Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit !
E përshëndesim Kuvendin Themelues të Degës së Shoqatës bëmirëse’’ Japim për Zotin’’
Të nderuarë pjesëmarës të këtij Kuvendi,

Me caktimin dhe dëshirën e Zotit të Gjithdijshëm, ju sot po ia veni themelet  Degës së Shoqatës bëmirëse’’ Japim për Zotin’’, në shtetin më të ri të globit tokësor, në Republikëne e Kosovës, në Deqanin historik,   epiqendër (njërën nga tri epiqendrat ) e aksioneve të para të armatosura kundër robërisë serbo-jugosllave. Vendi ku u zhvilluan shumë aksione dhe beteja të rëndësishme të UçK-së, tokë e shenjtë e ujitur me gjakun e shumë dëshmorëve dhe martirve të kombit,  gjaku i të cilëve u bë shkas që Zoti i Gjithmëshirshëm dhe Fuqiplotë t’i detyrojë fuqitë e mëdha të botës që të na ndihmojnë për ta larguar okupatorin nga Kosova, që Beogradi kishte synime ta bënte tokë serbe !
Të nderuar bashkëkombas, Kosova si shtet i ri, ka halle të mëdha. Ende janë të pashëruara   plagët e  luftës. Shumë familje  nuk i kanë varrosur njerëzit e tyre të  kidnapuar dhe të vrarë nga kriminelët e Beogradit !  Kosova me  varfëri të skejshme, Kosova me shumë jetimë, me shumë  familje dëshmorësh dhe me shumë familje martirësh, me shumë invalidë të luftës, me mijra pensionistë pa pensione, me shumë familje pa strehë mbi kokë, me shumë familje me  probleme të mëdha sociale, donë angazhim të pakursyer të  institicioneve shtetrore dhe shoqatave bëmirëse-humanitare, donë angazhimin e të gjithë shqiptarëve, donë angazhimin e të gjithä besimtarëve që i besojnë Një Zoti, Zotit Fuqiplotë dhe të Gjithdijshëm për tejkalimin e këtyre problemeve kaq të mëdha, në  mënyra dhe forma të ndryshme.
Me siguri institicionet shtetrore  do të mundohen t’i tejkalojnë problemet e lartëshënuara, por mundësitë materjale janë të kufizuara, prandaj edhe suksesi do të mungojë. Por  gjendja do të ndryshojë me ritme të shpejtuara  në tejkalimin e këtyre problemeve, po qe se ne  si qytetarë,  besimtarë dhe bashkëkombas këto  probleme të mëdha të vendit i konsiderojmë si  probleme tona personale.
Jemi të bindur të nderuar pjesmarrës të këtij Kuvendi se çdonjëri prej jush (në Atdhe) dhe çdonjëri prej nesh( jashta Atdheut)   po qe se i vejmë  në veprim të plotë të gjitha aftësitë tona  shpirtërore, intelektuale, materjale dhe  dhe fizike në realizimin e  synimeve të Shoqatës dhe atë  vetëm për hirë të Zot Fuqiplotë, dhe jo për hirë të krijesave të Tij, Shoqata bëmirëse ‘’Japim për Zotin’’ do të rritet e forcohet në të gjitha trojet tona etnike dhe në të gjitha vendet e botës ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët. Shoqata do të shtrijë dorën e ndihmës vëllazërore  në të  gjitha pjesët e Atdheut ku më së shumti ka nevojë, por edhe në vendet tjera të botës, ku njerëzit e saj kanë nevojëpër ndihmë, pa marë parasysh se çfar kombi  dhe feje kanë, pa marë padasysh se çfar ngjyre dhe bindje politike kanë.
E Lusim All-llahun e Lartësuar që pjesëmarrësit e këtij Kuvendi t’i mëshirojë dhe ti ndihmojë në tejkalimin e halleve që i sjell  jeta. Por mbi të gjitha e lusim Zotin e njerëzëve, Sunduesin e njerëzëve, të Adhuruarin e njerëzëve dhe Furnizuesin e të gjitha krijesave që pjesëmarrësit e këtij Kuvendi t’ua forcoj besimin në Një  Zot, të Vetëm dhe pa shokë, dhe t’i frymzojë dhe ndihmojë për të kryer punë dhe vepra fisnike, për të ë cilat Zoti i Gjithdijshëm do t’i bëjë të suksesshëm në këtë botë dhe në botën tjetër !
Të nderuar pjesëmarës të këtij kuvendi, adhurimi i takon vetëm All-llahut të Lartësuar, e jo krijesavetë Tij, ndërsa salavatet dhe përshëndetjet e sinqerta ia dërgojmë Pejgamberit të fundit Muhamedit, paqa dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, familjen, shokët dhe pasuesit e tij !
Të nderuar zotrinjë , për shkaqe objektive nuk pata mundësi të gjendem në mesin e juaj në formimin e Degës së Shoqatës bëmirëse ‘’ Japim për Zotin’’, por me zemër dhe me shpirt jemi me ju . Por jemi të bindur se do t’i pranoni përgëzimet dhe përshendetjet e sinqerta nga unë dhe nga kryesisia e  Shoqatës  që në vendin e merituar dhe në  kohen e duhur po e  formoni  Degën e Shoqatën bëmirëse ‘’ Japim për Zotin’’,  anëtarët e së Cilës do të punojnë me të gjitha forcat dhe energjitë për rriten dhe forcimin e solidaritetit dhe ndihmës vëllazerore në përballimin e vështirësive që e kanë kapluar Atdheun tonë të bukur !  Në veçandi e  përshëndesim dhe i përgëzojmë anëtarët e Këshillit nismëtarë në krye me zotëri Afrim Balajn  për punën e madhe që bënë për mbajtjen e këtij Kuvendi!
Paqa mëshira dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi ju të nderuar zotrinj të këtij Kuvendi .I Madhi Zotë ju  rujtë nga të ligat e njerëzëve të ligjë dhe  nga provakatorët që mundohën ta pengojnë  funksionimin, rritjen dhe forcimin e Shoqatës !

Le Locle, 29.03.08. 
Kryetari i Shoqatës Shefqet Jashari –Strofci, rob i All-llahut të lartësuar dhe Fuqiplotë

Qabja drejtperdrejt

Radio-pendimi-logo

Radio-pendimi-logo