanit, petrolit (dhe derivateve të tij), alkoolit dhe veprimtarisë mafioze. Këta të paftyrë, këta zemërgurë, këta kameleonë, këta qyqarë, tjetër flasin e tjetër punojnë. Kudo që takohën me njerëz flasin( përjargën) për pavarësinë e Kosovës, e punojnë kundër interesave të qytetarëve të saj.  Shtirën se ju dhemb zemra për shqiptari, por me të madhe  punojnë kundër qenjes sonë kombtare. Flasin për dëshmorët e kombit dhe martirët e luftës, por as që e kanë hallin për familjet dhe fëmijët e tyre që nuk i kanë të siguruara as gjërat elementare të jetës. 
Është për t'u habitur se si është e mundur që njerëzit të tjetërsohën në këtë gjendje,  ku vëllau se ka gajle për vëllanë, kusheriri për kusheriri, fqiu për fqiun, pasaniku për të varfurin. Shqiptarët deri  tash nuk janë  shërbyer me  këto zakone të huaja që po na futën në jetën tonë të përditshme. Shqiptarët brez pas brezi i kanë ndihmuar njëri tjetrit,  duke i ndarë së bashku të mirat,  por edhe hallet dhe gajlet e jetës. Vetëm në këtë mënyrë shqiptarët u bënë të pathyeshëm ndaj planeve dhe skenarëve antishqiptarë të çakajve të Ballkanit. Vetëm në këtë mënyrë edhe tash e tutje mund t'i bëjmë të parealizueshëm planet dhe skenarët e huaja në dëm të shqiptarëve.
Por, këtë gjendje të mjerë,  shqiptarët munden  dhe duhet ta ndryshojnë sa më parë, se kanë forca, kanë dije, kanë përvojë dhe kanë kapital, e mbi të gjitha shqiptarët janë  zemërbardhë, janë zemërgjërë dhe janë humanë dhe solidarë, tradita këto të trashëguara brez pas brezi.
Është e sigurt,  se tjetërsimi, kjo e keqe që po i nxinë shqiptarët,   është një dukuri e përkohshme, është një protestë ndaj xhambazve politik dhe  karrjeristëve të sëmuar për pushtet, që u bënë pari dhe faktorë destabilizues të  shqiptarëve, që u bënë pasanikë (sa qel e mshel sytë ) në Kosovë dhe Viset tjera shqiptare,  në saje të  përvehtësimit të  gjakut të derdhur rrëke të dëshmorëve e martirëve të kombit  dhe parasë së shqiptarëve që u dhanë për luftën dhe për ndihma humanitare. 
Duhet shpresuar se tjetërsimi ynë shumë shpejtë do të zëvendësohet me organizim të mbarë nga njerëzit tanë të mirë, nga njerëzit tanë zemërbardhë, nga njerëzit tanë shpirtmirë, nga njerëzit tanë zemërgjërë, nga të gjithë ata që e besojnë dhe e adhurojnë të Madhin Zot, që ishin për shumë vite veprimtarë të dalluar të çështjes tonë madhore, duke dalur në ball të nismës '' Japim për Zotin'',  për t'i ndihmuar familjet dhe individët në gjithë hapsirën tonë kombtare,  që kanë nevojë për ndihmë. Me siguri shumë shpejtë kjo gjendje e mjerë që po mbretëron në gjithë hapsuirën tonë kombtare do të ndryshoj në të mirë,  kur dihet se forca e brendshme e popullit tonë është shumë e madhe,  po qe se organizohet siç duhet. Ky aksion ka edhe një rëndësi tjetër të madhe në këto rrethana historike se do të dëshmojmë para botës se jemi komb me temel të fortë, që dijmë të krijojmë dhe të mbajmë shtet,  jemi popull human e solidarë. 
Shqiptarët deri tash kanë ditur të organizohën në të gjitha periudhat historike, kur qenia e tyre vihej në rrezik. Vlen të cekën disa prej tyre, që e mahnitën botën. Vitet e para të ''90-tave, shqiptarët e Kosovës  u kërcnuan me uri nga Beogradi duke i larguar nga puna. Por  shqiptarët nga Maqedonia dhe Kosova Lindore,  shtrinë doren e ndihmës vëllazrore,  duke ndarë me ta edhe kilogramët e fundit të drithit dhe të miellit.   Ndërsa diaspora shqiptare ndau ndihma të konsiderueshme në të holla,  artikuj ushqimor dhe veshmbathje që kishin nevojë. Nuk bën të mos ceket edhe një organizim yni  gjithkombtarë që e mahniti botën, si dëshmi, se edhe sot mund të bëhen organizime të ngjajshme,   për tejkalimin e kësaj krize të thell në të cilën na futën mendjeshkurtërit, karrjeristët dhe tradhtarët. Siç dihet,  Kasapi i Ballkanit me ndihmën edhe të shqipfolësëve kokkrisur( bajraktarëve të farës ruse dhe ''pehlivanëve'' të Nanosit) realizoi ëndrren shekullore të Serbisë,  kur për dy javë e bëri pastrimin etnik të Kosovës, por i Madhi Zot nëpërmjet NATO-s i bëri hi e plihur planet dhe skenarët e Beogradit. Fatmirësisht,  me punë dhe vepra  shqiptarët u treguan para botës se kanë vetëdije të lartë kombtare e politike, se janë popull human dhe zemërgjërë, që meriton ndihmën e faktorit ndërkombtarë, kur shqiptarët e Maqedonisë dhe ata të Shqipërisë i hapën dyrt e shtëpive të tyre për vëllazrit e tyre nga gjaku nga Kosova,  për ta ndarë me ta të mirën dhe të keqen.
Shtrohet pyetja jemi apo nuk jemi ne ata shqiptarët e viteve të para të ''90-tave, jemi apo nuk jemi ne ata shqiptarët e viteve ''98/ 99-tave, kur çdonjëri prej nesh në një mënyrë apo në një tjetër, me përjashtim të njerëzëve të sëmuar e të çartur për pushtet, dhe  kolltuqe,  punuam pa u kursyer për realizimin e synimeve tona madhore.
Për shqiptarët që dinë të mendojnë ende nuk ka  përfunduar lufta.  Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Viset tjera shqiptare kanë nevojë për njerëz të idealeve të larta, njerëz që në emër të Zotit,( jo në emër të karrjrristëve dhe spiunëve të ndryshëm)  punojnë për të dalur në shesh e vërteta, për të fituar drejtësia. Vendi ynë ka nevojë për  njerëz besimtarë që i udhëzojnë dhe i ndihmojnë bashkëkombasit e tyre për  t'u larguar nga rruga  e djallit, (që i futën bajraktarët e farës ruse dhe argatët e Nanaosit) që i shpie në mossuksese, dështime dhe në faqe të zeza, e për ta marë Rrugën e të Madhit Zot, që i shpie në paqë e liri, në suksese e zhvillim,  kënaqësi shpirtërore dhe  përparim të gjithanshëm.
 Shqiptarët kanë shumë punë për të kryer  po qe se donë të bëhën  qeveritarë të mirë të hapsirës së tij kombtare. Me shqiptarë të lodhur e të uritur nga skamja e nënqmimi, me shqiptarë kameolon e me shumë ftyrë, me shqiptarë të përçarë në baza partiake e regjionale, me shqiptarë të tjetërsuar e zemërgurë, me politikaj hajna e mafiozë, me spiunë dhe tradhtarë, shqiptarët nuk kanë kurfarë shansi të hecin përpara drejt fitoreve të reja. Shqiptarët duhet të ndryshohën rrënjsishtë. Shqiptarët kanë nevojë për korigjimin e veprimtarisë së tyre, çdonjëri duke u nisur nga vetvetja.
Ta besojmë, ta njohim dhe ta adhurojmë të Madhin Zot duke e lutur që të na udhëzoi për punë dhe vepra të mbara. Ta lusim Zotin Fuqiplotë të na ndihmoi për ta hjekur të keqen nga zemra. Të na ndihmoi i Gjithmëmshirëshmi të pendohemi për fjalën dhe punën e keqe,  duke i kërkuar falje njëri tjetrit. Të na ndihmoi All-llahu t'i zbusim zemrat, duke ua shtrirë dorën e ndihmës vëllazrore  jetimëve, të smuarëve dhe  skamnorëve. Ta lusim Zotin e Gjithëdishëm të na ndihmoi ta thomi të vërtetën kurdoherë, edhe po qe se  ajo do të ishte  kundër interesit tonë personale.
 Kemi shumë punë për të kryer, të fillojmë nga më e lehta. Sa më parë ta formojmë Shoqatën bëmirëse ''Japim për  Zotin'', që do të mirret me mbledhjen e ndihmave,  dhe shpërndarjen e tyre në gjithë hapsirën tonë kombtare. T'i formojmë  qendrat e Shoqatës në gjithë hapsirën tonë kombtare. Tirana, Prishtina, Shkupi, Bujanofci, Ulqini, Selaniku, duhet të jenë Qendrat kryesore për tubimin dhe shpërndarjen e ndihmave që i japin bashkkombasit tanë kudo që jetojnë dhe punojnë në rruzullin toksorë. Ndërsa diaspora jonë e fuqishme, diasporae jonë zemërgjërë,  do të tregohet edhe këtë herë si shumë herë më parë, se  është me zemër e me shpirtë me Atdheun dhe njerëzit e saj.  Me siguri shqiptarët jashtë atdheut këtë herë do të jenë  edhe më të  organizuar, edhe më e fuqishëm, edhe më të bashkuar, sepse mjetet që do të tubohën,  nuk do të tubohën në emër të individve dhe as partive, dhe as krahinave të ndryshme të Atdheut, por do të tubohën në emër të All-llahut, Krijuesit Fuqiplotë, për bashkëkombasit, qytetarët e hapsirës tonë kombtare, që kanë nevojë për ndihmë vëllazërore. Të gjitha qendrat e Shoqatës që do të krijohën në hapsirën tonë kombtare dhe në metropolet e Evropes, Amerikës dhe të Australisë,  do të  bashkëveprojnë për mobilizimin e shqiptarëve kudo që jetojnë dhe veprojnë për të marrë pjesë në këtë aksion gjithkombtarë, për ta ndihëmuar çdo familje dhe individ që ka nevojë për ndihmë, për ta përballuar varfrinë e skejshmjen që po na kërrcnon me katastrofë, me  shembje si popull dhe si komb!

Shkruar më 04. 04. 2006 dhe  Botuar në ''Bota sot''

Qabja drejtperdrejt

Radio-pendimi-logo

Radio-pendimi-logo